Abaz Hoxha*/ Unë partizani dhe artisti, ja pse kam heshtur 70 vjet!

187
Jam një ish partizan i brigadës së pestë sulmuese. Kam marrë pjese në formacionet e organizuara qysh para krijimit të brigadës që sapo kisha mbushur 13 vjeç duke u bërë më vonë partizani më i vogël i kësaj brigade. Kam përshkuar rrugët e luftës që nga fshati im i lindjes Tragjas të Vlorës, në krahinën e Mesaplikut ne Kurvelesh, Përmet dhe me krijimin e divizionit të parë në marshimin e këtij divizioni ne çlirimin e Shqipërise së Mesme deri në çlirimin e Dibrës. Më vonë i inkuadruar në një batalion special u kthyem pranë Shtabit të Korpormatës së Parë me qendër në Priske dhe Gurrë të Tiranës dhe morëm pjesë vetëm tre ditët e fundit në luftën për çlirimin e Tiranës. Qëndrova në radhët e ushtrisë deri me kapitullimin e Gjermanisë më 9 Maj 1945 dhe dorëzova një automatik anglez dhe ju vura studimeve duke e harruar Luftën dhe duke ju përkushtuar Atdheut ne fushën e arsimit e Kulturës.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf