Ahmet Demaj: Arti për kombin dhe Cakrani

965
Sigal

Fundjava si ëndërrues
evropian ka vend për t’u organizuar, për ata që kanë siguruar të ardhura; për të
udhëtuar me avion, makina luksi edhe për ata pak idealistë që mezi presin ditët
të promovojnë vlera kulturore, e patriotike në trevat e origjinës  apo aty ku kanë ngritur strehëzat e tyre për të
jetuar.

Jam simpatizant i të
dyve, jo se nuk i dua të parët, por them si dhe dhelpra për rrushin: “Nuk i
dua, s’janë për mua!”.

Koha na ka bindur, më
ka bindur, se kemi edhe detyrim ndaj shërbimit që duhet t’u bëjmë vlerave tona
atdhetare dhe kulturore, të cilat njihen pak, ose aspak deri më tani.
Sinqerisht e pranuam jo një drekë në Llogora, por pjesëmarrjen në një guidë
turistike, për promovim të një MUZEU NATYROR, në Kreshpan të Fierit, na zgjon
diçka të veçantë, që ndoshta na ka munguar…

Personazhi kryesor
ishte piktori, skulptori, artisti i talentuar Shkëlqim Meçaj, ku arti dhe
shpirti i artistit Shkëlqim Meçaj kanë një ndërthurje perfektë, me një shkëlqim
të veçantë… Organizator Dr. Asqeri Llanaj, Halil Bregasi, Luan Nazëraj,
krijues dhe përfaqësues të shoqatës A.K “CAKRANI”.

Bashkë me Ruzhdi
Barjamin dhe Albert  Habazaj, si dashamirësit
të këtyre punëve, u befasuam nga të papriturat emocionale, nga njëra te tjetra.

Në Fier na pret dhe protagonisti,
Shkëlqim Meçaj. Na prezanton me miqtë e tij dhe kërkon të mos veçoj asnjë, por
të dalloj midis të tjerëve kolegun, piktorin dhe studiuesin e MISTIKËS z.
Sokrat Hanaj dhe operatorin, kronikan Rinor Brakaj.

Pa koment na fut në
studion”Meçaj”, ku nisin e flasin të gjithë me radhë. Emocionet që u krijohen
nga ato pamje, ua ngatërrojnë disi mendimet për të qenë të qartë në ato që duan
të thonë. Arti dhe shikuesi i krijojnë këto marrëdhënie të ndërsjella, që është
magjia e forcës së artit.

Të dera e studios si
dy buste të gjalla, mjaftë engjëllor janë vendosur; djali JONART dhe i vajzës
sybukur ARJONA, që babai i tyre Shkëlqim Meçaj i quan kryevepra të tij dhe të
bashkëshortes. I analizon emrat e zgjedhur JONART. A ka emra më shqiptar ? Që këtu
flet arti për kombin dhe vihet vulë mbi kombëtaren në art. Por të themi të vërtetën
edhe pse kjo studio mban firmat e vizitorëve shumë interesant, edhe për
pikturat e tij kanë një gjeografi globale vlerësimesh, jo nga sy amatorësh, por
specialist të galerive në Ballkan dhe Europë. Dhe… mëndja më rri te e pa pritura
që do të gjejmë në KRESHPAN,vendlindja e Shkëlqimit. Kjo na bëri që edhe kafen
e mirëseardhjes ta pimë atje, te Muzeu, NË NATYRË, në Kreshpan.

Secili si i “dehur” në
mendim nga idetë, nga lojërat, nga gojëdhënat, nga drita dhe hija, nga raporti
i pjesëve, në raport me të tërën, nga marrja e ekspozimit.

Nga monedhat e gjetura,
nga historia interesante e mbretit MAURON, me nofulla si të derrit, për të
treguar forcën dhe moshën meditonim jo për pak kohë për 250-400 vjet histori. Histori
e vendlindjes: “Kreshpan, Cakran, Gurëzezë”. Në rrugë na prezantojnë banesën e
Alush Frakullës. Njeri më histori në atë zonë dhe jo brenda hartës së sajë.

Shoferi Dritan Llanaj,
na mbështet në kërkesat tona për të qëndruar. Sjellja e tij është për t’u marrë
shembull dhe të skalitet në kujtesë. Ku e gjen këtë inteligjencë ky
mallakastriot i thekur. Janë legjendat, janë këngët, janë mistiket, janë gjyshërit
dhe katërgjyshrit, brezat e pa fund që e kanë kthyer këtë intelektual të artit
në një “rob” të prezantimit me daltë dhe penel 
të vendlindjes të të parëve të tij.

E merr drejtimin dhe
na prezanton dy idhujt e tij, babain Avni Meçaj dhe nënën Vele Meçaj.

Ata me pamje dhe fjalë
të thjeshta, demonstrojnë modesti fisnike për punën dhe veprën e të birit artist.
Gëzuar! Uron, me hapjen e një shisheje shampanje.

Ne të vajturit që u
konsideruam miq, befasohemi me konceptimin e programit, fjalët e thjeshta që
nisi të flas (sepse ndodh që artisti të mbyt me terma, me rryma me… që të bëjnë
të mos marësh vesh çfarë thonë). Shkëlqimi jo. Fare thjeshtë fillon: “Ja shtëpia
e vjetër. E rrëzuar gjysma e çatisë. E mban në këmbë ai trari i lisit. I ruaj
si sytë e ballit. Aty kam lindur unë. Si kjo shtëpia ime është rrëzuar e
mbuluar gjithë qytetërimi i kësaj zone. Me këto vepra që kam ekspozuar si;
punime skulpture në gur dhe dru që bëhen me shumicë se 40 vepra arti në natyrë,
dua të RINGJALL…

 Gurët vijnë nga gjithë trevat e Shqipërisë. Është
vendlindja ime, jo e një fisi, por e atyre që quhen Gurë Zeza”. Si një pedagog  që do të mbajë mbërthyer vëmendjen tonë shpjegon;
psetë tona pa mbarim. Na vendos me takt në një amfiteatër që nxë brenda tij
50-60 vende dhe vijon: Jo vetëm me guxim, por dhe shumë i bindur në ato që thotë
se do t’i bëjë realitet. Garanci për këto që them, janë bindjet e tij. Nuk i ka
të imponuara dhe kjo ka rëndësi: talenti, shpirti idealist, patriotizmi,
kultura globale, dëshira për të konkurruar dhe aftësia për të përballuar,
dinjitoz dhe i matur dhe i matshëm në suksese, me aftësi programuese, me
projekte afat mesme dhe afat gjata, dhe mbi të gjitha me një marketing konkret
për sot dhe imagjinar për nesër, ta kthejnë idenë në bindje, ëndrrën në
realitet, të pa mundurën në të mundur, të prekshme… Ai ka studiuar mirë se nga
vjen dhe çfarë dëshiron të arrij. I vlerësoi pjesëmarrësit me një Certifikatë “
Si vizitor të parë, për një faqe të re në këtë histori arti në natyrë të veçantë
dhe kërkues për turist dhe vizitor ELITAR. Jam i bindur që kur të gjenden
format e propagandimit për shkollat dhe studentët që studiojnë art deri te
AKADEMIA E ARTEVER, të shumë OJQ-ve që na prezantojnë në BE për ripromovime
kulturore, origjinën turistike me turist kulturor, gazetar si Marin Mema, Auron
tare, apo Rudina Xhunga, pasdite në TOP CHENELL apo e diela Shqiptare në TV
KLAN, do të gjejnë dhe do të shtojnë në hartën e e Shqipërisë turistike edhe
KRESHPANIN e FIERIT.

Nxitojmë-thotë Shkëlqimi,
sepse trupin e kam këtu dhe mendjen në GUR ZEZË edhe pse 513 m. mbi nivelin e
detit dhe me një rrugë të keqe nga bisedat e vendasve se ndjemë fare lodhjen, sepse
secili tregonte me duf: Në pamje të Gurëzezës, përfaqësues fetar, turbe dhe një
shërbëtor feje. “Gjelbërimi i gjithë kodrës ngjan si qershia mbi tortë”- tha
Albert Habazaj.

Fushëpamja: Një trekëndësh”
GURË ZEZË, “KURORA E MALIT” mbi TARTAR, Sevaster- Vlorë, dhe “BABA TOMORRI” në
Berat. Institucionet fetare të ngritura nga bektashinjtë ngjajnë si antena
komunikimi që japin e marrin nga njëra-tjetra mesazhe nga i plotfuqishmi!…

Ulja e hershme në
natyrë të hapur, ndonjë herë të kënaq më shumë se sa sallat mondane në
kryeqytet. Natyra të jep energji, salla duket sikur t’i shtrydh ato.

Temat shkencore pa e
zgjeruar njohjen. Halil Bregasi foli për Sheshin e Shpirtrave, për harkun dhe
shigjetën e Varibobit, për ndërtesat e vjetra, për varret e hershme të Cakranit.
Dr Asqeri Llanaj, flet me krenari për arritjet e shoqatës A.K Cakran , që
Asqeriu, Luani, etj punojnë mjaftë mirë për propagandimin e vlerave kulturore
atdhetare të kësaj zone. Sokrat Hanaj-interesant me mendimet e tij për MISTIKEN
-IDEALISTEN-PARADOKSE- me imagjinatën e të jetuarit përtej botës pa jetë dhe me
reflektim në art, për të tashmen realizuan kompozimin e një guide turistike që
do të kishte zili ndonjëri që merr rrogë nga shteti. Përsëri Shkëlqimi! Këtu në
Gurëzezë, nën këtë tokë, nën këtë kurorë me pisha nga këta dy Gurët e zi mua më
vijnë vallë energjitë që e ndjej?!  Aty
janë PELLAZGËT dhe gjuha e tyre. Aty shoh Ilirët, shoh mbretin MUROR dhe të parët
e mi. Do t’i bëjë të gjallë me penelin dhe daltën time. Do t’i bëjë të gjejnë
paqen si vëllai te vëllai, si fshatar, si shqiptar. Vetëm atëherë unë do të
gjej paqen me veten time. A thua se ka të drejtë me deklaratat që bën?! Unë që
njoha artin dhe krenarinë për rrugën që kam nisur-them: PO! Ngrihuni dhe ju dhe
jam i bindur që do të thoni: PO!  Detyrohem
të pyes: A do t’i jap të drejtë opinioni që ky artist shpenzon kohën, artin kur
të tjerët kanë kryefjalë: Para, krim, krizë, mohim i çdo vlere, baltë mbi
lavdinë e të parëve tanë, e  akoma më keq
shitje të historisë. Unë jam i bindur që koha do të kthehet tek këta PATRIOTË TË
RINJ, që kohën dhe gurin e bëjnë në momente të lavdishme të historisë, të gjuhës,
të të parëve tanë! Janë të rrallë. Një është Skenderbeu. Një është Ismail
Qemali. Një është Nënë Tereza. Nga një Janë të gjithë ata që paraqesin në glob
Shqipërinë tonë të denjë si Shqiponjë. Një është Ermonela Jaho e Skraparit,
Inva Mula, Laura Mersini, Ismail Kadare dhe sa e sa të tjerë artist, këngëtar,
sportist, midis të cilëve edhe Shkëlqim Muça, që duke e ekspozuar artin e tij në
botë nderon gjithë kombin e tij. Në këto 10 orë lëvizje arrijmë në përfundim:
Arti i Shkëlqim Muçaj i ekspozuar në Paris, i cilësuar si art klas do t’i qëndrojë
kohës se është real, i bukur, të frymëzon, të bind, i admirueshëm, i pa
kontestueshëm, është klasik, i gërshetuar me traditën dhe modernen. Jemi të
varfër ekonomikisht, por kemi shumë pasuri që flenë gjumë mbi dhe nën tokë! Vetëm
me projekte si ato të Shkëlqim Muçit- kthehen në pasuri me tapi për gjithë
brezat.Vetëm një shqetsim shprehu: S’më shqetësojnë veprimet e të paditurve, më
alarmon heshtja e të diturve”. Të dashur lexues!  Vizitojeni këtë muzeum natyror dhe kini për të
parë atë që ju mungon në jetë, çfarë parafytyrimesh  do t’ju lindin për vendlindjen tuaj, për  Shqipërinë tonë. Unë kështu do të bëja!  

                                    

 

*Kryetar i Shoqatës A K LABËRIA

                                                         
VLORË