Alketa Luari/ Pjesëmarrja  e  rinisë   shkollore  në  luftën  e  armatosur

1580
Sigal

Fashistizimi i vendit përbënte objektivitetin kryesor të politikës italiane

*historiane

Arsimi shqiptar ka një histori relativisht mund të themi, 200 vjeçare, po të marrim parasysh përpjekjet e rilindasve që në fillim shek.-XIX, me abetaren e Naum Veqilharxhit. Kjo traditë filloi të rritej edhe me shumë me rilindas të tjerë si vëllezërit Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, etj. Vlen të përmendet këtu hapja e mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, në 1887, por edhe në Kosovë, në 1891. Në fillim të shek. XX, në Shqipëri hapet e para shkolle pedagogjike, ku do të përgatiteshin mësues, Normalja, u hap në qytetin e Elbasanit në dhjetor të vitit 1909, sipas vendimit të Kongresit Kombëtar të Arsimit, në Manastir, mbajtur me 2.09.1909. Në fillim të viteve ’20 për herë të parë hapen shkollat e para profesionale… Ndërmjet shkollave që vepronin në Shqipëri, disa prej tyre financoheshin nga të huajt, disa nga shtete si Italia, të cilët kishin synime politike në Shqipëri.  Ky ndikim i  kulturës italiane në arsimin shqiptar u shtri dukshëm  në Veri, në Shqipërinë e Mesme e në Jugperëndim të vendit, duke kulmuar me hapjen e Shkollës Tregtare të Vlorës.  Shkolla shqipe merr trajtën e saj përfundimtare në vitin 1934. Një nga mjetet më të rëndësishme për italianizimin e shkollës në Shqipëri ishte dhe futja e gjuhës italiane si gjuhë e detyruar në shkollat e mesme. Kërkesa për futjen e italishtes në këto shkolla  gjatë viteve 1930 – 1938, kishte rreziqe serioze politike.

Qëndresa e mësuesve dhe nxënësve në prag të pushtimit fashist ishte pjesë përbërëse e qëndresës së përgjithshme të popullit tonë.  Qeveria e Zogut përdorte të gjitha mjetet për ta paraqitur situatën të qetë, por masat popullore dhe sidomos rinia shkollore e gjimnazit, e shkollës teknike dhe Instituti Femëror u ngritën në manifestime.

 Me pushtimin fashist Fashistizimi i vendit përbënte objektivitetin kryesor të politikës italiane.

Ato që do bëheshin vatra nga më kryesoret të kësaj lëvizjeje do ishin shkollat, sidomos të mesmet. Shkollat shqiptare kishin luajtur gjithmonë një  rol të  rëndësishëm në  rritjen e ndjenjës patriotike tek njerëzit gjatë  gjithë kohës.

Krejt përmbajtja mbi të cilën mbështetej gjithë puna e shkollës ( programet, tekstet dhe çdo literaturë që i shërbente shkollës ) u fut në shërbim të planeve të fashistizimit dhe italianizimit të të gjitha moshave. Në ndihmë të kësaj propagande, Partia Fashiste Shqiptare nxori në qarkullim edhe gazetën  “ Tomorri”. Kjo gazetë ishte mjeti më propagandistik i qeverisë, ku i thurej lavdi fashizmit.

Viti shkollor 1939 – 1940 u dallua për një qëndresë të gjithanshme antifashiste të nxënësve dhe mësuesve. Të dyja palët së bashku pengonin siç u vinte për dore realizimin e përmbajtjes fashiste të programeve e teksteve të reja mësimore. Shumë herë italianët nëpër konferencat  dhe seminaret që organizoheshin, ziheshin ngushtë nga pyetjet provokative që arsimtarët shqiptarë bënin me qëllim provokativ. Shpesh, orët e instruksioneve merrnin karakterin e një debati të nervozuar. Pikërisht në këto situata, çelikosej çdo ditë solidariteti mes tyre. Figura e gruas shqiptare është një tjetër aspekt i lëvizjes nacionalçlirimtare. Lista e këtyre vajzave vazhdon,  janë shumë si, Naxhije Duma, Liri Belishova, Miranda Theollosi, Argjiro Leka, Mini Laro, Drita Kripa (Pelingu), Marta Burda, etj,  që do të do të bëheshin disa nga figurat të shquara të jetë politike por edhe asaj kulturore pas çlirimit të vendit, sa e sa të tjera. Edhe heroinat, dëshmoret që kjo vatër shkollore dha, janë shumë. Instituti Femëror, pa as më të voglin dyshim, madje me shumë krenari mund të quhet vatra kryesore e rinisë shkollore antifashiste nacionalçlirimtare, dhe kjo vatër mbahej pikërisht gjallë nga këto vajza, të cilat edhe më vonë, sa u tha pak më sipër, pas çlirimit do të kontribuonin në rindërtimin e vendit.

Gjimnazi i Tiranës. Edhe në këtë gjimnaz, si në shkollat e tjera, qëndrimi ndaj pushtimit italian fillon që me kohën e Zogut. Është fakt se në këtë gjimnaz që në atë kohë ishte krijuar një bërthamë e shëndoshë me profesorë patriotë antifashist, të cilët ndiqnin nga afër punën e nxënësve. Një pjesë e mirë e nxënësve ishin Manush Alimani, Mynyr Kokalari, Alqi Kondi, Teli Ndini, Ali Demi etj.

Lëvizja kishte përfshirë te gjitha shkollat, si, Gjimnazi i Shkodrës, Liceu i Korçës, Shkolla e Punës Berat, Normalja e Elbasanit, etj.

 

Masat e autoriteteve kuislinge për frenimin e lëvizjes

 – Masa të dhunshme u morën edhe  ndaj nxënësve, të cilët kundërshtonin hapur regjimin. Këto masa ishin të shumta duke filluar që nga paralajmërimet për përjashtim nga shkolla e deri në arrestime.

 

Pjesëmarrja  e  rinisë   shkollore  në  luftën  e  armatosur

 

 – Lufta që kishte nisur nuk mjaftonte vetëm me format e agjitacionit propagandës dhe demonstratave. Kjo lloj lëvizjeje nuk përbënte formën kryesore të luftës antifashiste. Goditjet me armë kishin qenë sporadike. Pra kalimi nga luftimet sporadike në një luftë të armatosur të përgjithshme

Studentët universitarë, ashtu si rinia shkollore kudo në vend, dhanë një kontribut të madh në LANÇ. Këtu nuk duhet të harrojmë disa nga studentët heronj si : Qemal Stafa,  Kristaq Tututlani, Jordan Misja, Xhezmi Delli, Themo Vasi, etj.

Kur një popull lufton për lirinë e vendit të vet, ky është akti më sublim. Kjo gjë mund  të thuhet edhe për popullin shqiptar, i cili gjatë Luftës së II-ë Botërore tregoi se liria është gjëja më e shenjtë. Megjithëse i vogël në numër ai arriti të bëjë një luftë heroike duke i treguar mbarë botës se çfarë është në gjendje të bëjë një vend sado i vogël për pavarësinë e tij.