Agim JAZAJ / Partizani i vogël dhe diplomati i madh

1318

LIK SEITI, DIPLOMATI I SHQUAR QË SHKRIU AKUJT MIDIS DY VENDEVE FQINJE

Mendimet rrjedhin lirshëm, dora rrëshqiste lehtë mbi fletoren e djeshme dhe në tastierën e kompjuterit të sotëm, merr më të ngarë penda e krijuesit, kur e merr frymëzimin për temën dhe personazhet nga vendlindja. Gjithsecili banor i atyre trevave, i’u

Sigal

  lartësohen supet, kur dëgjon e flitet për

korifenj, përfaqësuesit e pa kontestueshëm të vendit e kombit.

Vitet bëjnë tutje, ngjarjet, datat dhe njerëzit që kanë bërë epokë merren për referim për pasardhësit, dikush ka mbetur në këtë dynja, në këtë botë jallane dhe nuk mund të zhvleftësohen lehtë nga marrëzia e të marrëve të kohës-jashtë kohe, qoftë dhe përballë mal-parave!

Vargjet e krijuara në rininë time, duket se më mbajnë të tillë:

Vendlindje më del për natë,

Bashkë me ty bëhet gjumi,

Tartari qëndron nga lart,

Këmbët të lagen nga lumi…

Kanë lënë vlagën e kohës, tek njerëzit dhe i ruajmë në sepete, si miti në shpirtin e përjetësisë, veçmas njerëzit e kësaj sëre. Mendimet shkojnë e treten tutje në vite. Na sjellin të përafërt njerëz që i kemi njohur dhe ata që si kemi njohur nga afër, por i ka bërë të njohur kontributi, fama e tyre, krenari njëherazi, jo thjeshtë për farë e fisin e ngushtë, po për vendin. Tartari kreshta lartë, nën këmbët shushërin Vjosa, shtrihet krahina e Kudhës, Grehotit, e Sevasterit të Vlorës, ku prej gjirit të saj kanë lindur bij e bija të dobishëm jo vetëm për njerëzit e këtyre anëve, por të dobishëm edhe për kombin. Në historikun e Sevasterit të Vlorës, madje dhe të vendit, kanë zënë vendin e nderit edhe dy ambasadorët e shquar: Lik Seiti dhe Ali Ymeri.

                          DIPLOMATI QË SHKRIU AKUJT

  Në sfondin e Ambasadës Shqiptare, në Athinë, janë vendosur fotografitë e ambasadorëve, që fillon nga ambasadori i parë shqiptar, Lik Seiti…Një godinë e bukur sa dhe krenare, sipër së cilës valëvitet flamuri i kombit shqiptar, sidomos atë vit, valëvitja e tij kishte një dimension të ri, duke përmbledhur në valëvitjen e tij dy plus përfaqësime. Pra dy shtete dhe dy gjysmë shtete- publikova në shtypin e kohës! Dy shtetet: Njeri i formuar, Shqipëria, dhe tjetri në horizont, Kosova. Ndërsa dy gjysmë shtetet të formuar dhe të funksionuar me shqiptarët, dhe të pa mundur pa shqiptarët: Maqedonia dhe Mali i Zi. Më kujtohet dhe më ngacmon sadopak, teksa hedh këto pak radhë, takimi i parë sa dhe i përzgjedhur nga vetë ish ambasadori, Vili Minarolli në sapombërritjen e tij si ambasador i Shqipërisë në Greqi. Në kafen e rastit, në rezidencën diplomatike, duke prezantuar vend origjinën: Nga Sevasteri i Vlorës, ambasadori i nderuar me humorin dhe qetësinë e tij karakteristike, më thotë: “Oh jeni nga vendi i ambasadorit të parë shqiptar, në Athinë, të nderuarit Likë Seiti”.

Atëherë kur marrëdhëniet ishin të ngrira dhe kufijtë të mbuluara nga akulli, në vitin 1971, Republika e Shqipërisë vendosi marrëdhëniet diplomatike me Greqinë

fqinje. Pra, ambasadori i parë i «shkrirjeve të akujve» ishte pikërisht Likë Seiti, biri i Sevasterit të Vlorës, ku do të shfaqte aftësitë diplomatike, formimin si udhëheqës dhe shpirt-madhësinë si njeri i kompletuar. Rreth viteve 1975 në qytetin e Vlorës mbërriti e dha në Pallatin e Sportit koncertin e madh, këngëtarja greke me famë, Maria Faraduni. Të 17 këngët e saj, pa asnjë pauzë, kënduar prej saj u pritën me duartrokitjet frenetike të artdashësve vlonjat, pa përfillur atëkohë edhe censurën e sistemit. Ansamblet e këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Greqi dhe grupet e këngëtarëve grek, koncertet e ndërsjella po shkrinin akullnajën mes dy vendeve pranë njeri-tjetrit, sa dhe të largët, ndër meritat e shënuara për politikën e fqinjësisë së mirë, në favor të diplomatit të shquar Lik Seiti.

   BIR I SEVASTERIT, PËRFAQWSUES I DENJË I            

    VENDIT

Lik Seiti lindi në vitin 1928, nga çifti Seiti dhe Orizja, e përbërë nga 4 fëmijët, tri motrat dhe vëllai i vetëm! Shania vajza e parë, vëllai i vetëm Lika, si dhe dy motrat e tjera: Atemja dhe Urania, përbërja e  familjes Seiti, e formuar qysh në moshën 15 e 16 vjeçare. Qysh në moshë të re, Lika shfaqi etje për dije, aftësi të mbimoshës, vizion të ri mbi bashkëmoshatarët, mjeshtëri për të komunikuar dhe për të depërtuar në jetë. Për shkak të gjendjes ekonomike, babai i tij u detyrua të përballonte varfërinë, duke marrë rrugët e kurbeti, dhe emigroi në Amerikë. Pas 7 vjetëve ai mundi të kthehej në shtëpinë e tij. Nusja e tij, bukuroshe, u befasua nga pamja e burrit shtatë lartë, kur trokiti tek porta e shtëpisë, por ajo nuk e pikasi që ai të ishte pikërisht burri i saj! Teksa fshinte shkallët e shtëpisë, përballë burrit të pa njohur, mbylli portën dhe u fut brenda saj. Kur e mori vesh se burri i pashëm dhe i veshur si aristokrat ishte burri i saj. Edhe fshati dhe shtëpia u shndërruan në festë. Vinte djali nga kurbeti, më i burrëruar dhe i zoti, jo më për familjen e vet. Lika, djali i parë, vëllai mes tri motrave, lindi pas një viti, të motrës së madhe Shanes dhe më pas do të lindnin dhe dy motrat e tij, Atemja dhe Urania.

Në një ditë të vitit 1944, Lik Seitit në Sevaster i dogjën shtëpinë dhe i vrasin babanë, pushtuesit dhe kolaboracionistët. Dhimbja ishte e madhe për të voglin 15 vjeçar. Përballë kësaj drame, përballoi jetën e familjes së tij dhe u bë dikush në jetë. Në këto rrethana të vështira spikatën edukata e lartë dhe formimi i plotë i të riut në moshë madhore,  të cilat flisnin për të nesërmen e përfaqësimit dinjitoz, jo më të vetes, por të vendit, madje dhe të kombit. Veprimtaria politike dhe patriotike në shërbim të vendit e diplomatit karizmatik, ka zënë vend edhe në Muzeun Historik të Vlorës, ku gjen të dhëna të rrepta e me vlerë për figurën shumëdimensionale të Lik Seitit. Djaloshi nga Sevasteri, qysh në moshën e rinisë, është dalluar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare për shpirtin luftarak, atdhedashurinë, aftësinë drejtuese, nivel intelektual, dhe forcë organizuese në drejtimin e Organizatës së Rinisë Antifashiste të Vlorës. Vlerat e tij si njeri, virtytet dhe aftësia si diplomat, të shpalosura, bënë që të ngjiste shkallët e karrierës, duke u bërë njeriu më i kërkuar në krahinën e Sevasterit e me tej, duke i besuar detyra të rëndësishme për të përfaqësuar jo më Vlorën, por edhe vendin. Pamja e tij fizike dhe vizuale, pleksja e urtësisë, zgjuarsisë dhe largpamësisë, përbënin njeriun e kompletuar, virtyte të cilat po përgatisnin njeriun e nesërm, për të ngjitur shkallët e karrierës së tij, duke u bërë një ndër ambasadorët më jetëgjatë dhe në detyrat më të vështira të vendit. Gjuha e butë dhe shumëgjuhësia e njohur, të përdorura rrjedhshëm: turqishtja, frëngjishtja, greqishtja dhe serbo-kroatishtja, kishin selitur diplomatin shqiptar më të suksesshëm dhe më jetëgjatin në karrierë!

                     KARRIERA

 Lik Seiti nisi karrierën e tij diplomatike në vitin 1958, me detyrën e komisarit diplomatik në Ankara. Në këtë detyrë shënoi suksesin, duke i hapur rrugë karrierës në ngjitje të diplomatit. Më pas u caktua si ambasador i jashtëzakonshëm, po në Turqi. Në vitin 1966, caktohet me detyrën e vështirë si ambasador në Beograd. Ishte koha e vështirë dhe marrëdhëniet më të acaruara me Jugosllavinë, ku dhuna serbe deri në gjenocid mbi shqiptarët në trojet e tyre, dhunoheshin e vriteshin nga politika sllavo-serbe. Ishte një gjetje e goditur aso kohe, caktimi i ambasadorit, Lik Seiti në Beograd. Pa mbarur ende detyrën në Jugosllavi, kaloi po në detyrën e ambasadorit, pra të ambasadorit të parë në Athinë, në vitin 1971. Duke përfunduar afatin e diplomatit për 10 vjet, ambasadori Lik Seiti, caktohet si dekan i ambasadave të huaja në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Në vitin 1980-1988, ricaktohet përsëri ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi. Dy vitet e fundit të karrierës së tij diplomatike, Lik Seiti caktohet si funksionar i lartë në ministrinë e Punëve të Jashtme, për çështjet ballkanike. Në karrierën e tij diplomatike, ndikoi në klimën e marrëdhënieve shumë të acaruara mes dy vendeve fqinje. Në marrëdhëniet e acarta, ai mundi të përdorte si “katalizator” grupet kulturore e artistike, për shkëmbimin e kulturave mes dy vendeve. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, në këto vende ka luajtur rol në zbutjen e klimës dhe në afrimin mes vendeve përkatëse. Lik Seiti nuk ishte ambasadori fodull, por  karakterizohej nga thjeshtësia, maturia, vizioni, i komunikueshëm dhe fjalë ëmbël. Ai ruajti zhvilloi dhe përcolli dashurinë për vendlindjen, njerëzit dhe gurët. Lik Seiti, si një yll karvani, në qiellin pa re me bashkëshorten e tij Hajrie Kreshpa, nga një familje me zë në Vlorë, lindën, rritën, po nuk u çmallën me bijtë e tyre për shkak të detyrës së diplomatit, afirmuan tre djemtë e tyre: Gencin diplomat, pasioni i tij dhe i babait, Kastrioti përfundoi me medalje ari studimet në Universitetin e Parisit. Ndërsa Astriti mjek gjinekolog, pedagog në Amerikë, përfaqësojnë me dinjitet e krenari shqiptarët.

Lik Seiti interesohej dhe ishte i dhembshur me njerëzit e fisit, të krahinës, nipërit dhe mbesat e kujtojnë. Ai shfaqte respekt e dhembshuri për njerëzit dhe vendlindjen. Edhe nga rrëshqitja e lotit të ngrohtë në faqen e tij, shfaqej njeriu i ndjeshëm dhe i dhimbsur. Ai komunikonte me motrat e tij si vëlla dhe si prind i tyre. Kur ishte ambasador në Ankara, i shkruante motrës së tij Ateme: “E dashur motër, hidhuni nga Vlora dhe nga fshati, se më ka marrë malli shumë edhe për gurët. Fillojeni që nga shtëpia e parë e fshatit e deri poshtë në Dautaj, te dajot se jemi të gjithë vëllezër”…

Shkonte shpesh në vendlindjen e tij, në Sevaster me autobusin e linjës si bir i fshatit, jo si ambasador i vendit. Vitet do të shkojnë, por nuk mund të mbulojnë me pluhurin e harresës njerëz të përmasave të mëdha, me vlerë për historinë, për kombin. Një ndër këta “gur fosforndriçues”, udhërrëfyes është dhe mbetet edhe Lik Seiti, ambasadori më jetëgjatë i vendit, bir dhe krenari e Sevasterit, Vlorës dhe i vendit…