Aleksandër Dragoti: Me leje të Enver Hoxhës, ekipi gjerman drekoi në shtëpinë e familjes Dragoti

58
Ju keni një histori të madhe si familje. Rridhni nga fisi i madh i Dragotëve që kanë lënë gjurmë dhe në Amerikë. Babai juaj ka qenë Komandanti i Brigadës së VIII S. Por dhe vëllai juaj Faruku ishte një gjeni, një diplomat i shquar dhe një poliglot i rrallë. Për të pak dihet. Mund të na sjellësh disa çaste jetësore të vëllait tuaj?
Vëllai im lindi në vitin 1937, ai quhet Faruk Dragoti. Kur mbaroi shkollën 7-vjeçare, ai shkoi në shkollën e mesme “Skënderbej”. Pasi mbaroi këtë shkollë i doli e drejta e studimit në Laipcig të Gjermanisë Lindore. Ishte vitit 1953 ku ai studio në degën e mjekësisë. Aty studio katër vjet në Universitetin më të madh Karl Marks, pikërisht në Universitetin ku ka studiuar Kancelarja gjermane Merkel. Ishte ndër studentët më të dalluar. Doli me të gjitha 10. Ishte shumë studiues, shumë korrekt dhe tepër inteligjent. Kishte hobi gjuhët e huaja. I mësonte ato në mënyrë të rrufeshme. Ishte një djalë i zgjuar, i shoqërueshëm, i sinqertë, i dashur dhe i lidhur shumë me familjen. Për mua ai ishte gjithçka. Më ka munguar tërë jetën pasi ai u largua nga jeta shumë shpejt. Model i tij më ka shërbyer shumë në jetë.
Kur vinte me pushime vëllai në Shqipëri me kë kishte shoqëri?
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf