Agim Musta: Pse u dënua Muharrem Hoxha, në burgun e Burrelit për pjesëmarrjen në Ballin Kombëtar dhe si na shpallën tradhtarë, u

76

INTERVISTA/ Flet ish i burgosuri politik, Agim Musta: Lufta patriotike për ruajtjen e kufijve tanë kombëtarë

Kur më çuan në burgun e Burrelit, në vjeshtën e 1962- shit, më caktuan në kaushin nr. 9. Midis 40 të burgosurve që ishin në këtë kaush, ndodhej dhe Muhamet Hoxha nga Gjirokastra. Metja, siç e thërritnin bashkëvuajtësit, kishte një trup mesatar, por të fuqishëm. Ecte pak i përkulur nga një reumatizëm kronik. Sytë i kishte të rrumbullakët si dy sfera bojë qielli dhe i lëvizte në mënyrë të habitshme. Fliste shumë dhe cigaren «mahorka», të mbështjellë me fletë librash të vjetër, s’e hiqte nga goja. Qe veshur me një palë rroba të vjetra shajaku, të përshtatshme për klimën e ftohtë të Burrelit. Shpesh këndonte me zë të ulët këngën e vjetër labe:

Gryk’ e Selckës është zënë, i ziu Resul nga të bëjë,

«i pëlqen» Metes kjo këngë, më thoshte profesor Foto Bala. “Resuli është i ziu Mete dhe… Gryka e Selckës është burgu» dhe buzëqeshte hidhur.

– E qartë. – iu përgjigja Fotos dhe shihja Muhametin me keqardhje e kureshtje.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf