Aleatët dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane

878
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Besimi i popullit shqiptar tek aleatët
R. Hibbert tek libri “Fitoria e Hidhur” do të shprehej se unë, i thashë që partizanët, ishin të vetmit që ia vlente t’i mbështetje. Besoj se do të kem shtuar se, po të isha shqiptar, unë do të isha bërë partizan. Lufta e Dytë Botërore nuk kishte filluar ende, e megjithatë populli shqiptar e përcaktoi që më 7 prill 1939, pozitën e tij duke iu kundërvënë Italisë fashiste. Këtë pozicion e përcaktoi me qëndresën e armatosur dhe me demonstratat e fuqishme popullore në qytete të ndryshme të vendit. Populli, me patriotët në krye, një numër i konsiderueshëm prej tyre ushtarakë, nuk ndenjën duarkryq, ndonëse pa udhëheqje politike dhe ushtarake organizoi qëndresën e tij për mbrojtjen e vendit nga pushtimi fashist. Karakteristikë e kësaj qëndrese, në momentet e para të agresionit fashist, ishte spontane e organizuar nga patriotët shqiptar që ishin kundër pushtimit fashist të vendit. Më pas, veçanërisht pas Konferencës historike plurariste të Pezës në 16 shtator 1942, LANÇ-i, në trajtën dhe përmasat e saj, do të zhvillohej e do të forcohej, jo vetëm duke kapur sferën ushtarake, si shprehje e qëndresës me armë në dorë kundër pushtuesëve, por edhe si një sistem organesh që përfaqësonin vullnetin politik të popullit shqiptar për luftë kundër pushtimit të huaj, për çlirimin e vendit, rimëkëmbjen e pavarëisë kombëtare dhe vendosjen e pushtetit demokratik në Shqipëri. Kjo shfaqje u duk qartë sidomos në Konferencën e Pezes, e cila shfaqi besimin e patundur të popullit tonë në sinqeritetin e alencës anglo-sovjeto-amerikane dhe në triumfin e saj kundër fuqive të Boshtit. Në mbledhjen e Konferencës së Dytë të Labinotit në Elbasanit nga datë 3 deri më 10 korrik 1943 u formua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë partizane, si organizëm drejtuese i strategjisë ushtarake me komandat Spiro Moisiu dhe komisar Enver Hoxha. Organizimi ishte nën ndikimin dhe sferën drejtuese të Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH. Por, kjo dukuri e tillë nuk ishte tipike vetëm për Ushtrinë partizane dhe Shtabin e Përgjithshëm të saj. Dukuria u përshfaq edhe tek forcat ushtarake të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit.
Shtabi i Përgjithshëm i vendosur për luftë
Shtabi i Përgjithshëm partizan duke qenë organi më i lartë drejtues ushtarak i luftës nën udhëheqjen e PKSH-së, e orientoi LANÇ-in pa lëkundje drejt Aleancës Antifashiste, por asnjëherë nuk u shkëput nga programi dhe qëllmi që i kishte vënë vetes për të mos rënë nën influecën e ndonjë fuqie të madhe. Kjo u duk në marrëdhëniet dhe raportet me këto fuqi sidomos deri në vitin 1943. Rreshtimi i LANÇ-it përkrah Alencës Antifashiste ishte një fitore e madhe politike dhe ushtarake. E gjithë përvoja e luftës disa vjeçare, e tregoi qartë se Shtabi i Përgjithshëm i qëndroi gjithnjë koherent e rigoroz zbatimit të kërkesave dhe detyrave të kësaj Alence. Në vlerësimin e kësaj Aleance, Shtabi i Përgjithshëm nuk u tregua as sektar e as liberal, por duke e konsideruara të frutshme në kuadrin e luftës kundër nazifashizmit. Marrëdhëniet nuk duhet të shkonin në dhënien e urdhërave apo komandave të drejtpërdrejta shtabeve e komandave të formacioneve partizane nga aleatët. Kjo dukuri u vu re sidomos në një udhëzim dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm komandës së Batalionit të Martaneshit për raportin e marrëdhënieve me misionarët anglez, ku thuhej se në Martanesh është instaluar gjenerali anglez (Dejvis). Me këtë mbani marrëdhënie kardiale, por në asnjë mënyrë mos lejoni që, …ata të japin komanda,… në ushtrinë tonë s’kanë të thonë as fjalën më të vogël. Qëndrim ndaj aleatëve në përgjithësi dhe ndaj anglo-amerikanëve në veçanti, lidhet me faktin, se sipas PKSH-së, kishte ndryshime thelbësore midis deklaratave të këtyre dy fuqive dhe deklaratës së Qeveria Sovjetike në të njëjtën kohë. Qeveria Sovjetike nuk vinte asnjë kusht për njohjen e Shqipërisë pas luftës, ndërsa anglo-amerikanët e lidhnin me rishikimin e kufijve pas luftës, që do të duhej të merrej në shqyrtim në Konferencën e Paqes, mandej edhe në mundësinë e kushtëzimit të sovranitetit të shtetit shqiptar si pasojë e marrëveshjes që mund të përfundoheshin midis Jugosllavisë dhe Greqisë. Në dokumentat e Shtabit të Përgjithshëm udhëzohej prerë nga Baba Faja se këta kërkojnë të futin hundët ne ushtrinë tonë. Prandaj kini kurdoherë mëndjen me ta,… aleatët të qëndrojnë si aleat, pa u përzier në punët tona. Parimet e ndryshme që frymëzonin pjesëtarët e mëdhenj të Koalicionit Antifashist në Luftën e Dytë Botërore, qëndrimet dhe qëllimet e kundërta sidomos në vështrimin e fitores përfundimtare mbi fashizmin dhe rregullimit të gjëndje së pas luftës, patën pasoja jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve midis aleatëve, por edhe në raport me LANÇ-in në vendin tonë. Kjo duket qartë kur Çurçilli pas Konferencës së Uashingtonit deklaroi se ne nuk duhet t’i angazhojmë trupat në ndonjë operacion serioz atje, ose dhënien e ndonjë force të armatosur për teatrin e Ballkanit. Në bisedimet e nivelit të lartë në Kuebek dhe Uashington mbizotëroi pikëpamja startegjike e SHBA dhe Anglisë se operacionet në Ballkan do të kufizohen për të furnizuar guerilet nëpërmjet detit dhe ajrit.
Partizanët ishin luftëtarë më të mirë
Misionet e para ushtarake që hynë në Shqipëri u vendosën pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe më pas pranë forcave të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Të parët që erdhën ishin misionarë anglez të përfaqësuar nga Julian Emery së bashku me Bill Maclinin, të cilët u vendosën pranë Ballit Kombëtar dhe Legalitetit me detyrë për të rimëkëmbur Legalitetin dhe reaksionin e brendshëm shqiptar për t’ia kundërvënë LANÇ-it, me qëllim që të ruanin pozitat e tyre dhe të merrnin pushtetin pas Luftës. Nicolas Bethel do të shkruante se Emery beson se Britania, duhet ta kishin kuptuar ngurimin e nacionalistëve dhe të vlerësonte më gjërë interesat britanike dhe jo t’i ngushtonte ato me një thënie të thjesht për të “vrarë gjermanë”. Është e diskutueshme të themi, se partizanët komunistë ishin luftëtarë më të mirë. Megjthatë fuqitë perëndimore duhej të niseshin, jo vetëm nga vlerësimet ushtarake, por sidomos nga ato politike. Kur ne ishim duke humbur luftën, rekomandimi im i fuqishëm ishte se duhej mbështetur tek komunistët. Por, aty nga mesi i vitit i vitit 1943, pas betejave të El Alemeinit dhe Stalingradit, u bë e qartë se ne do ta fitonim Luftën. Ajo që kishte rëndësi tani nuk ishte si të vriteshin sa më shumë gjermanë, por kush do ta merrte pushtetin në vendet e pushtuara pas tërheqies së gjermanëve, së këtejmi dilet në përfundim se duhej treguar, mirëkuptim me Ballin dhe Legalitetin që hezitonin të hidheshin në luftë kundër gjermanëve dhe i ruanin forcat për çastin vendimtar të marrjes së pushtetit. Ballafaqimi midis tyre njeh disa momente kulmore acarimi, sidomos në verë e vjeshtë të 1944, kur Komanda Aleate e Mesdheut me qendër në Kajro, duke vepruar si zëdhënëse e qeverive të SHBA dhe Anglisë, i dha ultimatumin Shtabit të Përgjithshëm që të ndalte mësymjen e Div. I S në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut, ku theksohej se anglezët, nëpërmjet nënkolonel Palmerit, kërkuan që të mos e godasim Bazin, ne ju përgjigjëm se ai është tradhëtar dhe se do ta luftojmë deri në fund. Shtabi i Përgjithshëm urdhëroi Komandën e Div. I S të goditet me ashpërsi Bazi dhe më poshtë vazhdon, se krerët e Dibrës të goditen me ashpërsi si dhe Bazi. Lidhur me mësymjen e Div. I S në veri, Juliano Amery theksonte se lajmi i ofensivës së partizanëve e bëri që mbledhja jonë të mos kishte fare gjallëri. Abaz Kupi, Muharem Bajraktari, Seit Kryeziu, Maklini, Smajli dhe unë ishim ulur për të biseduar nën një lis të madh dhe të gjërë. Nuk ishte më çështje thirrja për një revoltë të përgjithshme të gegëve, të gjithë krerët folën me radhë, duke kërkuar nga ne të ndërhynim për të arritur një armëpushim. R. Hibbert do të shkruante se lajmi që na mbriti ishte se një divizion partizan kishtë kapërcyer lumin Shkumbin, i kishin dëbuar forcat zogiste nga Shëngjergji e po sulmonte drejt veriut. Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar në një mbledhje të posaçme, pasi analizoi problemin e ultimatumit të anglezeve, orientoi që forcat e Div. I S të zbatonin urdhërin e Komandës në Përgjithshme të UNÇSH-së, për të vazhduar mësymjen në Veri për çlirimin e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut dhe të mos lejonin anglezët të ndërhynin, por të përdoret shpejtësia dhe befasia në operacione dhe më poshtë vazhdon se nuk duhej të binin në bisedime me oficerët anglez. Përgjigjia juaj, shkoni e bisedoni me Shtabin e Përgjithshëm. Jo vetëm ndërhyrjet e anglezëve në punët e brendshme të Shtabit dështuan, por edhe përpjekjet e tyre për të ndërhyrë ushtarakisht nëpërmjet zbarkimit të trupave komando në brigjet shqiptare, për ndjekjen e trupave gjermane në tërheqje, përballë qëndrimit të vendosur e të prerë të Shtabi të Përgjithshëm. Shtabi i Përgjithshëm partizan mbajti një qëndrim krejt ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlrimtare greke (EAM), qëndrim që iu përmbajtën deri në çlirimin e plotë të vendit. Prandaj mund të thuhet se bazat e pavarësisë të shtetit të ri shqiptar u hodhën që në kohën e Luftës, si themele të pushtetit të ri demokratik. Kyçi për përcaktimin e suksesit të LANÇ-it të popullit tonë ka qenë qëndrimi i prerë dhe i pa lëkundur i Shtabit të Përgjithshëm dhe udhëheqjes nga PKSH ndaj pushtuesëve dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe ndaj ndërhyrjes së aleatëve që e kanë parë gjithmonë si pikë qendrore të strategjisë së tyre për lirinë e pavarësinë e vendit. Kjo mundësoi që të kryhej me sukses detyra në plan të dyfisht, çlirimi i vendit nga pushtuesit nazifashist dhe krijimi i kushteve të brendshme dhe të jashtme për ndërtimin e shoqërisë së re demokratike në Shqipëri. Përvoja e pjesëmarrjes së popullit tonë në radhët e Koalicionit të Madh Antifashist Botëror, ka qenë një përvojë pozitive jo vetëm për çlirimin e vendit, por edhe për arsye se LANÇ-i u lidh me Aleatët si, forca më përparimtare në luftën kundër nazifashizmit botëror. R. Hibberti thekson se në realitet procesi në të cilin kam qenë dëshmitar më 1943-1944 ishte shumë kopleks. Ngjarjet ishin të rëndësishme për Shqipërinë dhe tani mund të thuhet se kanë qenë të rëndësishme edhe për fqinjët e Shqipërisë. Sepse misionarët anglo-amerikanë nuk arritën dot ta futin LANÇ-in nën influencën e tyre siç bënë në Greqi dhe Jugosllavi. Kjo për meritë të Shtabit të Përgjithshëm dhe të udhëheqjes se tyre të PKSH. Vetë Lordi anglez Sir Rexhinald Hibbert ish-misionar ushtarak pranë forvcave të UNÇSH-së në librin e tij kujtime “Fitoria e hidhur” shkruan se mbetet fakt që ishin shqiptarët ata, që përcaktuan fatin e vendit të tyre dhe, në fund të fundit, do të jenë shqiptarët ata që u takon ta japin një gjykim vendimtar për rezultatin.
Sigal