Agim Jazaj: Pyeta Labërinë, e ku është Perlati…

966
Me rastin e 75-vjetorit të rënies së Heroit të Popullit Perlat Rexhepi
Këto vargje me klithma dite, sikur na kumbuan fort në vesh edhe pardje, ku ishim së bashku me pasardhësin e denjë të kryetarit të parë të bashkisë; kryebashkiakun e sotëm Përparim Shametaj, bir i kësaj treve lavdimbuluar, në Vajzën rrëzë Beunit, vendlindjen e ish kryetarit të parë simbol, të bashkisë së Vlorës, plus së pari, poeti me famë; Ali Asllani. 
Poeti dhe kryebashkiaku, tek i cili ishin bashkuar 
dhe njësuar në perfeksion:
Arti i Krijimit me artin e Drejtimit. 
Këto vise me fise të fisme, kanë lindur dhe kanë selitur lisa shekullor, kanë trashëguar, pasuruar dhe transmetuar vlera. Sikur të kishte lënë amanet dhe riapelonte poeti i shquar Ali Asllani në vargjet e tij kujevënës:
Mos votoni për partinë, 
Këtë e kini amanet,
Votoni për Shqipërinë,
Kurrë dheu nuk e tret…

Këto ishin si vargjet e këngës kumbuese dhe apeluese, në shoqërimin përgjatë udhëtimit, pikrisht edhe për në fshatin Vajzë- nurmbuluar, madje të transmentuara në gjithë hartën e Vlorës, pse jo dhe në gjithë hartën shqiptare…

Çdo kalimtar teksa i dëgjon hap syt e mban këmbët në rrugën që përshkon për në thellësinë e Labërisë, nyja tradicionale e vjetër, tashmë e shkretuar, që lidhte Vlorën me Tepelenën, Gjirokastrën, Përmetin e deri në Selanik, e Stamboll, nëpërmjet Sevasterit… Ndërsa rruga nga Kota për në Sevaster, e deri në buzë Vjosën, te hidrocentrali i Kalivaçit, i mbetuar shkret me drekë, është e asfaltuar, ku gjithë kalimtarët dhe votuesit duhet të shohin me syt e arsyes, dhe të votojnë me votën e arsyes- riapeloi edhe Lavdosh Zykaj. 

Në fshatin Vajzë, “porta” e krahinës së “Kudhës Grehotit” kalimtarët mbajnë frymën dhe qëndrojnë në drejtëqëndrim përballë dy figurave madhore të Labërisë, Vlorës dhe të vendit, pendë artit dhe të pushkë ndriturit…përkrah njëri-tjetrit. 

Nga e djathta, një pankartë, (shumë pak) ngrihet njeriu pendëhalë, Ali Asllani dhe në krahun e majtë: Monumenti i pavdeksisë, Heroi i Popullit: Perlat Rexhepi. Dy bij të fshatit Vajzë, dy njerëz që kanë bërë epokë, vepër dhe e kanë lënë atë për brezat, në shekuj. Vargjet klithma na kthejnë pas në kohë dhe sjellin të afërt, kujtojnë epopenë e vlonajkut në Shkodër, së bashku me bijtë e Shkodrës, si bij të një nëne, të Shqipes, vëllezër e shkuar vëllëzërve… Vargjet e poetit vajziot, Ali Asllani për heroin, vajziot, Perlat Rexhepi, mbeten epokale, kë nuk rrënqethin, teksa i lexon, shënon dhe kurrë si harron: 

“Pyeta Labërinë e ku është Perlati
Kombi ulërinë, më shumë se i ati,
Pyeta djalërinë, ç’e bëtë shokun, mikun?
Nder për Shqipërinë, vdekje për armikun.
Tani ti dhe unë, e dimë për Perlatin,
Djep kishte Beunin, varr ka Rozofatin!…

Duket se i dëgjojnë në çdo hap udhëtimi edhe nëpër këto anë, ku kemi pirë ujë në këto burime të kristalta, qysh nga koha djaoloshare dhe kemi marë prushin e frymëzimit nga njerëz që janë flijuar, sepse kanë çmuar: 

Atdheu mbi të gjitha, Vlora nderi i Kombit…
Perlat Rexhepi dha jetën e tij për Shqipërinë, duke luftuar si trimat, biri i denjë, i lavdishëm i fshatit Vajzë, Vlorës dhe i gjithë Labërisë.

Akti heroik i Perlat Rexhepit, është i pa shëmbullt, ka një shkëlqim sipëror në gjerdanin e artë të historisë së Luftës Çlirimtare, i cili së bashku me Heronjtë e Shkodrës, Branko Kadia, e Jordan Misja, me këtë bir i Vlorës, ranë heriokisht në “Shkodrën Loce”! 

Ai lindi më 25 tetor të vitit 1919, në fshatin e barrikadave Vajzë, rrëzë “Beunit”, në një familje të njohur, me tradita patriotike, me vlera sipërore, aty ku u mblodhën burrat e ndritur, në “Kuvendin e Beunit”. Prindërit e tij, gjyshi e stërgjyshi, janë nga ai fis i fisëm, që nuk e kanë ndarë mendjen dhe shpirtin asnjëherë nga atdhedashuria. Ata në breza kanë qënë të dijes, të pushkës dhe të penës. 

Rexhep Sulejmëni, babai i Perlatit, njihet dhe ruhet në gjthë trevën e Labërisë si një nga patriotët i spikatur, bujar, me zemër të madhe, i mençur, me vizion të gjerë e shumë trim. Ai kishte studiuar në Austri, ku kishte marë diplomën e mjekut.

Rexhep Sulejmëni, ishte një ndër figurat më të shquara, pjestar aktiv në “Luftën e Vlorës”, më 1920. Me shumë patriot vlonjatë, mori pjesë dhe luftoi si burrat në revolucionin “Demokratiko-Borgjez”, që udhëhiqte Noli. Pas këtyre ngjarjeve, detyrohet të marë arratinë me gjithë familjen dhe vendoset tek miqtë e tij, në ishullin e Korfuzit, për t’i shpëtuar përsekutimit nga regjimi zagollian, si kundërshtar politik. Perlati ishte vetëm 5 vjeç. Në moshën 6 vjeç, filloi shkollën fillore, ku mësonte midis nxënësve grek, në gjuhë të huaj, me mësues grek e italian. Perlati fliste, shkruante dhe komunikonte me mësuesit grek e italian, pa asnjë pengësë e dallim, madje dhe mbi të tjerët. Pas shumë përpjekjesh të të atit, Perlati vazhdoi rrugën e dijes në shkollën “Tregëtare” të Vlorës, në klasat përgatitore, siç quheshin, semimaturë, ku vazhdoi dy vjet e më pas studimet e plota për 6 vjet. Edhe aty ra në sy veprimtaria e tij adhetare, ndaj dhe e përjashtojnë nga shkolla. Më pas ati i tij, mundësoi shkollimin e tij për gjeometër, në shkollën “Teknike”, ku studionte dhe libra jashtë shkollore, si romanin: “Nëna” të Maksim Gorkit, “Puna me mëditje: dhe “Manifest” PKSH, si dhe gazeta e revista të huaja, të botuara jashtë vendit nga; Halim Xhelua. Ai lexonte Naimin, Çajupin, “Historinë e Skënderbeut”, si dhe poetin me famë; Ali Asllani, gjigandin e poezisë, edhe ky bir i fshatit të Vajzës! Pushtimi i Shqipërisë më 7 Prill 1939, solli mbylljen e shkollave dhe përndjekjen e Perlatit, i cili për t’i shpëtuar, vendoset në vendin më të afërt, në Mali i Zi, pa asnjë ndihmë ekonomike fal, bujarisë së shqiptarëve atje, ku qëndroi në shtëpitë e tyre 3-4 muaj, me shpenzimet e atyre. Perlat Rexhepi, rikthehte në Vlorë dhe kudo ndodhej midis njerëzve të punës dhe aksioneve. Dyshimet e drejtuesve bën ta largonin herion nga qyteti i Vlorës për në zonën e Sevasterit, gjoja për të projektuar rrugën e re, që niste nga Peshkëpia, Gorishti e Dushkaraku, për të dalë në Memaliaj, gjatë buzës së Vjosës. Perlatin me shokët e tij, edhe aty i kishin paralajmëruar nga kuestura lokale. Kjo bëri të transferohej më pas në Shkodër. Zyra e gjeometrit nga Vlora, në Shkodër e bashkoi me shumë njerëz të mirë, në punë dhe jashtë sajë. Shumë shpejtë u bë i njohur jo vetëm si specialist, por dhe si njeri me njohuri të thella. Në Shkodër Perlatin e donin dhe respektonin, jo si jabanxhi, por dhe si i ardhur nga Vlora e Ismail Qemalit dhe sidomos nga vendlindja e Ali Asllanit… Perlati, së bashku me Jordan Misja, strehohej në shtëpinë e këtij të fundit. Shokët e këshillonin, të ruhej, nuk i flisnin as në emër, po me pseudonimin; “Tarzani”. Ai fliste shumë rrjedhshëm në dialektin shkodran. Komiteti Qarkor kishte vendosur të kryenin një aksion për djegien e kuesturës fashiste. Këtë aksion e mori me shumë dëshirë përsipër Perlat, me njësitin gueril. Në kohën kur Perlati i fliste rojës, shokët e tij hodhën lëndën ndezëse dhe i vun flakën kuesturës. Në moment kuestura mori zjarr. Fashistët u tmerruan dhe u alarmuan, ndërsa guerilasit u larguan me shpejtësi, pa pësuar asnjë gërvishtje. Ndonëse ishte i maskuar, duke ndryshuar edhe veshjen, patrulla e policisë e pikasi dhe i kërkuan të ndalte. Ilegali e ndjeu rrezikun dhe shtoi shpejtsinë, për t’i shpëtuar kapjes. Patrullat hapi zjarr duke e plagosur. I plagosur, shkoi në bazën ilegale, në shtëpinë e nënë Lajes, në Dobraç, patriote shkodrane. Edhe i izoluar, në bazë mori vesh se; ishte vrarë shoku i tij, i të njëjtit ideal: Qemal Stafa. U prek thellë, u dëshpërua pa masë. Pas 20 ditëve të regjimit, vendosi të dilte dhe më vështirësi kaloi nëpër rrugët e rrugicat, shkoi te shtëpia e Jordan Misjes, në lagjen “Firaj”, sot lagjia e: “Tre Heronjtë”. Por syri i shitur i spiunve e kishte zbuluar, kishin informuar autoritet fashsite. Në shtëpinë e Misajve, përveç Perlatit e Brankos, ndodheshin edhe 2-3 shok të tjerë, dhe gjithë familja e Jordanit. Komanda fashiste mori masat, gjatë natës, rrethuan shtëpinë për kapjen dhe likujdimin e ilegalëve të rrëzikshëm. Në mëngjez herët, do të realizonin misionin gjakatar. Heronjtë pushonin, kurse milicia, karabinieria dhe repartet ushtarake qëndronin në gatishmëri për veprim. 

Rrethimi i lagjes, i shtëpisë ishte organizuar në disa radhë. Nuk kishte asnjë mundësi për të çarë rrethimin. E vetmja rrugë e mbetur ishte: Dyluftimi. Tre kundër qindra trupave. Te tre heronjtë ishin me moral shumë të lartë, me armët dhe municionet e pakta që dispononin. Në orën 04 të mëngjezit filluan lëvizjet, zhurma e trupave. Thirrjet alarmuese, trokitje tek porta dëgjohen: “Hapeni se jeni të Rrethuar”. “Dorëzohuni”. “S’kini nga të dilni”! Në momentet më të rënda, trimat nuk e humbën toruan. Të tre i kërkuan nënës, bashkë me vëllain e motrën e Jordanit, të dilnin nga Shtëpia. Ata do të luftonin, nuk do të dorëzoheshin të gjallë!

Në shtëpinë e vogël shkodrane, të rrethuar nga të gjitha anët, ishin drejtuar syt dhe zemrat e banorëve për rreth, duke pritur në ankth, çfarë do të ndodhte? Cili do të ishte fati i djemëve të ngujuar brënda fortesës? Tre heronjtë kishin një shqetsim: Së bashku me ta kërkonte të vdiste edhe familja e Misjave. Pas shumë lutjesh e kerkesash të Perlatit, nëna bashkë me djalin e vajzën, u detyruan të pranonin, me zemër të coptuar, e lot në sy, të bënin ndarjen e përjetëshme, t’i linin luftëtarët e lirisë, të binin heroikisht në shtëpinë e Misjave. U hap lami në Shkodër, ishin rrethuar: “Dy shkodranët dhe një vlonjak”! Në orët e para të mëngjezit, një avion fluturonte në ultësirë, mbi qytet, mbi shtëpinë e rrethuar. Vendimi, tashmë ishte marë, nga të tre të rrethuarit. Me armët që kishin me vete, revolver, bombat e dorës dhe një pushkë, pa fishek ishin vënë në gatishmëri. Lufta filloi. Vendi u ndez flakë nga krismat e armëve, nga brënda e jashtë shtëpisë, bombat shpërthenin pa pushim. Zjarri nga të gjitha anët, rrëzoi për tokë trimin Branko Kadia. Tani mbetën dy. Perlati me Jordanin. Shoku i tyre u nda. Ai ishte dëshmori i parë i kësaj kështjelle. Sot nuk mund të parafytyrohet, se në çfarë gjëndjeje shpirtërore janë ndodhur dy luftetarët, Heronj, pas rëniesë së shokut të tyre… Presioni shtohej vazhdimisht. Orët kalonin. Po afrohej mesdita, rezistenca nuk shuhej. Edhe pse kishin mbetur dy, trimat luftuan pa asnjë ndërprerje. Avoni, fluturonte ulët, i vendosur të bombardonte shtëpinë, të përdorte lëndët djegëse: Urdhëri u dha: “Shtëpia të bëhej shkrumb e hi”. “Të bombardohej”! Kishin hallin e forcave të tyre. Këtë piloti nuk e realizoi, hodhi lëndën djegëse mbi shtëpinë, e cila u përfshi në flake. Edhe ky veprim nuk dha rezultatin që prisnin. Perlati luftonte, shtëpia ishte përfshirë në flakë. Jordani kishte marë plagë, nuk lëvizte, flaka i mori gjithë trupin. Ndihma ishte e pa mundur. Perlat Rexhepi, po luftonte me guxim, pa u ndalur, duke mos i pasur më shokët e idealit pranë. Po zbraste dhe fishekun e fundit, me të cilët luftoi për 6 orë rresht. Trimi nga Labëria, edhe në sekondën e fundit të jetës, thërriste: “Poshtë fashizmi”, “Rroftë Shqipëria!” Legjendari Perlat Rexhepi, me vetëdijen e tij shkoi drejtë sakrifikimit të jetës. Poeti shkodran i ka kënduar me pathos Heroit vlonjat: 

Perlat fol nji fjalë,
Shpirti sa pa t’dalë…

Vitet sigurisht që do të kalojnë, dhe do të shënojnë vepra dhe figura shumedimensionale. Shpirtërat dhe mëndjet e ndrituara, kurrë nuk do të harrojnë, por fort do të shënojnë dhe shënjtërojnë figuara të tilla, të cilat janë dhe mbeten në mermorjen e kombeve të ndritur, duke u bërë më shumë nder vendit të tyre, se sa vetes. Figurë e ndritur, e heroit Perlat Rexhepi si dhe e poetit me famë kombëtare dhe kryebashkiaku simbol i Vlorës, të dy nga vendlindja Vajzë e Vlorës, ku ishin të mpiksura: poezia, aftësia dhe mirësia, arti për të drejtuar bashkinë e parë, duke u rënë kryq e tërthor rrugëve me një karro, si qytetar e drejtues si dhe për veprën e tij krijuese: “Koha e Maskarenjve”, me tingëllim aktuale edhe sot, në 75 vjetorin e rënies së Heroit Perlat Rexhepi, në vargjet e poetit Ali Asllani:

“A e dini që fitimi, 
brenda katër vjet mizor,
Nuk është yti, nuk është imi, 
është i kombit arbëror”…
Sigal