Ambasadori Kaçi: Si dërgoheshin armë shqiptare në Tripoli gjatë konfliktit Algjeri-Francë

721
Sigal

Ekskluzive nga ish-ambasadori Nesip Kaçi: Ju tregoj takimin me Gurbibën, Presidentin tunizian me origjinë shqiptare dhe dërgesat me armë nga Shqipëria në Algjeri në vitet 1954-1962

Në shkëmbimet kulturore një vend të rëndësishëm zuri turneu disaditor, që bëri në Algjeri dhe Tunizi ansambli i këngëve dhe i valleve “Migjeni”, me përgjegjës Kiço Kapetanin. Në përbërje, të të cilit bënin pjesë këngëtarë dhe valltarë të kalibrit si Mentor Xhemali, Fatma Zyberi, i madhi Besim Zekthi dhe të tjerë. Kur këndoi baritoni brilant Mentor Xhemali këngën për “Heroin e Popullit” Asim Zeneli, që ra heroikisht në Grykën e Mezhgoranit dhe Kudreti, që bënte prezantimin, tha se, këngëtari ka marrë pjesë në këtë betejë të pabarabartë, salla u ngrit në këmbë duke duartrokitur e thirrur: Shqipëri…Shqipëri… biiiz. Po kështu sallën më të madhe të shfaqjeve artistike të Algjerit e elektrizoi këngëtarja Fatma Zyberi me këngën “Kanarinë sa të dua”, dhe këngën arabe “Lejla” pjesëmarrësit në shfaqje duartrokitën stuhishëm duke thirrur në kor Fatma…Fatma. Në Algjer ansambli “Migjeni” dha tre net shfaqje të suksesshme, ato fillonin në orën 21:00 dhe mbaronin në orën 24:00. Kur prezantuesi shqiptonte emrat myslimanë të këngëtarëve, si Fatma, ose Xhemal (Mentor Xhemali), etj., që janë emra arabë, publiku ngrihej në këmbë dhe brohoriste me të madhe, kurse kur emri i këngëtarit nuk ishte arab, duartrokitnin, brohoritnin, por jo me atë forcë.

“INCIDENTI” ME KOZMA DUSHIN

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf