Ali ASLLANI, Burrë shteti, nëpunës i lartë i shtetit dhe kryekatundar, kryetar bashkie i Vlorës

847
Sigal

ALI  ASLLANI (1882 – 1966)/ Një nga bashkëpunëtorët besnikë të Ismail Qemalit, i zgjuar, trim, atdhetar, poet plot kushtrim që hyjnizoi Vlorën

Jetëshkrimi                                                *      *      *

Ali Asllani është lindur në vitin 1882, në Vlorë, në familjen e Myderisit Asllan efendi Sulejmanit, nga Vajza dhe të nënës Hyrije Meminaj nga Trevëllazëri.

 Për datëlindjen e tij janë dhënë mendime të ndryshme: Në librin “Shkrimtarët shqiptarë”, Pjesa e II, f. 325, jepet si datëlindje e tij viti 1884; studiuesi Mark Gurakuqi jep si datëlindje nëntorin e vitit 1883. Besojmë se datëlindja e saktë është viti 1882, vit që e pranon edhe vetë Ali Asllani në dorëshkrimet e tij, faksimile që botohet në fund të këtij libri, po këtë vit japin Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Prof. Dr. Uran Asllani, dhe “Fjalori enciklopedik shqiptar”, Tiranë 1985.

Bardhosh Gaçe “Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare”, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1997, f. 3

Uran Asllani “Diplomacia dhe diplomatët shqiptarë 1912 – 1944”, Tiranë 2006, f. 127.

“Fjalori Enciklopedin Shqiptar”, Tiranë 2010, f. 543

Ali Asllani “Vepra e plotë poetike”, K&B, Tiranë, 2011, f. 273

 Fëminia

Kur ishte 6 vjeç i vdiq i ati dhe në moshën 9- vjeçare i vdiq edhe e ëma. Për të u kujdes kushëriri i tij Seit Muharremi nga Vajza dhe pas vdekjes së Seitit, Sulejman Kapua – Hoxha, po nga Vajza. Me ndihmën e tyre mbaroi në Vlorë shkollën turke, “Ryzhdie”, ndërsa gjatë viteve 1898 – 1902 kreu shkollën “Idadi” të Janinës. Pikërisht të kësaj kohe janë krijimet e para letrare në gjuhë turke dhe persiane.

Enver Memishaj-Lepenica

Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf