Ambasadori Kaçi: Gjashtë vitet e mia si kryediplomat në Algjeri dhe vendet e tjera arabe

805
Sigal

Ekskluzive nga ish-ambasadori Nesip Kaçi: Ju tregoj takimet me Presidentin algjerian, Jaser Arafatin, vizitat e Rita Markos dhe turneun e ekipit kombëtar të futbollit

Më 1 tetor 1980 fillova punën në Algjer me detyrën e ambasadorit të vendit tonë në Republikën Algjeriane Demokratike dhe Popullore. Më 20 shtator i paraqita Letrat Kredenciale presidentit të Algjerisë, Shadli Benxhedid, në praninë e ministrit të punëve të jashtme Sadik Ben Jahja. Presidenti Benxhedid më priti shumë mirë duke më theksuar se ju do të gjeni tek ne gjithnjë portën hapur dhe do të keni gjithë mbështetjen tonë për të kryer detyrën tuaj në Algjeri. Presidenti algjerian ishte i ri në këtë post të lartë, por jo në moshë, ai vinte nga ushtria me gradën kolonel, ku kishte shërbyer në strukturat e larta të saj, pjesëmarrës aktiv në luftën kundër kolonizatorëvë francezë dhe në politikën algjeriane përfaqësonte krahun ushtarak, si pasardhës i presidentit të ndjerë Huari Bumedien, i cili kishte ndërruar jetë një vit e gjysmë më parë nga një sëmundje e vështirë. Unë pasi e falënderova dhe i transmetova përshëndetjet e përzemërta të presidentit Haxhi Lleshi, i shtrova kërkesën për rritjen e shkëmbimeve shtetërore në nivelet më të larta si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare, që ti përgjigjen miqësisë vëllazërore midis dy vendeve tona.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf