Ahmet Demaj: Arti për kombin dhe Cakrani

Fundjava si ëndërrues evropian ka vend për t’u organizuar, për ata që kanë siguruar të ardhura; për të udhëtuar me avion, makina luksi edhe për ata pak idealistë që mezi presin ditët të promovojnë vlera kulturore, e patriotike në trevat e origjinës  apo aty ku kanë ngritur strehëzat e tyre për të jetuar.

Jam simpatizant i të dyve, jo se nuk i dua të parët, por them si dhe dhelpra për rrushin: “Nuk i dua, s’janë për mua!”.

Koha na ka bindur, më ka bindur, se kemi edhe detyrim ndaj shërbimit që duhet t’u bëjmë vlerave tona atdhetare dhe kulturore, të cilat njihen pak, ose aspak deri më tani. Sinqerisht e pranuam jo një drekë në Llogora, por pjesëmarrjen në një guidë turistike, për promovim të një MUZEU NATYROR, në Kreshpan të Fierit, na zgjon diçka të veçantë, që ndoshta na ka munguar…

Personazhi kryesor ishte piktori, skulptori, artisti i talentuar Shkëlqim Meçaj, ku arti dhe shpirti i artistit Shkëlqim Meçaj kanë një ndërthurje perfektë, me një shkëlqim të veçantë... Organizator Dr. Asqeri Llanaj, Halil Bregasi, Luan Nazëraj, krijues dhe përfaqësues të shoqatës A.K “CAKRANI”.

Bashkë me Ruzhdi Barjamin dhe Albert  Habazaj, si dashamirësit të këtyre punëve, u befasuam nga të papriturat emocionale, nga njëra te tjetra.

Në Fier na pret dhe protagonisti, Shkëlqim Meçaj. Na prezanton me miqtë e tij dhe kërkon të mos veçoj asnjë, por të dalloj midis të tjerëve kolegun, piktorin dhe studiuesin e MISTIKËS z. Sokrat Hanaj dhe operatorin, kronikan Rinor Brakaj.

Pa koment na fut në studion”Meçaj”, ku nisin e flasin të gjithë me radhë. Emocionet që u krijohen nga ato pamje, ua ngatërrojnë disi mendimet për të qenë të qartë në ato që duan të thonë. Arti dhe shikuesi i krijojnë këto marrëdhënie të ndërsjella, që është magjia e forcës së artit.

Të dera e studios si dy buste të gjalla, mjaftë engjëllor janë vendosur; djali JONART dhe i vajzës sybukur ARJONA, që babai i tyre Shkëlqim Meçaj i quan kryevepra të tij dhe të bashkëshortes. I analizon emrat e zgjedhur JONART. A ka emra më shqiptar ? Që këtu flet arti për kombin dhe vihet vulë mbi kombëtaren në art. Por të themi të vërtetën edhe pse kjo studio mban firmat e vizitorëve shumë interesant, edhe për pikturat e tij kanë një gjeografi globale vlerësimesh, jo nga sy amatorësh, por specialist të galerive në Ballkan dhe Europë. Dhe… mëndja më rri te e pa pritura që do të gjejmë në KRESHPAN,vendlindja e Shkëlqimit. Kjo na bëri që edhe kafen e mirëseardhjes ta pimë atje, te Muzeu, NË NATYRË, në Kreshpan.

Secili si i “dehur” në mendim nga idetë, nga lojërat, nga gojëdhënat, nga drita dhe hija, nga raporti i pjesëve, në raport me të tërën, nga marrja e ekspozimit.

Nga monedhat e gjetura, nga historia interesante e mbretit MAURON, me nofulla si të derrit, për të treguar forcën dhe moshën meditonim jo për pak kohë për 250-400 vjet histori. Histori e vendlindjes: “Kreshpan, Cakran, Gurëzezë”. Në rrugë na prezantojnë banesën e Alush Frakullës. Njeri më histori në atë zonë dhe jo brenda hartës së sajë.

Shoferi Dritan Llanaj, na mbështet në kërkesat tona për të qëndruar. Sjellja e tij është për t’u marrë shembull dhe të skalitet në kujtesë. Ku e gjen këtë inteligjencë ky mallakastriot i thekur. Janë legjendat, janë këngët, janë mistiket, janë gjyshërit dhe katërgjyshrit, brezat e pa fund që e kanë kthyer këtë intelektual të artit në një “rob” të prezantimit me daltë dhe penel  të vendlindjes të të parëve të tij.

E merr drejtimin dhe na prezanton dy idhujt e tij, babain Avni Meçaj dhe nënën Vele Meçaj.

Ata me pamje dhe fjalë të thjeshta, demonstrojnë modesti fisnike për punën dhe veprën e të birit artist. Gëzuar! Uron, me hapjen e një shisheje shampanje.

Ne të vajturit që u konsideruam miq, befasohemi me konceptimin e programit, fjalët e thjeshta që nisi të flas (sepse ndodh që artisti të mbyt me terma, me rryma me… që të bëjnë të mos marësh vesh çfarë thonë). Shkëlqimi jo. Fare thjeshtë fillon: “Ja shtëpia e vjetër. E rrëzuar gjysma e çatisë. E mban në këmbë ai trari i lisit. I ruaj si sytë e ballit. Aty kam lindur unë. Si kjo shtëpia ime është rrëzuar e mbuluar gjithë qytetërimi i kësaj zone. Me këto vepra që kam ekspozuar si; punime skulpture në gur dhe dru që bëhen me shumicë se 40 vepra arti në natyrë, dua të RINGJALL…

 Gurët vijnë nga gjithë trevat e Shqipërisë. Është vendlindja ime, jo e një fisi, por e atyre që quhen Gurë Zeza”. Si një pedagog  që do të mbajë mbërthyer vëmendjen tonë shpjegon; psetë tona pa mbarim. Na vendos me takt në një amfiteatër që nxë brenda tij 50-60 vende dhe vijon: Jo vetëm me guxim, por dhe shumë i bindur në ato që thotë se do t’i bëjë realitet. Garanci për këto që them, janë bindjet e tij. Nuk i ka të imponuara dhe kjo ka rëndësi: talenti, shpirti idealist, patriotizmi, kultura globale, dëshira për të konkurruar dhe aftësia për të përballuar, dinjitoz dhe i matur dhe i matshëm në suksese, me aftësi programuese, me projekte afat mesme dhe afat gjata, dhe mbi të gjitha me një marketing konkret për sot dhe imagjinar për nesër, ta kthejnë idenë në bindje, ëndrrën në realitet, të pa mundurën në të mundur, të prekshme… Ai ka studiuar mirë se nga vjen dhe çfarë dëshiron të arrij. I vlerësoi pjesëmarrësit me një Certifikatë “ Si vizitor të parë, për një faqe të re në këtë histori arti në natyrë të veçantë dhe kërkues për turist dhe vizitor ELITAR. Jam i bindur që kur të gjenden format e propagandimit për shkollat dhe studentët që studiojnë art deri te AKADEMIA E ARTEVER, të shumë OJQ-ve që na prezantojnë në BE për ripromovime kulturore, origjinën turistike me turist kulturor, gazetar si Marin Mema, Auron tare, apo Rudina Xhunga, pasdite në TOP CHENELL apo e diela Shqiptare në TV KLAN, do të gjejnë dhe do të shtojnë në hartën e e Shqipërisë turistike edhe KRESHPANIN e FIERIT.

Nxitojmë-thotë Shkëlqimi, sepse trupin e kam këtu dhe mendjen në GUR ZEZË edhe pse 513 m. mbi nivelin e detit dhe me një rrugë të keqe nga bisedat e vendasve se ndjemë fare lodhjen, sepse secili tregonte me duf: Në pamje të Gurëzezës, përfaqësues fetar, turbe dhe një shërbëtor feje. “Gjelbërimi i gjithë kodrës ngjan si qershia mbi tortë”- tha Albert Habazaj.

Fushëpamja: Një trekëndësh” GURË ZEZË, “KURORA E MALIT” mbi TARTAR, Sevaster- Vlorë, dhe “BABA TOMORRI” në Berat. Institucionet fetare të ngritura nga bektashinjtë ngjajnë si antena komunikimi që japin e marrin nga njëra-tjetra mesazhe nga i plotfuqishmi!...

Ulja e hershme në natyrë të hapur, ndonjë herë të kënaq më shumë se sa sallat mondane në kryeqytet. Natyra të jep energji, salla duket sikur t’i shtrydh ato.

Temat shkencore pa e zgjeruar njohjen. Halil Bregasi foli për Sheshin e Shpirtrave, për harkun dhe shigjetën e Varibobit, për ndërtesat e vjetra, për varret e hershme të Cakranit. Dr Asqeri Llanaj, flet me krenari për arritjet e shoqatës A.K Cakran , që Asqeriu, Luani, etj punojnë mjaftë mirë për propagandimin e vlerave kulturore atdhetare të kësaj zone. Sokrat Hanaj-interesant me mendimet e tij për MISTIKEN -IDEALISTEN-PARADOKSE- me imagjinatën e të jetuarit përtej botës pa jetë dhe me reflektim në art, për të tashmen realizuan kompozimin e një guide turistike që do të kishte zili ndonjëri që merr rrogë nga shteti. Përsëri Shkëlqimi! Këtu në Gurëzezë, nën këtë tokë, nën këtë kurorë me pisha nga këta dy Gurët e zi mua më vijnë vallë energjitë që e ndjej?!  Aty janë PELLAZGËT dhe gjuha e tyre. Aty shoh Ilirët, shoh mbretin MUROR dhe të parët e mi. Do t’i bëjë të gjallë me penelin dhe daltën time. Do t’i bëjë të gjejnë paqen si vëllai te vëllai, si fshatar, si shqiptar. Vetëm atëherë unë do të gjej paqen me veten time. A thua se ka të drejtë me deklaratat që bën?! Unë që njoha artin dhe krenarinë për rrugën që kam nisur-them: PO! Ngrihuni dhe ju dhe jam i bindur që do të thoni: PO!  Detyrohem të pyes: A do t’i jap të drejtë opinioni që ky artist shpenzon kohën, artin kur të tjerët kanë kryefjalë: Para, krim, krizë, mohim i çdo vlere, baltë mbi lavdinë e të parëve tanë, e  akoma më keq shitje të historisë. Unë jam i bindur që koha do të kthehet tek këta PATRIOTË TË RINJ, që kohën dhe gurin e bëjnë në momente të lavdishme të historisë, të gjuhës, të të parëve tanë! Janë të rrallë. Një është Skenderbeu. Një është Ismail Qemali. Një është Nënë Tereza. Nga një Janë të gjithë ata që paraqesin në glob Shqipërinë tonë të denjë si Shqiponjë. Një është Ermonela Jaho e Skraparit, Inva Mula, Laura Mersini, Ismail Kadare dhe sa e sa të tjerë artist, këngëtar, sportist, midis të cilëve edhe Shkëlqim Muça, që duke e ekspozuar artin e tij në botë nderon gjithë kombin e tij. Në këto 10 orë lëvizje arrijmë në përfundim: Arti i Shkëlqim Muçaj i ekspozuar në Paris, i cilësuar si art klas do t’i qëndrojë kohës se është real, i bukur, të frymëzon, të bind, i admirueshëm, i pa kontestueshëm, është klasik, i gërshetuar me traditën dhe modernen. Jemi të varfër ekonomikisht, por kemi shumë pasuri që flenë gjumë mbi dhe nën tokë! Vetëm me projekte si ato të Shkëlqim Muçit- kthehen në pasuri me tapi për gjithë brezat.Vetëm një shqetsim shprehu: S’më shqetësojnë veprimet e të paditurve, më alarmon heshtja e të diturve”. Të dashur lexues!  Vizitojeni këtë muzeum natyror dhe kini për të parë atë që ju mungon në jetë, çfarë parafytyrimesh  do t’ju lindin për vendlindjen tuaj, për  Shqipërinë tonë. Unë kështu do të bëja!  

                                    

 

*Kryetar i Shoqatës A K LABËRIA

                                                          VLORË