Angjelina Xhara: Për 25 vjet rresht Skënderbeu mbrojti qytetërimin Europian dhe krishterimin nga pushtimi osman

699
Sigal

PERSONAZH/ Flet skenaristja dhe bashkëregjisorja e filmit ”Skënderbeu i pagjumë”, Angjelina Xhara

Një dokumentar interesant mbi figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut nga dy profesioniste apasionante të filmit, Angjelina Xhara dhe Bujar Kore. Ky film del në kohën kur në gazetat më të mëdha të Serbisë, kjo figurë botërore cilësohet si serb. Deri aty arrijnë pseudohistorianët serbë, sa dhe Heroin tonë Kombëtar, që gjithë bota e njeh se kush është e “përvetësojnë”.

 – Më tërhoqi vëmendjen titulli i filmit ”Skënderbeu i pagjumë”…Si dhe pse ky titull. Çfarë doni të thoni ju, si autorë, përmes këtij filmi të ri dokumentar?

-Tema e këtij dokumentari është përjetimi artistik që i kanë bërë brenda e jashtë vendit tonë, figurës legjendare të Gjergj Kastriot Skënderbeut…Ka mbi 600 vite qe shkruhen libra për të! Kryeqytet europiane mbajnë krenarinë e Heroit Shqiptar, përmes monumenteve e busteve te tij…Muze të njohura në botë kanë piktura monumentale me figurën e kryetrimit të pamposhtur…Gravura madhështore shprehin me një nivel të lartë artistik betejat legjendare…Për Skënderbeun janë bërë filma dhe janë kompozuar edhe pjesë muzikore deri opera…Nga  Vivaldi, Fransua Franse e Fransua Rabële deri tek Abdulla Grimci

Duke pasur këtë objekt kompleks për filmin, ne duam të tërheqim vëmendjen, duke u mbështetur veçanërisht në portretin madhështor të Skënderbeut mbi kalë, se ai është  i gjallë dhe shumë  veprues  në këtë fillim të mijëvjeçarit të tretë, kur Shqipëria troket në Europë. Skënderbeu është i pagjumë për fatet e këtij kombi…

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf