Agim Fortuzi: Një demonstratë e fuqishme kundër pushtimit të Shqipërisë me këngën “Për mëmëdhenë”

738
Sigal

Kujtime nga Agim Fortuzi: Harry T. Fultz, arkitekti i Shkollës Politeknike Shqiptare

 -vijon nga dje-

Të nesërmen në marrëveshjen me nxënësit e shkollave te tjera më 5 prill mbas dite, nxënësit e Teknikes me flamur përpara shpërthyen në një demonstrate të fuqishme duke kaluar nëpër rrugën e “Dibrës” dhe në vendin e caktuar në rrugën Mbretërore (sot rruga e “Barrikadave”) bashkohen me nxënësit e Institutit Femëror-dhe gjimnazistët, si dhe me popullin që ishte grumbulluar dhe morën drejtimin e pazarit te dru ve, pastaj nëpër bulevardin e madh ( sot “Shqipëria e Re”), rrugës “Fortuzi” sot rruga “Asim Vokshi” dhe prej andej në rrugën e “Durrësit”, ku ishin zyrat e Atasheut ushtarak italian (sot Ministria e Arsimit) dhe prej andej në bulevardin Musolini (sot rruga e “Kavajës”, para shtëpisë së oficerëve (sot Lidhja e Shkrimtarëve) dhe prej andej në sheshin përpara Bashkisë (sot sheshi “Skënderbe”), pastaj në rrugën 28 Nëntori shkuam para pallatit Mbretëror dhe prej andej në rrugën e “Elbasanit” para Legatës italiane në Tiranë që ndodhej atje, ku sot është Shoqata e të Përndjekurve Politikë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf