Agim JAZAJ/ Gazeta, “Zëri i Vlorës” dhe  misionierët e saj…

1640
Sigal

 Njerëz dhe vepra, në 70 -vjetorin e çlirimit

 E djeshmja nuk mund të harrohet, por duhet të ruhet. Nuk mund të shqitet, por duhet të skalitet në memorien e gjithsecilit. Duhet të shënohet, pasurohet, mund të ndëshkohet dhe të transmetohet me vërtetësi tek brezat. Shoqëritë civile e arkivojnë, kujtojnë, i referohen e  kremtojnë ndaj dhe  frymëzohen… Shkurt dhe shqeto: E ruan, pasuron dhe  e transmeton filozofia e lashtë dhe e re: “Pa të djeshme, nuk ka të sotme”. Filozofia italiane, shumë pranë nesh për referim: “Të ndërtojmë pa prishur”, – u mbajt shumë larg, qëllimisht nga qëllimkeqët e deridjeshëm, duke e zëvendësuar: “Të shkatërrojmë për të “ndërtuar”.

-Të marrët ndërsehen të shtrembrit: “Yxhym përpara”! “Pushtoni, zaptoni, ndërtoni, legalizoni, rrënoni ç’do gjë të djeshme. Rrëmbeni dhe urreni”…“Toka i përket atij që e pushton, jo atij që e trashëgon”…

 Vlonjatët,  e gjithë shoqëria shqiptare dhe jo vetëm kanë të skalitur fortë në kujtesën e tyre, e ruajnë, me çmimin e arsyes edhe gazetën “Zëri i Vlorës” si gjithë shtypin e ish sistemit, si një pasuri të kohës, dhe u transmetohet brazave për ato pasuri e vlera në raport me kohën dhe sistemin.

Shtypi i shkruar, gazetat dhe revistat e kufizuara, të cilat prezantoheshin në tregun mediatik në sistemin e kaluar, përbëheshin nga gazetat me në krye “ZERI I POPULLIT”, Organi i Komitetit Qendror të PPSH. Gjithashtu, botoheshin dhe organet e tjera si: “BASHKIMI”, organ i Frontit Demokratik të Shqipërisë, “ZERI I RINISË”, organ i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë, “DRITA” Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, e vetmja gazetë që botohej me 16 faqe, “LUFTËTARI”, organ i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, “PUNA”, organ i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, të cilat mund të quheshin asokohe, shtypi i “skalionit të parë”. Si “skalion i dytë” rreshtoheshin gazetat lokale të rretheve dhe quhej shtypi periodik. Dy prej gazetave kryesore; “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi”, botoheshin përditë, përveç një dite në javë. Në tregun mediatik të ditës, botoheshin edhe revistat, javore, mujore apo dymujore, si: “Hosteni”,  politiko-satiro-humoristike, revista “Ylli”, letrare -artistike “Shqiptarja e re” organ i B. G. Sh. Revista letrare “Nëntori”,“Shkenca dhe Jeta”, “10 Korriku” organ i Ministrisë së Mbrojtjes popullore. “Tribuna e Gazetarit”, organ i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, revista “Pionieri”, organ i ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, “Bujqësia Socialiste”, organ i ministrisë së Bujqësisë, etj.

Rrethet kryesore, përveç kryeqytetit (e mbulonte i gjithë shtypi) pra të kategorisë së parë, botonin gazetat e tyre pranë komiteteve të Partisë së Rrethit. Gazetat lokale, të cilat si dhe ato të skalionit të parë, të përditshmet, botoheshin me 4 faqe! Vlora kishte gazetën e vet, (Organ i Komitetit të P. P. Sh rrethit të Vlorës) “Zëri i Vlorës”. Fieri “Drapër e Çekan”, Lushnja  “Shkëndija”. Durrësi “Adriatiku”, Kruja “Kastrioti”, Shkodra “Lajmëtari”, Elbasani “ Shkumbini”, Korça “Përpjekja”, Gjirokastra “Pararoja”, Saranda “Fitorja”, etj. Shumica e gazetave që dilnin në treg, botoheshin dy numra në javë.

Gazeta “Zëri i Vlorës” botohej dy ditë në javë, ditën e enjte dhe ditën e diel, dhe gjezdiste në ç’do cep të Vlorës nga Ura e Mifolit, në  Qeparo, në  Sevaster e Kuç, në Vërmik, Karbunarë e Karaburun, në arat e mbjella, në stanet e maleve, po edhe jashtë rrethit të Vlorës! “Zëri i Vlorës” nisi (ri) lindjen e vet më 1965 me kryeredaktor, poetin e njohur Andrea Varfi, dhe stafin vogël  të gazetarëve: Tefta Gjoleka, Zoi Toska, fotoreporterin Perlat Vehbiu, daktilografistja e njohur dhe koordinatorja  perfekte, Adelina Minga, dhe bashkëpunëtorët e saj të paktë në numër, të cilët erdhën në rritje dhe u rritën bashkë edhe me “Zërin e Vlorës”. Më pastaj do të vinin, dhe do të linin gjurmë të pashlyeshme: Naxhi Shkurti, Dasho Matodashaj, Bashkim Fifo, Kleo Lati, Zana Mero, Robert Bega, Vllasi Çomo, Jani Paço, Petrit Brokaj , Vladimir Gaba etj..

 Gazeta shtypej në shtypshkronjën e vet “Pirro Palla”, po në Vlorë! Autorët që publikonin në katër faqet e “Zëri i Vlorës”, qofshin këta dhe bashkëpunëtorë e korrespodent vullnetar (intelektual, nëpunës të institucioneve) që quheshin atëherë njiheshin në rrethet ku punonin dhe publikonin punën dhe përpjekjet që bënin njerëzit, por dhe  shpalosnin penën,  pasionin dhe talentin e tyre publicistik, pse jo dhe atë letrar,  gjithashtu dhe respektoheshin për kontributin publik me vlera shoqërore dhe njerëzore. Pak, ndër emrat, autorë më të spikatur ndoshta, në shumicë do të mund të shoqërojmë me një “CV” shumë shkurt.

Edhe këtë sipërmarrje të autorit, lexuesi im i përzgjedhur e quante si pjesëzën “Mikroenciklopedisë për Vlorën e Pavarësisë”, në 70-vjetorin e Çlirimit, pa e përmbushur misionin tim qytetar, publik e publicistik. Janë shënuar dhe do të mbeten të shënuar në kujtesën e qytetarëve vlonjate e më gjerë edhe kjo armatë e njerëzve të shtypit shqiptar dhe atij vlonjat:

Arqile Jovani, penda universale e mprehtë e çdo gjinie në “Zëri i Vlorës” po edhe në gazeta të tjera, veçmas në revistën “Hosteni”- Satiriko-Humoristike, i vlerësuar me çmime të ndryshme.

Anest Bezhani, në gazetën “Zëri i Vlorës”, po dhe në “Zëri i Popullit”, idetë e tij trokisnin për kohë që mungonin, dhe i merrnin për referim.

Agim Jazaj, firma e autorit vazhdon pa ndërprerë udhëtimin, udhërrëfimin dhe komunikimi me lexuesit, në shtypin shqiptar, të emigracionit në Greqi, Itali, brenda e jashtë vendit.

Bardhosh Gaçe, shpalosi vlera dhe talentin e tij në faqet e “Zërit të Vlorës, u bë dhe mbetet jo më zëri i Vlorës, po dhe zëri i vendit.

Baxhul Merkaj, penda e tij me tematikën e artit dhe kulturës në qytezën e Selenicës ishte e shpeshtë, ndiqej nga lexues pasionant, nuk i’u tha boja kurrë.

Elmaz Rodaku, veçmas publikimet në gjininë e humorit në gazetë që mbanin autorësinë e tij, ishin të goditura.

Flamur Haxhiraj, penda dinjitoze në gjithë gjinitë, kish aftësi dhe dinte të komunikonte Haxhi Flaka me kolegun e tij Halo Prushi ( Malko Durmishi ) në fushën e satirës. I zgjedhur dhe e përligjte zgjedhjen në forumin më të lartë të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Gëzim Llojdia, nga Kuçi i largët dhe nga qyteza e Kotës, do shpalosej penda e tij në faqet e gazetës shpeshherë  dhe do të “udhëtonte” pandërprerë bashkë me lexuesit edhe në ditët e sotme.

Hasan Aliaj, pasioni i tij e ndoqi nga mbrapa edhe në Itali si emigrant, mundi të themelonte dhe të jetonte gazetën e tij me titullin e shumë kuptimtë: “Rrënjët”.

Hito Jazaj, mjeku dhe krijuesi që komunikonte dhe frymëzonte me fjalën e shkruar shpesh në faqet  e gazetës “Zëri i Vlorës”.

Ira V. Talo, shpaloste pasionin, individualitetin, sidomos në krijimtarinë letraro-artistike.

Kujtim Mema, mësuesi dhe krijuesi në qytezën e Selenicës, lexohej me etje nga lexuesit për gjuhën e përzgjedhur.

Malko Durmishi, i njohur më shumë në fushën e satirës dhe të humorit, për poezitë dhe krijimtarinë e tij, i mbetur dikush për lexuesit e vëmendshëm.

Muharrem Dardha, ndonëse ushtarak, publikonte shpesh reportazhet nga tereni dhe jeta ushtarake me gjuhën e pasur letrare nga buzëdeti,  “Kepi i Gjuhëzës”.

Muhamet Tartari, ndër kolosët e kohës, publikonte shpesh, në “Zëri  Vlorës” dhe Radio Tirana. Reportazhet e autorit kishin hapësirën e vet, poezitë e tij, të kthyera në këngë, këndoheshin dje, mbetën sot, madje si thesare do të ruhen edhe nesër.

Moisi Dalipi, komentator i njohur i sportit. Shkollën e gazetarisë e nisi dhe e përfundoi suksesshëm në “Zëri i Vlorës”.

 Odise Goro, poeti i bregut, sillte për gjithë lexuesit vlonjat, poezitë e tij plot ndjenjë dhe reportazhet nga jeta e njerëzve .

Pandeli Rista, shpesh në numrat e gazetës do të lexohej firma e tij, ndonëse e mbulonte tërësisht në shtypin e ditës, Myzeqenë e Vlorës.

Perllat  Kulla, njihte në themel dhe publikonte shpesh, jo vetëm në fushën e arsimit, por dhe të jetës shoqërore në qytetin e Vlorës.

Maro Pasho, poetesha e njohur dhe penda e shpeshtë në faqet e gazetës, sidomos për problemet  me karakter shoqërore dhe letrar, njiheshin dhe priteshin me kënaqësi nga lexuesi.

Sokrat Habilaj, qysh në moshën e re startoi në “Zëri i Vlorës” me talentin e tij, si krijues në fushën e publicistikës, dhe vazhdon udhëtimin.

Sulçe Çela, shpesh në faqet e gazetës penda e tij dallohej në shumë fushat e jetës.

Shefqet Tigani, shkrimtari kishte vendin e nderit dhe nderonte gazetën dhe lexuesit me pendën e tij.

Theodhori Proko, pendë mprehti në gjithë gjinitë dhe faqet e gazetës, reportazhet dhe temat shoqërore kishin vendin e nderit dhe lezetin e tyre, ruhen në kujtesën e lexuesit edhe sot.

Vasil Qesari, telekronisti i TVSH, shpeshherë ishte dhe autor i denjë i gazetës, një ndër frymëzuesit dhe miq me bashkëpunëtorët e “Zërit të Vlorës”.

Petan Petani, nëpër faqet e gazetës shpaloste dhe nëpër fushat ku punohej e prodhohej nga Lubonja, Llakatundi me gjuhën e tij të thjeshtë për lexuesit.

Petraq  Davidi, ndër bashkëpunëtorët e vjetër, qysh nga themelimi i “Zëri Vlorës” shpaloste problematika të arsimit dhe nga gjithë ambienti që përfshinte rrezatim i tij.

Dhionis  Qirixidhi, një firmë e njohur, për problemet e kulturës dhe të edukimit, ishte dhe mbetet në kujtesën e lexuesve vlonjat.

Obligohem edhe për këta njerëz, për të thënë shumë pak, kur ata meritojnë shumë e më shumë! Në memorien e lexuesve të djeshëm dhe qytetarëve të sotëm, nuk mund të mbeten në harresë edhe “ansambli” i madh i bashkëpunëtorëve të shtypit, ata që udhëndriçonin e frymëzonin, ishin dhe mbeten, po dhe janë larguar, duke lënë kontributin, qoftë simbolik, emrin e tyre pas:

  *Anastas Bita, Anest Bezhani, Alberd Çela, Albert Habazi, Astrit Hajdini, Agim Jazaj, Arqile Jovani,  Arqile Mardhaja, Adif Ribaj, Agaçe Kollozi, Andrea Petromilo, Bashkim Aliraj, Bardhosh Gaçe, Baxhul Merkaj, Bekim Pashaj, Besnik Velaj, Boro Nazaj, Bylybash Zyberi, Birçe Ramo, Cane Ramaj, Çobo Mehmeti, Delo Aliaj, Drita Aga, Dritan Bregu, Dionis Qirixidhi, Dhionis Prifti, Enver Memisha, Elmaz Rodaku, Enerieta Sina, Ejup Mita, Faik Kaso, Faruk Myrtaj, Fatos Mero Rrapaj, Flamur Haxhiraj, Fiqret Elezi, Filip Kostajani, Ferjat Bocaj, Ferhat Çakërri, Feti Brahimi, Foto Bixhili, Foto Lesko, Gëzim Llojdia, Gëzim Malaj, Guro Haxhiaj, Hasan Aliaj, Harrilla Panajoti, Hito Jazaj, Hektor Kapaj, Irakli Leka, Ira V Talo, Ila Çano, Ilia Ilia, Isa Hitaj, Jamarbër Marko, Jani Paço, Kajtaz Alikaj, Kastriot Aliaj, Kastriot Brahimi, Krenar Mici, Kleanthi Z. Dede, Kujtim Mema, Kujtim Myrtaj, Klemend Vido, Kozma Billa,Leonidha Dhrami, Luan Caushi, Llambi Durolli, Malko Durmishi, Maro Pasho, Murat Çepaj, Meleq Kapllani, Mezan Malaj, Mëno Gjoleka, Mihal Sako, Muharrem Dardha, Muhamet Tartari, Moisi Dalipi, Myrto Xhaferi, Nazif Durmishi, Naum Kumanaku, Napolon Hamiti, Natasha Pano, Nasi Zharra,  Novruz Abilekaj, Nexhip Katiaj, Nertesi Asllani, Nikolla Profi, Nuri Nelaj, Odise Goro, Odise Çaçi, Osmën Jazaj, Osmën Saraçi, Pandeli Rista, Pandeli Pano, Pandeli Stefa, Petraq Davidi, Petrit Dervishi, Petan Petani, Petrit Nakaj, Petref Kallfa, Perlat Kulla, Perllat Xhiku, Qatip Mara, Rafo Jakohel, Reuf Tushaj, Robert Goro, Sokrat Habilaj, Spiro Dhima, Spiro Qirixidhi, Selam Nevraj, Selam Xhamaj, Sezai Seitaj, Sulçe Çela, Sotiraq Papa, Sotiraq Pema, Sharaf Cukalla, Sherif Tava, Shefqet Tigani, Shqiponja Matuka,Shkëlqim Zotaj, Tomorr Goxhi, Theodhori Proko, Thoma Pjero, Vasil Qesari, Vasil Qirjako, Vilson Haxhiraj, Viron Koka, Viron Kona, Vllasi Çomo, Vllasi Kano, Zeko Braho…

Edhe kjo plejadë njerëzish të zakonshëm ka kontributin e veçantë, mbi të zakonshmit, në këtë hark kohor, ku punuan dhe kontribuuan, punojnë dhe kontribuojnë në Vlorë dhe për Vlorën e Rilindjes, për Shqipërinë europiane. Lanë pas vepra dhe emrin e tyre modest, të pashlyeshëm. Udhërrëfyen dhe nuk rrëmbyen, ndihmuan e nuk penguan. Ishin dhe mbeten, meritojnë, po nuk kërkojnë…