Alfred Frashëri/ Zhvillimi i ekonomisë së shtetit shqiptar nga mësimet e Sami Frashërit

978
Njëqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet më parë, më 1 qershor 1850, lindi Sami Frashëri, ideologu kryesor dhe veprimtari i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dijetari i madh, statisti, shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur. Në këtë ditë, dua të përkujtoj këtë Rilindas të shquar duke analizuar platformën e tij për zhvillimin e ekonomisë së shtetit shqipar. Njëqind e gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, në marsin e vitit 1899 në Bukuresht të Rumanisë, u shtyp në gjuhën shqipe libri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë” , vepra që e shkroi Sami Frashëri. Ky liber u shkrua dhe u botua në vitet e zjarrta kur shqipëtarët, nën frymëzimin dhe drejtimin e Rilindjen Kombëtare, po ndërgjegjësoheshin nga dita në ditë për mbrojtjen e kombit shqipar dhe luftonin për pavarësinë e Shqipërisë. Libri “Shqipëris ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë” u bë manifesti i Rilindjes kombëtare, sepse siç ks shkruar Sami Frashëri qysh pas titullit të librit, në të jepeshin “Mendime për shpëtimin e Mëmëdheut nga rreziqet që e kanë rrethuarë”. Libri u përkthye edhe në turqisht, italisht dhe gjermanisht.
Mësimet e Sami Frashërit frymëzuan në dhjetra vjeçarë atdhetarët shqiptarë në luftën dhe punën e tyre për pavarësinë e Shqipërisë, në ndërtimin e shtetit shqiptar, në fitoren mbi murtajën nazi-fashiste dhe në përparimin e Shqipërisë.
Në kreun e parë të librit tregohet “Ç’ka qenë Shqipëria”, ku vihet theksi se Shqipëria në kohët e Skënderbeut “e ruajti d’lirin e saj me nder”, si edhe për kombësinë dhe gjuhën e shqiptarëve. Duke përgjithësuar përpjekjet, luftën dhe arritjet e Rilindjes sonë Kombëtre para, gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe më pas, analizohet gjendja e Shqipërisë në kreun e dytë të librit “Ç’është Shqipëria”. Pasi përshkruhet pozita gjeografike e Shqipërisë me dy milion banorë dhe një territor me sipërfaqe 80.000 km2, Sami Frashëri vlerëson se shqiptarët “janë në robëri të poshtëruar, të shkelur dhe të shpërndarë”. Duke shkruar për kombësinë e shqiptarëve ai thekson: “Shqiptari, mysliman qoftë, orthodhoks qoftë, katolik qoftë është gjithënjë shqiptar. Besa nuk sjell kurrë ndarje e çarje midis tyre…..” dhe më poshtë pyet: “Me se mbahet kombësij e një kombi?” dhe na mëson “Më parë me gjuhë të tij…..Një gjuhë e pa shkruar s’mund të qëndrojë shumë kohë e pa prishur”.
Bazuar mbi analizën e këtyre faktorëve, Sami Frashëri u mëson shqiptarëve edhe të njohin edhe rreziqet që i kanoseshin Shqipërisë: rreziku i kufinjve dhe coptimi i atdheut, rreziku që vjen nga lufta e penës, e shkollës dhe e kombësisë, përçarja e shqptarëve sipas fesë. Të shkruarit e gjuhës sonë ëahtë rreziku i madh nga “…armiqtë fqinjë që të harrojmë gjuhën tonë dhe të marrim të tyren” thekson Sami Frashëri, duke shkruar edhe për rëndësinë e pvrdorimit të alfabetit, që u bë qysh në kohën Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si edhe për shkollën shqip. Rrezik tjetër është varfëria, e cila sjell grindje, ndarje dhe mosdashuri. Rreziqe këto, që shumë nga të cilat, janë para nesh edhe sot e kësaj dite. Kreu i tretë i librit: “Ç’do të bëhet Shqipëria” përbën atë pjesë të rëndësishme të veprës, ku siç pyet Sami Frashëri “ A mund të qëndrojë Shqipëria si është?”. Kësaj pyetjeje ai i përgjigjet se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të qëdrojë ashtu siç ishte dhe se “Shqipëria sado q’është e varfër dhe e paditur, ka njerëz të zot për të qeverisur vendin e tyre” . Prandaj në këtë pjesë të librit, Sami Frashëri përgjithëson kërkesat dhe platformën për organizimin e shteit shqiptar të pavarur që ishte përgatitur nga Abdyl Frashëri dhe adaptuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qysh më 1878. 
Madje në vitin 1876, Sami Frashëri boton një artikull në gazetën “Sabah”, ku kishte arritur në përfundim se është sistemi despotik që ka sjellë telashe të mëdha për Peradorinë Osmane dhe e ka lënë atë mbrapa nga vendet e Evropës, si edhe njerëzit që janë për sistemin despotik mendojnë se funksionarët janë krijuar për të dhënë urdhëra, kurse popullin si shvrbëtor ose argatin e shtetit. Prandaj, Shtetin Shqiptar, Sami Frashëri në librin e tij, nuk e kërkon të jetë mbretëri, ose e thënë thjesht të mos jetë “sulltanat” despotik. Për Shqipërinë e pavarur ai na meson që shqiptari të ndërtojë një shtet përparimtar, me strukturë shtetërore demokratike: shteti të drejtohet nga Pleqësia e zgjedhur dhe me parimin e rrotacionit, pa patur “pleq” të përherëshëm. Këshilli i Përgjithëm i zgjedhur gjithashtu me të njëjtët parime si Pleqësia, nën të cilin janë organet e pavarura të drejtësisë – Prokuroria e Përgithëshme, Gjykata e Lartë, si edhe Këshilli Kombëtar (Qeveria) me Ministritë. Dhe në kuadrin e organizimit të këtij shteti të ardhshëm shqiptar, Sami Frashëri na mëson: “Pas diturisë kujdese shqiptarëve e m’e madhe nevoja e tyre do të jetë për punët e përgjithëshme, të cilat do ti sjellin begati e paisje të madhe Shqipërisë”. Rrugët, hekurudhat, portet detare, sistemimin e lumenjve dhe tharjen e kënetave, nxjerrjen e mineraleve dhe pyjet është lista e punëve “më të neojshme e më të vyer “, të cilat duhet të bëhen në Shqipëri, që ekonomia e shtetit shqiptar të përparojë dhe që do “ta bëjnë Shqipërinë më të pasur, duart e këmbët zgjidhurë”.
Po ti analzosh këto drejtime të zhvillimit të veprimtarisë ekonomike të shtetit të ardhshëm shqiptar duket qartë se është domosdoshmëri që shteti të përparojë dhe të begatohet duhet të shfrytëzojë pasuritë e veta natyrore. Prandaj Sami Frashëri, bazuar në pauritë shumë të mëdha dhe të vyera që natyra i ka falur Shqipërisë na drejton që “Metalet do të kërkohen në gjithë anët e Shqipërisë dhe të nxirren kudo që gjenden”. Pyjet janë ndër pasuritë më të begata dhe të rëndësishme të vendit, Ato na japing lëndën drusore aq të nevojshme për jetën tonë, ajrin e pastër dhe klimën e shëndetëshme i kemi falë tyre, veç drurëve mbajnë dhe rritin botën e gjallë – faunën dhe florën e shumllojtë, ruajnë truallin nga errozioni dhe me bukurinë e vet të mahnitëshme kënaq shpirtin e njeriut dhe edukojnë ndjenjën e të bukurës dhe të dobishmes, që duhet ruajtur, mirëmbajtur dhe zhvilluar. Këto u mësoj shqiptarëve Sami Frashëri kur shkroi në librin e tij “ Çdo pyll do të ndahet në disa gastra dhe gjer sa të vijë rradha të pritet gastra e fundit, gastra që u pre e para do të jetë arritur për së rish, dhe kështu do të priten lëndë nga pylli dhe kurrë pyjet nuk do të mbarohen, por do të përsëriten dhe do të jenë kurdo të lulëzuar”.
Por krahas shfrytëzimit dhe ruajtjes së këtyre pasurive natyrore, Sami Frashëri na meson se që shteti të përparojë dhe të jetë i pasur duhet edhe të punojmë dhe të zhvillojmë bujqësinë dhe blegtorinë , si edhe “mjeshtëri në të cilën kanë mësuar vendalinjtë: leshi, liri, pambuku, mëndafshi, hekuri, druri t’arrihet të punohet sa të mundetë më shumë, që të mos ketë shqiptari aqë shumë nevojë ti sjellë këto nga jashtë”.
Me këto mësime, ne duhet të kuptojmë mirë se është prodhimi ai që sjell pasurimin e popullit dhe të shtetit, si edhe krijon kushtet edhe për zhvillimin e tregëtisë dhe ngre domosdoshmërinë e zhvillimit të rrugëve automobilistike nacionale dhe lokale, si edhe të hekurudhave, brenda vendit dhe me shtetet fqinjë. 
Nē librin e tij “Shqipēria, ç’ka qēnē, ç’ ēshtē dhe ç’do tē jetē” (1899), Sami Frashëri shkroi “Metaletë do të kërkohenë nëpër të gjith’ anët e Shqipërisë e të nxirrenë kudo të gjendenë….. Në kryeqytet të Shqipërisë, përveç shkollave të dyta e të tretat do të jetë një gjithmësime (Universitet)….një këshillë diturie (akademië) duhet të jetë në kryeqytet….për të shpënë përpara dhe shkronjënë, istorinë, dhekërkonjënë (gjeologjia), metalet e të tjera punëra të Shqipërisë…..” . 
Për të realizuar zhvillimin e Shqipërisë, Sami Frashëri kërkon të “…krijohet një universitet, i frymëzuar me shkencat aplikative….Fakulteti i inxhinjerisë duhet të përfshijë të gjitha specialitetet…Ky institut i lartë, do të krijojë kulturën shqipëtare dhe shtatmadhorinë intelektuale të kombit tonë.” 
Këtu e njëqind e gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, duke vlerësuar shfrytëzimin e burimeve të pasurive nayrore ngre problemin dhe ep alarmin se “…. Sot humbasin e venë kot, si pyjetë, metalet e kaqë gjëra të tjera, që po të vështrohen si duhet, mundin të sjellin një begati të madhe”, sikur e ka parandjerë ç’po i ndodh shqipëtarit këtë çrerek shekullin e fundit
Në konkretizim të ketyre mësimeve, veprën e tij “Probleme Shqiptare”(viti 1943, ribotim 2001) Mehdi Frashëri (i amnistuar me rastin e 15 vjetorit të Çlirimit më 1959 me dekret Nr. 3005 nga Kuvendi Popullor dhe sot Qytetar Nderi i Përmetit) shkroi “…Në kohën e arthme të afërt, vajguri i Shqipërisë si në Kuçovë ashtu edhe në Pathos, … formon një burim pasurie kombëtare dhe një objekt të rëndësishëm për të ardhurat e shtetit” dhe se “…në Shqipëri janë shfaqur disa xehe që po të shfrytëzohen me methodha edhe me mënyra të arsyeshme mund të shërbejnë për zhvillimin e ekonomisë dhe të industrisë së vendit, dhe mund t’i sjellin edhe shtetit një të ardhur të mirë. Xehet në fjalë janë: Sera e Selenicës në qarkun e Vlorës; Vajguri i Kuçovës dhe i Patozit në qarkun e Beratit dhe në Mallakastër; Bakri në Pukë dhe në Rubik në qarkun e Shkodrës dhe të Mirditës; Hekuri në luginën e Shkumbinit të lartë, midis Librazhdit e Pogradecit; Kromi në qarkun e sipërpërmëndur; Kromi dhe boksidi në qarkun e Kukësit (Prefektura e Kosovës); Qymyr-ligniti në katundet Mbrorje – Drenovë, Krrabën e Tiranës”. Më tej ai apelon:
“…Të gjeturit e karburanteve, si në kohën e paqes ashtu edhe në kohën e luftës, ka marrë një rëndësi aqë të madhe sa lot një rol kryesor edhe në politikën e jashtëme të shteteve. Për këto arsye karburantat në shumicën e madhe të shteteve kanë qënë sende monopoli. Më nj’anë, për t’i dhënë të ardhura të mjaftueshme arkës së shtetit, më anë tjetër, për ti pasë nën kontroll; në ç’do rasë monopolizimi i kaburanteve në duart e huaja, është një vetvrasje, se në rast nevoje shtetit i mungon faktori kryesor i çdo lëvizje” (faqe 110).
Në vitet njëzet-tridhjetë u zbuluan dhe filloi nxjerrja e naftës në Kuçovë, e mineraleve të bakrit në Rubik dhe pak më vonë edhe nxjerrja e kromit, etj. 
Programi i rilindasve u vu i plotē nē jetē pas çlirimit tē vendit mē 29 nēntor 1944, kur kērkimi dhe nxjerrja e naftēs dhe mineraleve tē tjerē tē dobishēm ishin pērparēsi, gur themeli i zhvillimit tē qēndrueshēm tē ekonomisē shqiptare. Ky zhvillim shkoi krahas edhe me formimin e specialistēve tē degēve tē ndryshme tē gjeoshkencave dhe minierave. Pēr tē argumentuar kapacitetet e industrisē shqiptare tē naftēs e gazit dhe asaj minerare mjafton tē pērmendim prodhimin maksimal tē arritur nē vit:
 1,007,000 ton/v baker (1984), 
 960,000 ton/v kromite (1984), 
 2.250.000 ton/v naftē (1973). 
 Deri nē vitin 1990 u nxorrēn 49, 5 milion ton naftē, rreth 12 millon m3 gaz, dhe 47 milion ton qymyr. 
Të gjithë brezat e gjeologēve dhe gjeofizikanëve, nga më të vjetërit e deri tek ata që janë diplomuar vitet e fundit, me pasion, këmbëngulje, vullnet e disiplinë, realizuan detyrat e tyre, zhvilluan gjeofizikën shqiptare, dhanë kontribut të shquar në kërkimet e vendburimeve të naftës dhe të gazit (Marinzë, Arrëz, Kallm-Verri, Cakran, Mollaj, Amonicë, Divjakë, Frakull, Povelçë, Durrës-shelf, etj.), të shumë vendburimeve të bakrit (Gjegjan, Tuçi lindor, Kaçinar, Qafë Bari, Palucë, Lak Roshi, Munellë, Golaj-Nikoliq, Palaj-Karmë, Perlat, Rehovë, etj.) dhe mineraleve të tjerë të dobishëm, në studimet gjeologjike krahinore të Albanideve dhe e bënë të njohur atë tej kufinjve të vendit. Janë me dhjetra artikuj të botuar në periodikun shkencor ndërkombëtar dhe të referuar me sukses nga gjeofizikanët shqiptarë, në forume shkencore madhore ndërkombëtare, duke u renditur midis ambasadorëve më të mirë shqiptarë në komunitetin ndërkombëtar. 
Mineralet e shumta që janë gjetur dhe nxirren në Shqipëri, jo vetëm vërtetuan madhështinë e Rilindasve por edhe na vunë detyra me rëndësi.
Pēr fat tē keq gjatē periudhēs se tranzicionit 1990 to 2015, ēshtē zvogēluar nē mēnyrē drastike nxjerrja e mineraleve dhe i naftēs e gazit. Sipas IINSTAT, prodhimi mineral kishte rēnē 4 herē nē vititin 2001. Gjatë viteve të tranzicionit tejet të vështirë, ashtu si edhe në kërkimet gjeologjike dhe veprimtari të tjera shkencore, edhe gjeofizika shkoi në tatëpjetë. Janë prishur ndërmarrjet gjeologjike dhe ato gjeofizike, vëllimi i punimeve për kërkimin e mineraleve të dobishëm të ngurta, si edhe kërkimet e vendburimeve të naftës dhe të gazit ka rënë në minimum të papërfillshme nga specialistët shqiptarë. Në Fakultet u përgatiten inxhinjerët e fundit, tashmë dega e gjeofizikës është mbyllur. Shumë nga gjeologēt dhe gjeofizikanët më të mirë kanë emigruar dhe punojnë në specialitetin e tyre në Francë, SH.B.A., Kanada etj. Interpretimi i vrojtimet gjeofizike me aparaturat moderne dhe programe për përpunimin e tyre janë për studimet e shkencave të tokës e ato gjeologjike, siç janë radioskopia e radiografia, skaneri dhe ekot, rezonanca magnetike dhe sondat e ndryshme për diagnozën në mjeksi. Në se sot nuk do të vlerësojmë përdorimin e gjeofizikës, atëhere kërkimet gjeologjike të mineraleve të dobishme, të studimit të truallit për ndërtim, të studimeve mjedisore dhe të vlerësimeve të rreziqeve gjeologjike, do të kthehen në nivelin e atyre që kryheshin në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Prandaj pēr tē realizuar Rilindjen sot dhe pēr tē siguruar zhvillimin e qēndrueshēm tē ekonomisē shqiptare nē tē ardhmen, kērkimi dhe nxjerrja e naftēs, gazit dhe e mineraleve tē ngurta duhet tē jenē pērsēri njē pērparēsi. Dhe bashkē me kērkimin gjeologjik duhet tē rilindē edhe gjeofizika.
Në kreun e tretë të librit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë”, Sami Frashëri e lidh ngushtë zhvillimin ekonomik të shtetit edhe me problemin financiar dhe organizimin e domosdoshëm në këtë drejtim. Duke vlerësuar si domosdoshmëri ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, është me shumë vlerë edhe për ditët e sotme platform e rekomanduar për buxhetin e shtetit i cili duhet të ketë dy drejtime kryesore: 
1) Buxheti për rrogat dhe shpenzimet e të gjitha niveleve të administratës shtetërore, ushtrisë, shkollave të niveleve I, II, tV larta, akademinë, shtypshronjat, observatorët (“yjë vështronja”), muzeumet, biblioekat, etj
2) “1/3 e buxhetit të shfrytëzohet për hekurrudha, rrugë, porte detare, punërat e përgjithëshme, për vaporë për luftë e tregëti. 
Tingëllon si e thënë sot edhe rekomandimi tjetër i tij: “Dy gjëra i prishnë shumë here njerëzit e një qeverie: rrog e tepërt q’u hap udhën e prishjes e së madhështisë, edhe rrog’e pakët q’i bën të vjedhin dhe të mos vështrojnë punë. Prandaj në Shqipëri duhet të mos ketë as rrogë shumë të madhe dhe as shumë të vogël”. 
Në kuadrin e qeverisjes të shtetit shqiptar, Sami Frashëri e konsideron të domosdoshme që krahas organizimit të pushtetit qëndror të rekomndojë edhe për pushtetin lokal dhe në veçanti për kompetencat që duhet të ketë sejcili nga këta pushtete, në raport me njeri tjetrin dhe me popullin. Prandaj ai shkruan “ …..gjithë punët e vendit do të vështrohenë prej katundarisë dhe vëndësitë të mos njohin tjetër qeveri përveç katundarisë, q’është e zgjedhur prej atyre vetë. Qeveria të mos përzjehet përveç se në punërat të mëdha e të përgjithëshme, në punëra, të cilat katundaria, me të mos mudurë t’I goditnë vetë, do t’ja dërgojë nënëqeverisë…”.
Mbasi shpjegoi se ç’kishte qenë, ç’ishte dhe si e mendonte të bëhej Shqipëria, Sami Frashëri e mbyll librin e tij me një përmbledhje të doktrinës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare për të ndërgjegjësuar shqiptarët për kombësinë dhe shtetin, për luftën që duhet të bëjnë me penë e pushkë për pavarësinë e Shqipërisë dhe ndërtimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe qeverisjen e tij. Prandaj ai shkruan: “Nga të gjitha sa thamë meretë vesh fort mire se qysh mund të qeveriset Shqipëria e sa vend i bukur do të bëhesh me një qeveri të tillë…….e shqiptarët që kanë kaq qind vjet që po rrojnë në robëri, në varfëri dhe në shtërngim të madh, do të bëheshin gjithë të pasur e të lumtur e të rrojnë si njerëz”. Për të shpëtuar, ai ngre me të madhe se duhet në rradhe të parë “vetëm dëshirë”. Prandaj nga shpirti dhe pena e tij del mësimi: “Duhet që çdo shqiptar të ketë gjithënjë, nat’ e ditë , ndërmend e në zëmrë shpëtimn’ e Shqipërisë e mbrodhësin e kombit shqiptar. Çdo shqiptar duhet të dojë bashkimin e shqiptarëve..…..shqiptar i vërtetë është ai që ka mendjen dhe zëmrën shqiptar……ata që duan gjuhën e kombit të tyre dhe përpiqen për mbrodhësit e mëmëdheut”. Sami Frashëri ngre me forcën e fjalës dukuritë që dëmtojnë dhe rrezikojnë kombin shqiptar kur shkruan: “…Sot, shumë shqiptarë, mund të themi, s‘janë shqiparë as me mend as me zëmrë. Kombin e tyre dhe gjuhënë s’e duan as e nderojnë, s’duan të këndojnë e të shkruajnë në gjuhë të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip”. Dhe ky rrezik për Shqipërinë dhe kombin shqqiptar ekziston edhe sot, më fort se kurrë, si një nga drejtimet luftës që na bën arradha antishqiptare, prehë e të cilës bien shumë njerëz, nën maskën e globalizimit”.
Janë lapidar thëniet e tij: “Bashkimi bën të mundëshme gjërat e pamundëshme, përçarja bën të pamundëshme edhe gjërat e mundëshme”, si edhe “Shqipërisë nuk i duhet mbret”. Samiu na mësoi: “Kur të bëhenë gjithë shqipëtarët a më të shumtët’ e tyre kështu shqipëtarë të vërtetë, Shqipëria atëhere është e bërë e e shpëtuarë nga çdo rrezik. Prandaj çdo shqiptar duhet të parë në të jetë vetë a të bëhetë shqipëtar i vërtetë e pastaj të përpiqetë të bënjë edhe të tjerë shokë, që ca nga ca e njëri pas tjatërit të bëhenë të gjithë shqipëtarë të vërtetë…….O burrani, o shqipëtarë! Se në dashqim’ e në u përpjekçimë, do të jemi një nga më të mirët’ e nga më të ndrituarët e kombeve t’Evropës…”. Që nga shekulli i robërisë së rëndë, na la amanet dhe na porositi Samiu i Madh: “M’i dashur se kombi, m’i dhëmshur se mëmëdheu, m’i ëmbël se gjuha e tij s’ka gjë tjetër për njeriun”.
Le të vëmë në jetë mësimet e Samiut për ekonominë e shtetit shqiptar dhe me siguri do tw përparojë ekonomia dhe bashkë me të edhe Shqipëria do të lulëzojë, do të bëhet si e ëndëronin Rilindasit dhe siç e meriton populli shqiptar.
Sigal