Ahmet Zogu për Vorio- Epirin Grek

1094
Sigal

 Zogu: Disa qytete të Shqipërisë i përkasin shtetit grek, Korça, Himara, Gjirokastra etj..

Një deklaratë e panjohur në rrëfimin e tij, Kosta Marit Botuar në revistën Provoli me botues Llambi Thanasi, Athine, Janar -Mars 2009. “Rrëfej se, në të vërtet brenda Mbretërise së shqiptarëve ekzistojnë edhe vende greke si, Korça, Himara, Dhroviani, Gjirokastra. Ajo deklaratë -rrëfimi, u bë më 1931-n, nga vet Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu I. Në të vërtetë, në shkurt të 1933, gjatë shkuarjes së tij në Vjenë për çështje shëndeti, Mbreti i shqiptarëve dha një intervistë të lirë bashkudhëtarit,  një të njohuri të tij të vjetër, gazetar grek. Intervista bashkë me fotografinë e Zogut, u botua në gazetën e përditshme të mëngjesit, të Athinës “I Eliniqi” (GREKJA)2.  Botimi sjell mbititull “Greqia dhe fqinjët e saj”, titulli: “Me Mbretin Zog, për politikën e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me Greqinë”. Nëntitull: Një intervistë e shkëlqyer. Citojmë nga kjo intervistë një pjesë, ku i referohet marrëdhënieve greko-shqiptare dhe Vorio -Epirin grek. Ashtu vërtet, siç u dha në faqen e parë të gazetës, shqiptarët dhe grekët për një çast, Ahmet Zogu ndërpret heshtjen e lodhshme dhe më thotë: “Duhet të njohin grekët, se unë vishem nga ndjenjat më miqësore për Greqinë. Mos harroni, se kurrë nuk harroj se mbretëria e Shqipërisë është mbesa, le ta themi kështu, e Greqisë. Na bashkojnë kaq lidhje historike, por.. (dhe ndaloi për një moment). Pastaj ,vazhdoi menjëherë, por sigurisht është premisë e domosdoshme ruajtja e kësaj miqësie, respekti reciprok në drejtim të integritetit tokësor të dy vendeve tona, të Shqipërisë dhe të Greqisë. Rrëfej,- vazhdoi Mbreti, -se në të vërtet brenda Mbretërisë së shqiptarëve ekzistojnë edhe vende greke. Si Korça, Himara, Dhroviani , Gjirokastra edhe pjesërisht edhe në disa të tjera akoma. Por, konventat ndërkombëtare na caktuan kufijtë tanë, kështu që… Kur do të kthehem, po të kemi shëndet sigurisht, do të përpiqem të përuroj me vendin tuaj mik, një periudhë të re marrëdhëniesh të miqësisë e fqinjësisë së mirë për të mirën e dy palëve”. I njëjti fragment nga intervista u ribotua me titull “Deklarata të Mbretit të Shqipërisë”, nga e vetmja gazetë vorio-epirote që botohej në Greqi. Pellazgos Koricas, me të vetmen vërejtje të drejtorit të saj, veteranit luftëtar kombëtar, Konstandino Skenderi, “Ne do të shohim” pjesën e intervistës të Ahmet Zogut që cituam, konsiston në rrëfimin publik se zona vorio-epirote është greke.  Në të vërtetë nga ajo rrjedh padyshim, se më i Larti i Partisë Shqiptare në moment sinqeriteti pohoi publikisht, i lirë, qartë, kategorik dhe i vetëdijshëm për seriozitetin e deklaratës së tij, se shteti shqiptar posedon zona greke, të cilat edhe i përcaktoi me qartësi. Megjithatë, mohoi çdo lloj përgjegjësie për posedimin e tyre duke përmendur marrëveshjet ndërkombëtare që imponuan kufijtë ndërmjet dy shteteve. Intervista e Kryetarit të shtetit shqiptar, në gazetën “I Eliniqi” si dhe përmbajtja e saj, nuk u kontestua nga asnjëri. Kërkimet në arkivat dhe në shtypin e kohës treguan se botimi i deklaratës-rrëfim të Mbretit të Shqipërisë së pari, nuk u përgënjeshtrua as nga ai vetë, as nga qeveria e Tiranës, as nga Ambasada Shqiptare në Athinë. Së dyti, nuk shkaktoi protesta dhe kundërshtime nga kundërshtarët e tij brenda dhe jashtë vendit dhe së treti, nuk shërbeu si fakt- akuzë kundër tij nga armiqtë e tij të shumtë, as gjatë mbretërimit të tij, as gjatë largimit të tij nga Shqipëria. Si pasojë ishte një pranim i përgjithshëm dhe i heshtur nga bashkëpatriotët e tij, se shfaqi realitetin. Si përfundim dhe sa thamë më lart, përmblidhet se në 1931-n, i gjithë sistemi i pushtetit të Shqipërisë, duke njohur adresën etnologjike të shtetit dhe duke rënë dakord heshtazi me deklaratën publike të prijësit më të lartë të vendit, pranoi se shteti shqiptar posedon dhe mban zona greke dhe pohoi se, Vorio- Epiri është grek. Nënshkrimi i Zogut dhe titulli frëngjisht: “Roi de Albanias” (Mbreti i shqiptarëve), nga shkresa dërguar Mbretit të Grekëve Gjeorgji II, Ahmet Zogu gjatë Luftës së Parë Botërore shërbeu në ushtrinë Austro-hungareze në krye të vullnetarëve shqiptarë, Ministër i Brendshëm1921, Kryeministër 1922, ka ardhur në pushtet me mbështetjen e të huajve dhe të traditës politike të Shqipërisë. Me shpalljen e demokracisë më 1925, u shpall Kryetar për shtatëvjeçarin 1925-1932, por në 1928, u shpall Mbreti me emrin Zogu I dhe titullin Mbret i Shqiptarëve. Ishte i pari mbret me përkatësi etnike shqiptare. Nr. i gazetës 2176, i 15 Marsit 1931,  Lidhjen e ngushtë të afërme ndërmjet dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë, e kanë theksuar në çdo rast lideri historik të shtetit të ri, p.sh Mehdi Frashëri duke folur në sesionin e 50 -të të Shoqërisë së Kombeve, e ka karakterizuar Greqinë  “motër të madhe të Shqipërisë”. Sigurisht, i referohet edhe Protokollit të Florendinës 17 dhjetor 1913, që shkaktoi kundërshtinë e vorio-epirotëve që injoroi identitetin e tyre dhe dëshirën për t’ u bashkuar me Greqinë. Edhe në një intervistë  më përpara, në 1925, Zogu, Kryetar i Republikës, kishte theksuar “dispozicionin e tij të mirë për të konsoliduar marrëdhënie shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë (shiko gazetën Eleftheron Vima Athina , 5 Korrik 1925. Nr. gaz 658 (2058) i 12 Prillit 1931, Titulli Mbreti i Shqiptarëve që u sanksionua me Kushtetutë të 1928, shkaktoi pakënaqësinë e Beogradit, i cili e akuzoi për ndërhyrje në punë të brendshme të Jugosllavisë, për shkak të popullsisë së Kosovës që përfshihej në territoret e saj. Përkundrazi Greqia njohu para-natyrisht, pas Italisë që ishte mbrojtësja e Zogut. Kryeministër Pandeli Vangjeli, ministër i Jashtëm Reuf  Fico, ministër i Ekonomisë Kombëtare Mehdi Frashëri. Në 1931, vendi i ambasadorit shqiptar në Athinë ishte bosh dhe detyrat e tij i kryente sekretari i parë i ambasadës Sotir P. Laci. Pas vendosjes së regjimit të Zogut 1925 , liderët e opozitës ikën jashtë shtetit. Në Greqi kërkuan azil politik, kuadro të ndryshëm të Fan Nolit: Koço Tasi në Athinë, Spiro Koleka dhe Omer Nishani në Korfuz, që qëndruan deri sa ra Zogu, mbështetur financiarisht nga qeveria e Jugosllavisë.  Armiq të Zogut, P. Mitrovica, M. Kruja, A. Këlcyra, K. Tromara, për t’ u shpëtuar ndjekjeve ikën në Vjenë e Paris, ku përdorën të gjitha mjetet deri edhe për eliminimin fizik të Zogut. Zogu mbretëroi nga 1 Shtator 1928 deri në 7 prill 1939. Gjatë pushtimit fashist, (7 Prill 1939) Zogu i tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij, nga kuadro të shtetit dhe të ushtrisë, la Shqipërinë dhe iku në rrugë tokësore nga Korça në Greqi me pasardhësin porsalindur, familjen dhe suitën që e shoqëronin (Kryeministri, Ministri i Jashtëm, i Brendshëm, i Drejtësisë, i Ekonomisë dhe kuadro të larta. Gjithsej 97 persona përfunduan në një hotel në Vollo, ku u vunë në dispozicion të tyre 23 dhoma. I mikpritur nga shteti Grek, i cili vuri të gjitha shpenzimet e rrugës dhe të qëndrimit të tij në Greqi. Para se të nisej nga Tirana kishte dorëzuar në Ambasadën Greke për ruajtje, mobilje të ndryshme, tapete, të cilat ngaqë përbënin pasuri të shtetit shqiptar, ambasada i ktheu me protokoll qeverisë së re shqiptare.