75-vjetori i luftës të batalionit të parë partizan “Peza“

1523
Sigal

Fashistët italianë, duke pasur një informacion nga ish-ambasadori nazist gjerman, në Romë nëpërmjet telegramit nr. 1184, dt.10.03 .1943 se ekzistonin disa të dhëna që Anglo- Amerikanët, kishin ndërmend, të bënin disa zbarkime të mundshme me desant ajror dhe detar në zonën e Pezës dhe të Mallakastrës, si dhe duke parë rrezikun që përbënin forcat partizane të Pezës, të cilët po shtoheshin çdo ditë fashistët italianë ndërmorën një operacion në shkallë të gjerë nga data 13-18 Qershor 1943. Të armatosur deri në dhëmbë me mjete dhe armatime modeme të kohës, me forca të shumëfishuara, me urrejtje në shpirtin e tyre të nxirë e me urë të ndezur e duart gjakatare, ata filluan nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Arbana, Balhaxhia, Tirana, Baldushku, Ndroqi dhe Peza e Vogël. Objektivi i këtij operacioni në stil të gjerë ishte: “Rrethimi dhe asgjësoni i forcave partizane në zonën e Pezës”. Njëkohësisht të goditej fort popullsia që përbënte mbështetjen e partizaneve me anë të arrestimit ose pushkatimit të strehueseve te tyre, këshilltareve dhe të veprimtareve të frontit Demokratik Nacional-Çlirimtar me ane të djegies të fshatrave dhe të rrëmbimit të gjësë së gjallë dhe të bereqetit” Për një operacion të tille fashist, Babë Myslymi, kishte informacionet e nevojshme nga udhëheqja e LANÇ-it në Tiranë dhe Kavajë nga shoku Gogo Nushi. Mbi këtë bazë, komanda e batalionit me Myslym Pezën në krye dhe me Komisarin Mustafa Adem Gjinishin, i vendosën forcat partizane dhe të çetave territoriale vullnetare në pozicionet ushtarake përkatëse qysh më datën 12 Qershor 1943. Detyrë e forcave partizane, ishte përcaktuar më parë nga komanda e bataljonit, të mos lejohej armiku të shkelte Pezën pa luftë,të dëmtohej dhe të çoroditej ai me goditje të befasishme dhe të rrufeshme, duke përfshirë me këtë detyrë edhe çeta territoriale vullnetare me anën e manovrimit të luftimeve në krahë dhe në shpinë të armikut, të mbrohej popullsia dhe të mos lejohej që ajo të masakrohej në masë, prej fashistëve Babë Myslymi prej vetes (komandës së batalionit), kishte caktuar për mbrojtjen e saj dhe komunikimin me komandantët e çetave gjatë veprimtarive luftarake këta shokë: Avdi Kasalli, Hamdi Grori, Muharrem Çelmeta, Sadik Barahysa dhe Fadil Çelmeta, të cilët njihnin me detaje territorin e Pezës (Histori e LANÇ-it) vëllimi II, faqe 257. Mbi bazën e kësaj detyre, partizanët dhe patriotët e Pezës e kthyen këtë krahinë në një varr për pushtuesit fashistë dhe në djep të çeliktë, ku u rritën dhe kalitën qindra luftëtarë të devotshëm për çështjen e atdheut e të lirisë me prijësin e tyre në ballë Babë Myslymin (Myslym Peza) e shumë i dashur me pezakët e ngritën lart e më lart namin dhe lavdinë e krahinës së tyre e të gjithë Shqipërisë dhe bënë që emri i Pezës t’u kallte frikën dhe t’u kujtonte vdekjen dhe disfatën e sigurt pushtuesve të çdo ngjyre. Tezakët nga dashuria e respekti e kishin dekoruar komandantin e tyre gjatë Luftës me emrin e bukur e të dashur “Babë Myslymi”, dhe kështu i thoshin edhe partizanët në atë kohë e në vazhdimësi, e po kështu e kujtonte populli kur ai nuk jetonte. Ndërsa të huajt e dekuruan Gjeneral Major, ku gjatë LANÇ-it, radio Londra, buçiste duke thënë se po lufton me heroizëm kundër pushtuesve nazi-fashistë Gjeneral Myslim Peza.

Në këtë operacion fashist, bënin pjesë forcat kryesore të Divizionit Brenero, regjimenti i kavalerisë Firence, 6 batalione këmishëzinj dhe një grup karabinierësh, gjithsej 14000 vetë. Operacionin e drejtonte komandanti i korparmatës 4, Gjeneral Spatako, komandanti i Divizionit Brenero, Gjenerali Principale dhe komandanti i kavalerisë koloneli Ludoviko-De-Bartolomeo.

Operacioni filloi me egërsi dhe në shumë drejtime, njëkohësisht qysh në orët e para të mëngjesit të datës 13 Qershor 1943. Shkrepjet e para filluan në drejtim të Dorzit dhe Qafës së Belbës, ku fashistët avancuan, por u ndalën nga zjarri i dendur dhe i rrufeshëm i çetave partizane. Në orët e ditëve pasardhëse operacioni u shtri në të gjithë territorin e krahinës së Pezës, ku luftimet midis dy palëve, sa të rrepta aq edhe të përgjakshme. Por me të fuqishme ata u bënë në qafën e Belbës dhe të Dorzit, ku sulmet dhe kundërsulmet u përsëritën disa herë në këto luftime deri trup me trup. Përveç forcave partizane të Batalionit që ishin në Pezë, dëme të konsiderueshme i shkaktuan armikut prapa shpine në vrap edhe çeta e Darsisë me komisar Sali Verdha dhe komandant Nevruz Gjergjova në bashkëpunim me çetën territoriale dhe fshatarët e armatosur të këtij fshati. Duke parë situatën shumë të rëndë, ku forcat e batalionit partizan Peza, çeta territoriale vullnetare dhe të popullatës së Pezës që po luftonin me heroizëm nën udhëheqjen e Babë Myslymit kundër 14000 fashistëve italianë në rrethim, iu erdhën menjëherë ne ndihmë çetat territoriale vullnetare e fshatarët e armatosur të fshatrave përreth Pezës: Zbarqe, Varosh, Kolje, Kryezi, Liz-Patrosë, Kërçukje, Cikallesh, Leshtej-Çollak, Gërrmaj, Harizaj, Lekaj, Gosë, Okshtun, Hemenraj, Hasdushkje, Mlik, Mushnik, Zanbishë, Thartore, Rrustej, Damarkje te udhëhequra nga këshillat nacional-clirimtare të këtyre fshatrave. Këto fshatra të armatosura, i goditën gjithashtu ashpër në shpinë fashistët italiane në vargun kodrinor: Qafa e Bazharrit (Çelmetaj), Pajone, Gjuzë-Sulkonaj (shtëpi e Qazim Llonit) dhe qafa e Kallmit. Përveç ndihmës ushtarakë që i dhanë këto fshatra, në të njëjtën kohë u erdhën në ndihmë edhe familjeve, grave, fëmijëve, pleqve dhe plakave që përbëheshin prej 700 vetësh të cilët u evakuan nga Peza e martirizuar, e djegur, e grabitur edhe e masakruar nëpër familjet dhe, fshatrat e tyre. Këto fshatra ishin prej kohësh baza të rëndësishme të formacioneve partizane të Pezës, si të tillë u gjendën edhe në këtë situatë tragjike, ashtu siç thotë populli “Miku i mirë në situata të vështira”. Kjo ndodhte sepse komanda e batalionit. partizan Peza me në krye Babë Myslymin, kishin punuar qysh në gusht nga një grusht me këtë popull për ta ndihmuar këto partizanë të trevës së Pezës, e ka bazën edhe “Zëri i popullit” gjatë LANÇ-it, i cili shkruant:”krahina e Pezës ka qenë ndër të parat krahina ku filloi lufta për çlirimin e atdheut.

Aty luftuan dhe dolën luftëtarët më të mirë të ushtrisë nacional-çlirimtare, aty okupatori fashist, ashtu edhe ai nazist ka ndeshur në barut. Peza heroike ka qëndruar gjithmon me vatër të ndezur lufte kundër zaptuesve barbarë dhe mercenarë që janë vënë në shërbim të tyre” (Buletini i Zërit të Popullit, nr.19, dt.21.05.1944, vëllimi 3, faqe 71-72) Një ndihmë të madhe dha në këto luftime dhe ato të mëvonshme deri më 29 nëntor 1944 në çlirimin e Shqipërisë, skuadrat e mitralozave të rëndë 8 mm ‘Breda’ të vendosura në kodrën e Zgurajve me komandant Dyrr Peza dhe anëtarët e skuadrës Elez Zgura, Myrt i Karaj, Muharrem Kodra, Mahmut Cullhaj dhe Telha Zguraj, ish-pjesëtarë të çetës antifashiste të Pezës në vitin 1940 si dhe skuadra e mitralozit të rëndë 8 mm ‘Breda’ vendosën në kodrën e fshatit Mlik (Gjumsit) të Kavajës me komandant patriotin Qerim Gjumshin dhe anëtarët e skuadrës vëllezërit dhe të rejat e kësaj familjeje si dhe kryetari i këshillit të fshatit Hasan Selim Ceka dhe sekretar Nuredin Mustafa Meta, po kështu luftoi me mitralozin e tij Baftjar Saku (Pasmaçiu ) në kodrën e Dorzit. Është vështirë t’i përmendësh emra, sepse ato ishin shumë partizanë të përkushtuar në luftime dhe snajperë të shkëlqyer. Kishte të drejtë Komandanti i çetës së parë të Batalionit Partizan Peza, Nuz Hakrama, të cilit në atë kohë dhe pas çlirimit, i thoshte Babë Myslymi dhe partizanët, se juve vratë kolonelin Ludovika-De-Bartolomeo më 13.6.1943, ju rrëzuat avionin zbulues nazistë gjermanë të Ballashej të Pezës më 24.05.1944, “Nuzi i përgjigjej: Se plumbat e armës time, nuk kishin vulë për të saktësuar vrasësin. Por, i vranë plumbat e armëve te partizanëve të Pezës. Thjeshtësi e mrekullueshme e Pezakëve, të cilët nuk dinë të mburren për meritat dhe sakrificat e tyre, ata ia lënë për kompetencë të tjerëve këtë çështje. Fashistët e bombarduan me aviacion dhe artileri gjithë zonën e Pezës me këtë operacion, por nuk e gjunjëzuan asnjëherë popullin e trevës së Pezës Martire. Armiku në fushën e betejës la 300 të vrarë, ndërmjet tyre dhe koloneli Ludovika-De- Bartolomeo, ( nipi i Musolinit) dhe 500 të plagosur, kafshë pune e transporti si mushka e kuaj të vrarë që ishin të ngarkuar me artileri dhe municionet e tyre. Këto dëme armiku i pati në të gjithë territorin e Pezës. Gjatë gjithë fazës së operacionit kundër forcave fashiste, përveç 200 partizaneve të batalionit partizan Peza, u ndeshën dhe luftuan me trimëri e heroizëm dhe mbi 300 forca nga çeta territoriale vullnetarë dhe të gjithë fshatarët e armatosur me një raport forcash 1:28 në favor të armikut. Nga batalioni Partizan ranë në krye të detyrës: Loni Kristaq Grazhdani nga Devolli i Korçës duke luftuar me heroizëm , ardhur në Pezë në çetën partizane në vitin 1941. Lonin e varrosën me ceremoni, ku fjalën e rastit e mbajti komisari i çetës Mahmud Agolli, si dhe u torturuan dhe u pushkatuan dhe 24 shokë e shoqe, pleq e plaka, të rinj e të reja, duke u përleshur trup më trup me një trimëri e heroizëm me armikun, siç ishin prej tyre 11 gra dhe vajza dhe 13 burra:

  1. Hamide Ibrahim Muka
  2. Hanëme Ymer Belba
  3. Metie Zgura
  4. Nurie Bajram Karaj ( Grori )
  5. Mine Tresa
  6. Naze Grori
  7. Tone Ali Grori
  8. Vere Beqir Karaj
  9. Ike Hajdar Çaushi
  10. Halime Zgura
  11. Bajome Avdi Loshi
  12. Ramazan Beqir Muka
  13. Ahmet Tahir Karaj
  14. Hekuran Bahush Doçi
  15. Kajmak Hajdar Tresa
  16. Shaban Sejdin Tresa
  17. Latif Ibrahim Dorzi
  18. Hysen lmer Rreshka
  19. Kadri Mehmet Rreshka
  20. Mersin Haxhi Dorzi
  21. Veli Jakup Kola
  22. Jakup Selman Popa
  23. Bajram Ibrahim Dorzi
  24. Jahe Hysen Çeka

Pra, gjithsej 25 dëshmorë së bashku me Loni Kristaq Grazhdani, ranë dhe mbetën Yje të Pashuar në këto luftime kundër fashistëve italianë, të cilët nderuan popullin e trevës së Pezës, Devollin dhe mbarë Shqipërinë, Krahina e Pezës, ka një sipërfaqe tokësore rreth 1.200 km katrorë, çka do të thotë se në 1 km katror kanë rënë 4 dëshmorë të LANÇ-it, duke marrë për bazë shifrën e përgjithshme të dëshmorëve të Pezës, i cili është 327 veta, prej tyre 24 ishin gra dhe vajza me në krye Heroinën e Popullit Mine Peza dhe Heroi i Popullit Pionieri 14 Vjeçar Met Basa dhe heronj të tjerë si Kajo Karafili, Mihal Duri dhe Maliq Muço.

Armiku nga humbjet e mëdha që pati në këto luftime me njerëz dhe pajisje luftarake, përveç pushkatimeve, torturave ai me egërsi më të madhe, të një bishe të egër, kreu dhe këto dëme nga më çnjerëzorët, në të gjithë territorin e krahinës së Pezës siç ishin: Të plagosur 100 veta, të burgosur mbi 200 veta brenda dhe jashtë vendit, shtëpi të djegura

900, fshatra të shkatërruara dhe të rrafshuara 18, grabitje të bagëtive të imta 13.500, lopë dhe që punë 3500, kafshe ngarkesë 1000, shpendë shtëpiake 20.000, zgjoj bletë 2000, disa ton drithëra dhe bulmetra, vaj ulliri, pyje të djegura dhe të dëmtuara, vreshta, stoli grash dhe vajzash. Kudo tym e flakë, dhe gjak, në prezencë të fëmijëve, ku edhe fëmija në barkun e nënës u trondit, por bisha fashiste nuk ngopej me këtë masakër (bazuar në dok, e Këshillit të Komunës Pezë, Nr, 1 dt. 8.06.1998 dhe të Prefekturës së Qarkut të Tiranës nr. 316/2 dt. 12.09.1999). Mbi këtë bazë edhe Unioni i Luftës së Dytë Botërore dokumentin nr. 147 datë 12.05.1997, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të këtij Unioni zotit Dante Kruicchi komunikuar në një miting madhështor në Peze më (l6.09:1999) shpalli Pezën : “Krahinë Martire e Luftës së Dytë Botërore”

  1. Është e pamundur që të shkruhen të gjitha aktet e heroizmit dhe qëndresës së popullit të trevës së Pezës, po përmendim 4 raste: Nëna 60 vjeçare Hamide Muka nga Ballasheni i Pezës, që kur e pyeti kapitenin fashist, Lik Abazi, se ku ndodhet Myslim Peza, kush i strehon dhe kush i ushqen ata? Ajo i pergjigjet – Shkoni e pyesni 84 karabinierët që lanë kockat në Pezë më 16.3.1941! Kapiteni e kërcënoi duke i thënë: Trego se do të djegim së bashku me flakën e shtëpisë, duke i mbajtur pistoletën pas kokës, ajo përsërit duke thënë, se tani shkoni e pyesni fashistët italianë që po bien si derrat në qafën e Belbës, se ata e dinë më saktë se ku ndodhet Myslym Peza me partizanët Në këtë rast kapiteni fashist , mendoi se kjo nënë nuk mund të ishte një fshatare e thjeshtë por me disa universitete. Në fakt ajo ishte patriote, e varfër, por e pasur me bujari trimëri dhe besë. Mercenari u egërsua nga përgjigjet e Hamide Mukës dhe jep urdhër duke i pushkatuar djalin Ramazan Beqir Muka para syve të saj. Nënën Hamide e hodhën në flakën e shtëpisë së saj që po digjej; para vdekjes Nëna thirri me të madhe me fjalët e fundit në gojë: Poshtë fashizmi, rroftë populli i Pezës, rroftë Shqipëria e lirë demokratike, rroftë Myslim Peza me partizanët! Ndërsa Bajame Loshit ia prenë trupin me sëpatë copa copa duke ua dhënë qenve

Egërsinë fashiste dhe mercenarëve të kapitenit Lik Abazi partizanët e batalionit të parë dhe të dytë të grupit partizan të Pezës e panë më 24.09.1943, kur luftuan në Petrelë nën drejtimin e Kuadrove: Nuz Hakrama Xhevdet Petrela, Maliq Muça, Shaban Rexha, Emin Çelmeta, Dik Barahysa, Ziso Dako dhe Bejto Bultica, duke zënë rob 45 milicë dhe me komandantin e tyre Lik Abazi. Gjatë çarmatosjes së tyre në çantat secilit u gjendën rroba grash dhe vajzash, unaza dhe vathë të spërkatura me gjak, të cilat i kishin hequr forcërisht. Fjalët e thëna nga Nënë Hamide Muka, milicët dhe kapiteni Lik Abazi i vërtetuan me gojën e tyre në gjyqin partizan që u bë në Arbanë, ku fajtorët kryesorë me në krye Lik Abazin morën dënimin e merituar, nëse 40 milicë u lanë të lirë, të cilët Babë Myslymi i porositi të mos merren më me punë të padenja. Milicët e falënderuan Babë Myslymin për aktin human dhe të logjikshëm.

  1. Nëna Bakushe Ibrahim Çelmeta (Vokshi) në qershor 1943, oficeri fashist i mbylli gratë dhe fëmijët në një dhomë të kësaj familjeje gati për t‘i djegur, dhe pas kësaj familjeje iu vinte radha familjeve të tjera, siç ishin Dyli, Bajrami, Haki, Shaqiri, dhe Ramazan Çelmeta. Por, Nënë Bakushja ishte në katin e dytë të kësaj familje ( të Muharrem Çelmetës ), kur togeri fashist shkoi ta merrte Faik Konica dhe ta fuste në dhomën e mbyllur në kyç të grave e femijëve të familjes (së Muharrem Çelmetës). Nënë Bakushja i mori automatikun milicit fashist dhe ja hodhi poshtë në tokë duke u kacafytur me të). Por një koincidencë në këtë moment vjen Kajo Karafili, Emin Çelmeta, Zenel Çelmeta, (partizanë) duke filluar pushkët me fashistet të cilët u larguan menjëherë nga kishin ardhur. Si pasojë këto familje shpëtuan nga masakra.
  2. Nënë Zemone Idriz Fjolla, kishte vajzën 3-4 muajshe në gji (Hurma Muharrem Fjolla ) që qante nga që e ëma kishte disa ditë në pyll pa ngrënë si pasojë i mungonte qumështi i gjirit . Zemonja i jep një shenjë partizanëve, të cilët erdhën pranë duke iu thënë atyre merreni vajzën thereni se kjo po qan, po bën zhurmë dhe do t‘ju zbulojnë fashitët. Unë nëna e vajzës nuk e bëj dot vetë se e kam fëmijë. Shokët Shyqyri Peza, Kajo Karafili, Fadil Çelmeta dhe Haxhire Peza, iu përgjigjën se sa të jemi neve gjallë, vajzës nuk do t‘i bjerë gjemb në këmbë. Po të vritemi neve edhe Hurma do të japë jetën bashkë me ne. Ish-vajza 3-4 muajshe, Hurma Fjolla jeton edhe sot me 7 fëmijë.
  3. Nënë Fatime Kodra (Barahysa), pasi partizanët hëngrën bukë në darkë ·dhe u larguan nga kjo familje, por Nënë Fatimja, partizanit Vasil Pjetri i jep një pagure me vaj ulliri, i cili i thotë nënës se ç”është kjo ! Ne hëngrëm darkë, ajo i përgjigjet Vasilit që kish në krah mitralozin e lehtë 6.5 mm, se edhe ky do të ushqehet që të funksionojë dhe të vrasë më shumë fashistë.

Duke përkujtuar këtë ngjarje tragjike, të heroizmit masiv të popullit të trevës sjellim ndërmend ato shokë dhe shoqe, që u përleshen në Luftë fyta-fytas me fashistët, u masakruan, u burgosën, u dogjën shtëpitë duke i lënë pa strehe në carin e disa dimrave, iu grabitën gjënë e gjallë dhe ekonominë!

Ne i përulemi me respekt dashuri e mirënjohje, para kujtimit të tyre të pa harruar.

LAVDI DËSHMORËVE TË PEZËS DHE GJITHË SHQIPËRISË!

LAVDI POPULLIT TË TREVËS MARTIRE PËR KONTRIBUTIN E MADH QË DHANË NË ÇLIRIMIN E VENDIT.

LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR HEROIT TË POPULLIT MYSLYM PEZA, PËR KONTRIBUTIN E DHËNË POPULLIT DHE KOMBIT SHQIPTAR

Shërbet Rexhep Karuli

Veteran dhe Invalid i LANÇ-it

Ish-pjesëmarrës në këto luftime

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Patriotike Kulturore “Myslym Peza “