Abedin Qendraj: “Enveri në Kavalishencë: Ushtria mbi të gjitha, respektojeni rrobën ushtarake!”

291

INTERVISTA/ Flet ish-Komisari Abedin Qendraj:  Mehmet Shehu Kadri Hazbiu dhe Hysni Kapo, kontrollonin vazhdimisht Akademinë

 Në këtë pjesë të dytë Abedin Qendraj tregon për takimet me Enver Hoxhën, raportimin që i bëri Kadri Hazbiut dhe mënyrën e organizmit të ushtrisë. Sipas tij, ushtria jonë ishte shumë e fortë dhe kishte një gatishmëri të një shkalle të lartë.

 Po ju a ju kontrolloi?

Po. Pas përfundimit me ta, rrugës për të ikur, ai kontrolloi transetë dhe qendrat e zjarrit që ishin aty.  Kryesisht kontrolloi transetë dhe hendeklidhjet. Ato i kishte merak. Kudo që shkeli ishte punuar në mënyrë shembullore. Nuk gjeti asnjë gabim. Bënte çmos që të shihte diçka  se ai rrallë e thoshte fjalën e mirë. Por nuk gjeti. Ishte merita e Sami Meçollarit. Me thënë të drejtën, Samiu ishte një ushtarak  shumë i zoti. Mehmeti u detyrua të thoshte keni bërë punë të mirë, por pa ju drejtuar direkt, Samiut pasi ai i ndiqte të gjitha këto punime.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf