Alister Kempell:Princesha Diana ishte një nga femrat më të bukura të botës, ndërsa Maradona një mbret i futbollit

735
Sigal

Intervistë me Alister Kempell, këshilltarin e ish- Kryeministrit Toni Bler: Si ishte Toni Bler në jetën private jashtë politikës. Ja ç’mendonte për Theçerin

(Vijon nga numri i kaluar)

Sot po botojmë pjesën e tretë të intervistës së dhënë për televizionin “Klan”, nga zoti Alister Kempbell, gazetar i njohur i Britanisë dhe më vonë bashkëpunëtor i ish- Kryeministrit Toni Bler. Ai ka mbajtur edhe një ditar, prej mijëra faqesh, ku 800 prej tyre janë botuar në shqip. Në këtë pjesë të intervistës ai është përqendruar kryesisht te karakteristikat personale të Blerit, princeshë Dianës dhe shumë personaliteteve të tjera.

 A i mirëpriste këshillat Toni Bler?

-Po, shumë.

I ndryshëm nga politikanë të tjerë? –Jo, mendoj se politikanët e mirë e rrethojnë gjithmonë veten nga njerëz të fuqishëm në mendime. Toni ishte shumë i aftë për të mbledhur njerëz të karaktereve të ndryshme. Si nga ana politike, edhe për sa i përket këshillave, ai gjithmonë kërkonte njerëz që mundeshin ta sfidonin atë. E vetmja gjë që nuk i pëlqente atij ishte kur njerëzit thoshin gjithë kohën: “Po, Toni, jemi dakord. Po, ashtu është…”.

Ai nuk ishte aspak një tip i tillë.

Por në fund keni thënë se, Toni Bler kishte arritur në përfundimin duke thënë se: “Unë kam pasur gjithmonë të drejtë”.

Po, në një pikë të librit e kam përmendur ku ai thoshte: “E di që kam të drejtë, por ai gjithmonë është sfiduar”. Unë përfundova duke e pëlqyer Tonin më shumë sesa në fillim. E kam pëlqyer shumë në fillim. Nga të gjithë njerëzit që kam njohur që kanë qenë në pozita të fuqishme dhe në atë nivel të profilit të lartë, ai në fund ka qenë pak a shumë i njëjti person si në fillim. Dhe me shumë njerëz nuk ndodh kjo gjë.

Është e vërtetë që ai e kujton gjithmonë këshillën e Klintonit:

“Mos resht kurrë së komunikuari”?

Në fakt, Klintoni e ka thënë gjithmonë këtë gjë dhe është diçka që ai akoma vetë e zbaton edhe pse nuk është më President, kurse Toni nuk e bën më si dikur. Klintoni me këtë donte të thoshte se i rrethuar 24 orë nga media, nga mbështetës, nga njerëzit e tu, njerëz që duan që gjithçka të shkojë mirë, ata duhet ta dinë se çfarë bën, arsyen pse e bën. Por edhe ata që ta duan të keqen, duhet ta dinë gjithçka se ç’bën.  Sepse është detyra e politikanit ta shohë komunikimin si pjese të rëndësishme të punës që ai bën.

Ishte këshilla juaj, apo Toni Bler ishte një tip mediatik, le të themi një politikan që ka luajtur me median?

Toni ka qenë një komunikues i shkëlqyer. Por gjithsesi, ti duhet të kesh diçka për ta komunikuar. Kjo ka të bëjë me thelbin e projektit, thelbin e politikës që ti po zbaton. Pra, me fjalë të tjera, nëse je një komunikues i shkëlqyer, por nuk ke asgjë për të thënë, ti atëherë nuk je komunikues i shkëlqyer.

Duke punuar me Toni Blerin, si ka qenë marrëdhënia juaj me Median?

Ndonjëherë mirë, ndonjëherë keq. Kur i dhashë fund punës si gazetar dhe kalova ne anën politikë, isha shumë i qartë me shtypin.

Me ndryshimin e gjerave… Marrim për shembull Tvvitter-in. Në shumicën e vendeve demokratike tani, Tvvitter-i është pjesë e debateve. Po kjo faqe nuk ekzistonte edhe kur u largova unë nga qeveria Britanike dhe jo më kur nisa punën atje. Pra, është tërësisht një botë shumë ndryshe. Duke parë këtë ndryshim të botës, e dija se duhet të ndiqnim një mënyrë tërësisht ndryshe komunikimi. Dhe kjo do të thotë se ndonjëherë duhet të jesh i fortë dhe i ashpër me median. Se nëse e përcaktojnë ata agjendën, do të jetë negative për ne. Por ti s’mund ta lejosh këtë të ndodhë.

Nëse mundem t’ju pyes, kush ka qenë momenti më i vështirë gjatë viteve të Toni Blerit?

Për të?

Jo, për ju.

Ka qenë nga fundi, gjatë Luftës së Irakut, kur marrëdhënia ime me median u bë absolutisht e tmerrshme, kur shkencëtari i qeverisë Britanike  Dejvid Kelli vrau veten. Shtypi m’u vu kundër në atë kohë. Jam përpjekur të hiqja dorë për një farë kohe dhe pa dyshim ajo periudhë ka qenë më e vështira.

Ishte vendim i lehtë?

Ishte e vështirë të gjeje momentin e duhur. Kur vendosa të mos punoja me orar të plotë kalova në një depresion të madh më pas. Por unë kurrë nuk e ndërpreva punë. Vazhdova edhe fushatën e vitit 2001. Ishte e vështirë, por në të njëjtën kohë e dija se ishte gjëja e duhur.

Po momenti më i bukur gjatë karrierës suaj?

Në fakt, një nga momentet më të bukura, ishte rrëzimi i Milosheviçit dhe mendoj se momenti me i bukur ishte Marrëveshja e Të Premtes së Mirë në Irlandën e Veriut. E çuditshme sepse s’i kam shijuar të tria zgjedhjet e kryeministrit. Isha kaq i tensionuar, i lodhur. Zgjedhjet janë çmenduri. 19 a 20 orë punë në ditë. Dhe sa vijnë po bëhen akoma më të çmendura, si ato që sapo pamë në Itali.

Po vdekja e Ledi Dianës, a ka qenë një moment i vështirë?

Kur kam qenë gazetar, kam qenë kritik ndaj saj. Pastaj e takova….

Pse keni qenë kritik?

Nuk e di, por nuk isha ruajalist i madh, për gjithçka që lexonim në gazeta. Por kur e kam njohur, u krijua një situatë shumë patetike me mua.

Si u bë ajo aq popullore në Britani dhe në mbarë botën?

E çuditshme, mbaj mend një bisedë me të ku ajo thotë:

“Gjithçka mund të të marrin, por fotografitë jo”.

Ajo u bë simbol, duke kuptuar fuqinë e imazhit, veçanërisht të imazhit statik. Ajo u bë një forcë përmes fotografive. Dhe ajo e kuptoi këtë gjë instinktivisht. Shikoni, ajo ka qenë një nga femrat më të bukura të botës.

Kjo botë është plot me femra të bukura.

Po, por duke menduar edhe pozitën që kishte ajo dhe vendin në të cilën ndodhej. Njerëzit në të gjithë botën janë të fiksuar pas Monarkisë së Britanisë së Madhe. Ajo ishte një pjesëtare ndryshe e mbretërisë. Ishte një anëtare e mbretërisë tmerrësisht e bukur, shumë e zgjuar. Nuk e kam fjalën për nga ana intelektuale, por ajo kishte një instinkt tepër të zhvilluar për t’i kuptuar gjërat.

Ishte njeri me humor?

Po, mund ketë qenë shumë. Mbaj mend një takim. Unë nuk i pëlqej macet. Jam alergjik ndaj maceve.

Ajo ishte ulur dhe kishte një mace në prehër.

Kuptova se i pëlqenin macet.

Ajo më tha: Ju pëlqejnë macet? Unë i thashë: Të gjitha llojet e maceve. Ajo tha. A mund ta mbash këtë, se mua nuk më pëlqejnë. Jo, -i thashë, -jam alergjik ndaj maceve. Por ajo pa dyshim ka qenë një nga femrat më të bukura që kam parë ndonjëherë.

Përveç historisë së Dianës, ju jeni takuar me shumë njerëz të rëndësishëm si Mogabe..

Ai ishte i tmerrshëm.

Jelcini apo presidenët e Amerikës. Kush ishte tipi më interesant për ju? Gjatë diskutimeve të shkurtra. Bill Klintoni më pëlqen vërtet. Ai ishte një komunikues i shkëlqyer. Ju fola për punën në grup. Po ja, çështja e Irlandës së Veriut. Ishte vërtet një çështje e madhe, por s’ishte aq shumë e rëndësishme për të. Por ai gjithmonë na është gjendur pranë. Në një mënyrë krejt ndryshe më pëlqen Xhorxh Bushi, ishte një tip krejtësisht ndryshe. Por nëse do të duhej të zgjidhja, do të ishte ndoshta Klintoni. Ishte një person që mund të merrte vendime. Njeriu tjetër ishte Mandela. Por nëse do të më duhej të thosha se kur nuk më është besuar që kam qenë

me atë njeri, në ato momente, ai njeri ishte Diego Maradona. Kur kam luajtur futboll me të. Isha në skuadrën e tij. Po në një ndeshje bamirësie.

Keni biseduar me të, e keni takuar?

Po, jam stërvitur me të. Kam luajtur me të. Madje edhe zilen e telefonit e kam pasur me zërin e një komentuesi televizioni që thoshte “Maradona ia pason Kempbellit”. Më ka pasuar topin dhe unë…

Mendoj se ai është ndjerë disi fajtor për rezultatin në ‘86-ën.

Maradona ka thënë se ka qenë më shumë krenar për atë gol sesa për të tjerët. Sepse ai ishte një legjendë. Ai është një legjendë e futbollit. Po, ka qenë një lojtar i shkëlqyer.

Po atë lojë që kam bërë me ‘të kishim Shmajkëll, Dunga, Mateas, Desai, Zola, Zhinola, Maradona. Ishte qesharake. Ishte çmenduri.

72 mijë njerëz. Ishte një ndeshje bamirësie. Gjatë njërës ndeshje kam përfunduar në vijën e portës. Mos më pyesni se si e bëra se nuk e di. Shmajkëll më tha. “Jeni lojtari i dytë që e ka bërë këtë gjatë gjithë karrierës sime”.

I thashë më fal.

Po, por i pari ishte Kantona dhe ti je në rregull.

I ndiqni akoma ndeshjen në stadium?

Ju kam parë disa herë.

Po, më pëlqen shumë futbolli.

Mund të ndjek futbollin dhe atë që shoh e aplikoj në projekte të mira. Puna në skuadër, strategjia, mënyrat e ndryshme të të menduarit.

Shpresoj që nuk keni të njëjtën ndjesi për Armstrongun.

Edhe ai ka qenë një kampion i madh.

Ishte një konkurrent mahnitës. Dhe është shumë e trishtueshme që përfundoi ashtu.

Duke lexuar librin, pashë edhe disa histori shumë humoristike. Është e vërtetë se gjatë një vizite në Bangladesh, Toni Bler nuk mundej të dilte nga avioni se nuk e kishte kostumin e mirë?

Po kishte vetëm një kostum në avion, aty nuk kishte asnjë valixhe. Ishte ulur në atë kostum që nuk dukej shik.

Ishte e nevojshme të dukej gjithmonë me shije.

Po, donte të dukej mirë.

Edhe në Bangladesh?

Në çdo vend. Ju nuk duhet të thoni gjëra të tilla. Dërguam dikë të zbriste nga avioni. Ajo zbriti shkallët, i pa me kujdes të gjithë ata djem që po prisnin poshtë. E gjeti më në fund një nëpunës britanik me një kostum të këndshëm dhe serioz në masën e tij. Toni Bleri mori kostumin dhe zbriti poshtë. Kur mbërritëm në hotel e ndërroi me një nga kostumet e tij.

 Dua t’ju pyes diçka. Si ju duken ata njerëz që marrin vendime politike, normal?

Po, ashtu duhet të jenë. Pse jo?  Ndryshimi i madh është se ata janë zgjedhur në këto pozita shumë të fuqishme, jetojnë në një mbikëqyrje të pamëshirshme dhe përballen me sistemin e tyre politik. Ata janë kureshtarë si çdo person tjetër. Kam parë filmin për Margaret Theçerin, politikania ime e preferuar.

Ajo është e preferuara juaj?

Po.

Dhe përse kështu?

E kam dashur shumë në atë kohë.

E keni dashur?

Po, në atë kohë kur Shqipëria ishte një vend komunist. Ajo ishte absolutisht agresive kundër komunizmit dhe le të themi kundër vendeve diktatoriale. Është e vërtetë që Theçeri ka qenë si tek filmi?

Mendoj se një pjesë e saj. Nuk më pëlqejnë ata filma që sajojnë filmime reale, histori reale.

E keni takuar ju atë?

Po, shumë herë.

Dhe cila është përshtypja juaj për të?

Në fillim e kam njohur si gazetar. Në fillim ajo mbulonte dikë dhe ajo ishte një kopje shumë e mirë, siç thonë. Gjithmonë përbente lajm ajo.

 Unë shkruaja për gazetën e majtë dhe ajo ishte një drejtuese e krahut të djathtë, por ajo gjithmonë i ka trajtuar njerëzit… Nuk i përjashtonte njerëzit meqë ata nuk ishin mbështetësit të saj. Askush nuk mund të thotë se ajo nuk ishte një udhëheqëse e fortë. Po ajo ka bërë disa gabime themelore politike. Pozita e saj në Europë ishte e gabuar, nënvlerësoi papunësinë në masë.

Është Bleri i kënaqur me librin tuaj?

Shpresoj që po. Ai e ka lexuar para se të botohej. I kam thënë para se të botohej se nëse mendonte që ishte shumë personal, nuk e pëlqente, atëherë nuk do ta bëja. Se unë kryesisht jam luajalit (besnik). I thashë që është ditar, ku ka ditë që mund të rrëfej gjëra të ashpra, ditë ku njerëzit mund të mendojnë që dukeni qesharak. Por në tërësi, libri nxjerr atë, qeverinë tonë shpresoj shumë pozitive.

 Është e vërtetë se jeni kontaktuar nga Partia Socialiste për të punuar, ose për t’i ndihmuar ata gjatë zgjedhjeve të ardhshme?

Këtu, apo në Britani?

Këtu, në Shqipëri.

Jo, puna është kështu. Kur ditari im doli në fillim në anglisht, zëdhënësi i Edi Ramës, Endri Fuga u lidh me mua nëpërmjet Facebook-ut, prapë media e re, dhe më tha: Kam ndjekur karrierën tuaj, unë po bëj një punë të ngjashme me ju për liderin socialist në Shqipëri. A mund të vij t’ju takoj. Erdhi dhe më takoi. Takova edhe Edi Ramën. Jam bërë shok i Edi Ramës. Ai më pëlqen shumë. Ne flasim herë pas here bashkë. Ai kap telefonin dhe më kërkon këshilla. Unë mendoj se ai është djalë i mirë dhe nëse do ta marrë telefonin të më kërkojë ndonjë këshillë, do ta bëja me shumë dëshirë.

Faleminderit. Nuk e di a keni akoma atë problemin me pijen.

E kam posi.