Agim Cerga: Novela “Mëngjesi i largët”. Dhe qëndrimi i Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit

732
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish- Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Agim Cerga

Albert Z. ZHOLI

 -vijon nga dje-

 Në këtë pjesë të dytë me shkrimtarin dhe ish -Sekretarin Lidhjes së Shkrimtarëve, z. Agim Cerga do të lexoni se si i sheshoi ai mosmarrëveshjet me Ismail Kadarenë, marrëdhëniet me Dritëro Agollin dhe puna në Lidhjen e Shkrimtarëve.  Ai rrëfehet duke theksuar se është hera e parë që jep intervistë në këto vite demokracie dhe se sot intervistat tjetërsohen në shumë gazeta.

D.m.th prapë e vlerësoje Ismail Kadarenë?

Posi dhe e vlerësoj shumë. Keqkuptime ndodhin në jetë. Koha i vërteton. Por çfarë ndodhi më pas? Ai këtë kritik e kompensoi dhe e tejkaloi, madje me një zemërgjerësi të pa shpalosur kurrë. Për romanin tim “Vëllezërit”, ai bëri një recension të shkëlqyer. Besoj se ka qenë recensioni i tij dhe mendimi mjaft i zgjuar i Drejtores së Shtëpisë Botuese të asaj kohe, që para se ta botonte romanin e çoi për ta diskutuar në Fierzë mes inxhinierëve, ekonomistëve, punëtorëve dhe dashamirësve të librit. Unë këtë ide e kundërshtova duke i thënë çne ata të diskutojnë për romanin kur nuk janë profesionistë? Por drejtorja kishte menduar drejt.

Më ka botuar tek revista Letrat Shqipe dy tregime, kur ishte Kryeredaktor, tregimin  “Mirupafshim Adush” dhe “Kur vinte Pranvera” si dhe novelën e gjatë “Mjeshtër Donai”. Mund të them se gjithmonë e kam ndjerë përkrahjen e tij.

 Ju keni lëvizur shumë çfarë thotë kritika e huaj për Kadarenë?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf