Andrea Pepi: Pengu, të vendosja në skenë, një komedi të të madhit Dostojevski

1208
Në vend të prologut…
Ishte viti 1969. Provimet e maturës do te fillonin dhe ishim nën ethet e provimeve. Nuk ishim përgatitur si për një konkurs që do të përcaktonte karrierën tonë. Mblodha grupin e humorit të klasës dhe shkuam. Përballë nesh qëndronte, Drita Agolli, regjisore, udhëheqësja artistike që do të merrte kursin e dytë të saj. Sapo kishte mbaruar kursin me aktorët, Llazi Serbo, Minella Borova etj. Drita kishte mbaruar akademinë e arteve në Moske për regji. Pranë saj ndodhej Mihal Luarasi, regjisori i teatrit profesionist të qytetit,Vangjush Furxhiu, Minella Borova, Llazi Serbo. Interpretova i pari duke thyer heshtjen e frikës të provimit Në repertorin tim ishte, kënga e partizanit Benko të shkrimtarit F. Gjata. Kjo grua, e shkrimtarit D. Agolli. fabula, “Një ujk plak”. Kur po interpretoja poezinë, kjo grua, Minella që qëndronte pas kurrizit të Dritës ma bën me shenjë që poezinë t’ja adresoja vetëm asaj. Kështu bëra dhe kjo i bëri shumë përshtypje pedagoges. Drita më kërkoi të këndoja. I them se donte këngë partizane apo të serenatës. Ajo më kërkoi të këndoja këngë të serenatës.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal