Aleks Dani, mësuesi që zbuloi talentin e Vaçe Zelës   

776
Sigal

ALEKS DANIMik i veçantë dhe bashkëpunëtori i Aleksandër Xhuvanit ka lënë pas një thesar kulturor që zë vend në kulturën tonë kombëtare

Mësuesi Aleks Llukë Dani është një prej martirëve të pavlerësuar të arsimit .Përmes sakrificash dhe një pune shumëvjeçare ai e radhiti veten në plejadën  e personaliteteve që bënë historinë e arsimit në Myzeqe e më gjerë. Nga ky këndvështrim, ai mbeti deri në frymëmarrjen e fundit, një patriot dhe edukator kombëtar i pafjalë. Çdo profesion ka rëndësinë e vet, citon dijetari, por ai i mësuesit mbetet i veçantë, sepse nga duart e mësuesve përgatitet “brumi” i njerëzve të një shoqërie. Mësuesi Aleks Dani (1909-1991) lindi dhe u rrit në një mjedis fisnor arsimdashës, filtrues i idealeve të rilindësve dhe punëtor kokulur në profesionin e vet. I vendosur gjeografikisht në rrethinat e kishës së fshatit Bishqethëm  të Lushnjës, (vendlindja e tij), ai do të ndjente peshën e dhembjes së largimit të njerëzve nga kjo botë dhe do t’i kushtohej me gjithë shpirt, gjuhës së nënës, shqipes së bukur.

Nga Kozma Gjini

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf