Agim Jazaj:Lufta e Vlorës 1920 dhe si e ngriti Avni Rustemi,Halim Xhelo dhe Jani Minga”Mbrojten Kombëtare”

1273
Sigal

– Si ngriti Avni Rustemi së bashku me Halim Xhelon e Jani Mingën, në vitin 1918 organizatën e “Mbrojtjes Kombëtare”

Lufta e fshatarsisë vlonjate dhe e dushkarakut për çlirimin e Vlorës, më 1920

 – Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi ultimatumin komandantit të forcave pushtuese italiane, Piaçentinit

Nga Agim JAZAJ

 

Edhe pas “Traktatit të Londrës” trupat pushtuese, nuk pranuan të tërhiqeshin nga rrethet e Vlorës, dhe Tepelenës. Ky qëndrim, ndoshta konvergonte edhe me qëndrimin e tregtarëve të mëdhenj, bejlerëve dhe agallarëve, fajdexhinjve, sepse

pasuroheshin në kurriz të popullit fukara. Në këto kushte të rënda ekonomike, shoqërore dhe politike, patrioti; Ismail Qemali, ngriti zërin dhe bëri thirrje kundër qëndrimit të ushtrisë pushtuese në Vlorë, duke e parë rrezikun që po kanoset ende për Pavarësinë Kombëtare. Në këtë kohë, në krye të djalërisë vlonjate në qytet dhe në fshatrat vlonjate u ngritën më këmbë dhe në krye patriotët e shquar; Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga etj.

Avni Rustemi së bashku me patriotët e tjerë vlonjatë; Halim Xhelo e Jani Minga, në vitin 1918 udhëheqin organizatën e “Mbrojtjes Kombëtare”, duke organizuar demonstratën e madhe të 28 Nëntorit, të vitit 1919, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Nga djalëria vlonjate e qytetit dhe e fshatit, u shënua një moblizim dhe organizim për të luftuar pushtuesin. Demonstruesit hidhnin parulla: “Vlora është e jona” dhe valëvitnin flamujt gjatë zhvillimit të demonstratës.

Në vitin 1919, nën drejtimin e patriotit Halim Xhelo, u formua shoqëria kulturore: “Shtiza e Qytetërimit”, e cila nën hundët e pushtuesit i dha impulse të reja lëvizjes kombëtare dhe detyroi imperialistët të përqendronin vëmendjen për të ruajtur zotërimin mbi Vlorën, duke e parë si qendrën më të rëndësishme, strategjike për të siguruar Adriatikun, duke e quajtur gjirin e Vlorës si atë të Gjiblartarit.

Gjithë këto evenimente të pasuara nga Lëvizje të fuqishme patriotike në Vlorë kishin ndjeshmërinë dhe përfshinte në veprimtaritë patriotike edhe fshatarët e Dushkarakut, qysh nga “Kongresi i Lushnjes”, “Kuvendi i Barçallasë”, etj.

Nga gjithë këto reagime, patriotike; gjeneral Piaçentini, kryekomandant i forcave italiane të Vlorës, më 16 Maj të vitit 1920 shpalli “Gjendjen e Jashtëzakonshme” dhe urdhëroi zbatimin e saj, ndaloi mbledhjet e qytetarëve pa leje, si dhe mbajtjen e dyerve të shtëpive të hapura, pas orës 22.00.

Në këto kushte, më 20 maj të vitit 1920, u krijua “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”. Dhe më 3 Qershor 1920 ky komitet lajmëroi dhe zhvilloi mbledhjen e “Beunit”, e shënuar në histori si; “Kuvendi i Beunit”.

Kuvendi vendosi të merrnin pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës; nga një person për çdo familje.

Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi ultimatumin komandantit të forcave pushtuese italiane:

 

Ultimatum te Piaçentini, e çoi Mehmet Selimi”…nga Mallkeqi.

 

Në ultimatumin formulohej:”Sot populli shqiptar, i bashkuar më shumë se kurrë, duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Evropës, si shpërblim i Italo-Grekëve-Serbëve”…Dhe vendosi të marrë armët. Ultimatumi kërkonte përgjigjen, po brenda datës 4 Qershor të vitit 1920.

Në mbarim të kohës së Ultimatumit, më 3 Qershor 1920, trupat vullnetare u ndan sipas planit të Komisionit të Luftës.

Duke u gdhirë e diel, 5 Qershor i vitit 1920, nisi lufta e popullit, e vegjëlisë, lufta e shenjtë patriotike, kundër qendrave ushtarake në; Kotë, Gjorm, Drashovicë, Llogora, Jonufër.

Si rezultat i këtyre betejave, repartet xheniere dhe postat e karabinierisë, u spastruan në fshatrat; Sevaster, Dushkarak, Vajzë etj.

Më pastaj u kalua në sulme, në qendrat e tjera të fortifikuara.

Atë kohë populli e përjetësoi në këngë:

 

Andej armë e maqina,

 Këtej spata e martina,

Andej rreth e rreth me hekur,

Ha e pi e vish e ngjish,

Këtej kur dhe për të vdekur,

Fshinin gjakun me këmishë”…

 

Në luftën anti-imperialiste, si gjithë populli i Vlorës edhe ai i Dushkarakut dha një kontribut të dukshëm në këtë epope të skalitur në vargjet e këngës:

 

Sevaster e Dushkarak,

Ç’u shkulën si një bajrak,

U hodhën mbi Vlorën Plakë,

E ndezën tym e flakë,

Ik në Romë, këtu s’ke hak,

Se ka zot ky toprak,

Të bëjmë synet me biçak.

Dushkarak e Sevaster,

Tokë me fshatra të tjerë,

Shumë lartë e çuan nderë,

Zaptuesin e hodhën në erë”…

 

Në këtë epope edhe populli i Dushkarakut ka dhënë kontributin e tij.

Çeta e Dushkarakut u inkuadrua në batalionin e Kudhësit, e përbërë me afro 50 luftëtarë, me komandantin e çetës së tyre; Mehmet Fegë Xhelilaj, luftuan me trimëri të rrallë për shpartallimin e postave të avancuara të pushtuesit si në; Dushkarak, Sevaster, Ploçë, Vajzë, Kotë, Mavrovë, Drashovicë, Sherishtë, e deri në Qafën e Koçiut.

Në këto luftime të ashpra dhe të pa barabarta, si nga numri i luftëtarëve dhe mjetet, teknika e armatimi, dhanë jetën e gjakun, ranë me heroizmin e pashoq edhe bijtë e fshatit Dushkarak:

 

1- Zyber Bejto Bejtaj

2-Deliko Ymer Jaupaj

3-Qerim Mane Manaj

4-Qëndro Fegë Xhelilaj

5-Selim Demir Hamazaraj

 

Ndërsa u plagosën në ato beteja bijtë vullnetarë të Dushkarakut:

 

1-Mehmet Fegë Xhelilaj

2-Haxhi Ismail Bushaj

3-Musa Ahmet Musaraj

4-Myslym Merko Merkaj

5-Rustem Vero Veraj

 

Legjendës së Zyber Bejto (Kudhësioti) për heroizmin e tij, të pa shoq, në Kotë, i cili rrëzoi për tokë 3 të vdekur me shkopin në dorë, kënga e ka skalitur dhe e ruan:

 

“Zyber Bejto Kudhësioti,

Një shkop kish vetëm në dorë,

I pari i shokëve shkoi,

Tre italian i ka ngordh,

Trimëria jote e pa çmuar,

Një histori për të shkruar”…

 

Në luftën e Vlorës, dhe për çlirimin e saj dha jetën edhe biri i Dushkarakut, Qëndro Fegë Xhelilaj, i cili ka mbetur i gjallë në vargjet e këngës:

 

“Qëndro Fega është vrarë,

Sheshtazi duke luftuar,

Gjithë Kudhësi ka qarë,

Për trimin e kulluar”…

 

Por, edhe trimi Selim Hamzaraj, djalë i ri, bir i Dushkarakut dha jetën heroikisht, duke u hedhur mbi telat me gjemba në pozicionet armike, i thurur në këngët e popullit:

 

Selimi një djalë i ri,

Shkoi në luftë dhe s’u kthye,

Luftoi me trimëri,

Për të shtrenjtin Atdhe”…

 

Grupet e vogla të luftëtarëve, në operacionet e tyre goditën rajonet e fortifikuara ku ishin dislokuar forcat pushtuese si në; Llogora, Ullishten e Vlorës, ku luftëtarët e njohur Selam Musai, Sheme Lepenica, Reshit Birçe nga Sevasteri dhe Mehmet Fega nga Dushkaraku, u përleshën me pushtuesit në Llogora.

Kënga e thurur për oficerin Mehmet Fega, ka mbetur në përjetësi:

 

“Atje te ulliri me dega,

U plagos trimi Mehmet Fega,

Kur pa që u plagos Mehmeti,

U hodh pa reshtur mbi ta,

Reshit Birçe Sevasteri,

Po dhe ky trim na u vra”….

 

Në këtë luftë nga bijtë e Dushkarakut, ranë 3 bijë, të vrarë dhe 5 të plagosur.

Viti 1920 i quajtur dhe në në atë kohë si viti i Rilindjes. Nëse Greqia kishte Kretën, Spartën, Shqipëria kishte Vlorën. Labërinë, Kotën, Drashovicën…Për të cilat vargjet e rapsodit mbeten në përjetësi:

 

“Obobo se ç’qënka Kota,

Bytym Mitroloz e topa,

Më e bukur se Evropa,

U plagos Kanani nga Shkoza,

Vallë cilin pati pranë,

Që i zbërthehu gjerdanë,

Me këmishë i lidhi plagnë,

Pati Ismail Hekuranë”…

 

Lajtmotivi i shqiptarit në shekuj ka qenë: “Më e ëmbël vdekja, kur i huaji vjen, dhe në mes të vatrës, bën si i pëlqen”. Në këto beteja titanike bijtë e Dushkarakut dhanë kontributin, po edhe gjakun, jetën e tyre për vatanin.

Në epopenë e Luftës së Vlorës më 1920, si gjithë popullsia e qarkut të Vlorës, edhe bijtë e fshatit të Dushkarak kanë qenë të organizuar në dy grupe. Njeri merrte pjesë në luftë dhe grupi tjetër qëndronte në rezervë dhe do të merrte pjesë në luftime vetëm me urdhër të “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”.

Në grupin e parë të bijve të Dushakarkut, kanë marrë pjesë këta bij:

 

1-Mehmet Fegë Xhelilaj komandant çete

2-Elmaz Sinan Sinani vullnetar

3-Ismail Hekuran Xhelilaj

4-Mexhit Selfo Gjonaj

5-Alush Sulejmën Veizaj

6-Bino Xhafer Xhaferaj

7-Sadik Laze Tafilaj

8-Haxhi Ismail Bushaj

9-Hasim Mëno Deraj

10-Dan Feta Dëraj

11-Shaskë Rustem Kapaj

12-Selam Ormën Alliraj

13-Qerim Ismail Haxhaj

14-Rrapo Hyso Malaj

15-Tartar Jaup Llanaj

16-Nuredin Elmaz Meçaj

17-Zyber Bejto Bejtaj

18-Selim Demir Hamzaraj

19-Qerim Mane Manaj

20-Qëndro Fegë Xhelilaj

21-Veliko Ymer Jaupaj

22-Ahmet Musa Zeqo

23-Banush Hasan Pashaj

24-Hajri Sulejmën Veizaj

25-Musa Tartar Tartaraj

26-Alem Merko Gjonaj

27-Myslym Merko Merkaj

28-Musa Ahmet Musaraj

29-Rustem Vero Veraj

30-Osmën Malo Malaj

31-Murat Hekuran Xhelilaj

32-Sadedin Selfo Gjonaj

33-Mahmut Selman Gjonaj

34-Muço Fako Pashaj

35-Sheme Hadër Hadëraj

36-Shaban Hysen Bushaj

37-Jemin Jonuz Shanaj

38-Sheme Balil Haxhaj

39-Myftar Abaz Shanaj

40-Rexhep Shako Barjami

41-Lilo Demir Hamzaraj

42-Alush Meço Meçaj

43-Likë Sinan Sinani

44-Mahmut Sadedin Kaçaj

 

-Materialet burimore: Revista “Për Mbrojtjen e Atdheut” nr 9, viti 1977 fq. 75

Në majin e vitit 1924, u mblodhën në Vlorë përfaqësues të shumë krahinave, ku Kuvendi lëshoi ultimatumin për Kryengritjen e Armatosur dhe ngriti Komisionin nën drejtimin e Fan Nolit.

Në këtë kryengritje popullore të armatosur, u përshinë edhe vullnetar nga gjithë krahina e Kudhësit dhe bashkë më ta edhe vullnetarë nga fshati Dushkarak, nën komandën e patriotëve Rrapo Çelo Beqiraj dhe Mehmet Fegë Xhelilaj, të cilët në atë kohë ishin edhe oficerë fanolistë, me gradën e togerit, të ndjekur nga dushkarakasit e tjerë si:

 

1-Ismail Hekuran Xhelilaj

2-Musa Tartar Tartaraj

3-Lilo Demir Hamzaraj

4-Hajro Sulejmën Veizaj

5-Rexhep Shako Barjami

 

Luftuan kundër ekspeditave antipopullore.

Pas dështimit të “Revolucionit Demokratiko- Borgjez të Qershorit”, Qeveria e Zogut nxori urdhër izolimi për gjithë pjesëmarësit në atë revolucion, edhe për ata nga Dushkaraku. Masat e qeverisë, antipopullore ishte ajo për çarmatimin e popullsisë, me synimin për t’u hakmarrë dhe për t’u nënshtruar popullsia, veçanërisht vegjëlia në qendrat kryesore-kryengritëse të armatosura, të Revolucionit të Qershorit të Vlorës, të vitit 1924.

Ekspeditat dhe bashibozukët u dërguan në gjithë krahinat.

Në Krahinën e Kudhësit u istalua ekspedita nën komandën e Taf Kaziut, agjent i besuar i qeverisë së Zogut! As me këto masa nuk mundën të mposhtnin shpirtin patriotik dhe atdhetar të njerëzve të këtyre anëve dhe të bijve të Dushkarakut!

Urrejtja dhe shpirti patriotik, kishte lindur në shpirtin e njerëzve dhe shpërthente në aksionet e ditëve të bijve të Dushkarakut, duke ngritur në revoltë pleq, grat, burrat, të rinjtë dhe të reja…