Agim Cerga: Grindja e heshtur me Kadarenë kur në vitin 1984 si kryetar Jurie nuk i dhashë çmim, jo për fajin tim

941
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish -sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Agim Cerga

 Takimi me Agim Cergën para disa ditësh, në ambientet e Pallatit të Kulturës ishte mbresëlënës. Është takimi im i dytë me të, apo më mirë të them, intervista e dytë, në tre vitet e fundit. Sa herë vjen nga Kanadaja vendi i takimit është pikërisht Pallati i Kulturës. Këtë ardhur biseda jonë u vërtit rreth miqësisë së tij me Ismail Kadarenë dhe krijimtarinë e Kadaresë. Cerga thekson se, qysh në leximin e poezive të para e veçoi Kadarenë nga të gjithë poetët shqiptarë të asaj kohe. Sipas tij, poezia e tij ishte e thellë, plot mesazh dhe mbi të gjitha moderne. Ishte kurioz ta njihte dhe e njohu në një seminar. Për çudinë e Cergës atë ditë Kadareja ishte shumë i menduar shumë, që nuk i shkonte moshës së tij. Por që në atë moshë ai ishte bërë epiqendra e diskutimeve të krijimtarisë letrare. Por në tërë takimet ai veçon atë të nj diskutimi në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku Cerga e quajti poezinë e shumë poetëve përgjithësuese dhe Kadareja ishte i vetmi që e përkrahu. Në njohjet e tij me Kadarenë, Cerga ka pasur dy përplasje njërën prej të cilave e kemi rrokur në intervistën e parë, ndërsa të dytën kur Cerga ishte Kryetar i Komisionit për çmimet letrare të vitit 1984 dhe kur juria e kundërshtoi ti jepte çmim të parë Kadaresë, e hoqën çmimin e parë fare.

 Kur jeni njohur për herë të parë me Ismail Kadarenë?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf