Adrian Përmeti: 44 vjet “Galadiatorët” nuk gjejnë vend, ku të ekspozohen

790
Sigal

Ndërmarrja e Derdhjes së Veprave të Artit po kthehet në shesh ndërtimi

Janaq Paço

Skulptori Janaq Paço u lind në Konicë më 1914, vazhdoi shkollën e mesme në Selanik dhe më 1933 hyn në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Pati fatin të studionte dhe të punonte me nxënësin e Rodenit Kostandin Dimitriadhis. U kthye në atdhe më 1941.

Mbas çlirimit punoi mësues skulpture në Liceun artistik në Tiranë. Këtu doli në pension.

Nga 1949 deri më 1959 punoi për monumentin “Skënderbeu” i vendosur në Krujë. Më 1968 u inaugurua vepra “Skënderbeu” i Tiranës, ku ai ishte bashkautor me Odhise Paskalin dhe Andrea Manon. Në vitet ’60-’70 realizon një cikël nudosh të cilat më 1975 do t’i thyente me dorën e tij.

Realizon dy buste të Fan Nolit të përfunduara më 1960, një bust të Aleksandër Moisiut.

Më 1973 përfundon “Gladiatorët” (3.5 m) të parashikuar për t’u vendosur hyrje të Amfiteatrit antik të Durrësit. Më 1982 përfundon grupin skulpturor “Skënderbeu me popullin” që është vendosur në hyrje të Muzeut Historik të Krujës. Në moshën 70 vjeçare iu dha titulli “Skulptor i Popullit“.

Në ekspozitën “Pranverë ‘90” në Galerinë Kombëtare të Arteve, fitoi çmimin e parë me “Portret vajze” e cila në vitin paraardhës nuk ishte lejuar të ekspozohej e cilësuar “vepër moderniste”.

U nda na jeta më 11 korrik 1991.

 Rrugëtimi

 Vepra më e madhe artistike e Janaq Paços “Gladiatorët” kanë vite të tëra që enden sa në Durrës në Tiranë. Për këtë arsye vajza e skulptorit të madh erdhi enkas nga USA për të parë ecurinë e vendosjes apo gjendjen aktuale fizike të “Gladiatorëve”. Enkas për “Telegraf”, Dorina Paço dhe vëllai i saj emigrant ekonomik në Itali shprehen si më poshtë:

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf