74-vjetori i Krijimit të Brigatës V Sulmuese

164

Servet Tartari “Mjeshtër i Madh”

Brigada V Sulmuese ka qenë një nga Informacionet e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Themelimi

Sipas një uirdhri nga Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇL datë 28 Nëntor të vitit 1943 në fshatin Gumenicë të Vlorës, baza e formimit të kësaj brigade qe bashkimi i batalioneve “Halim Xhelo”,” dhe “Ismail Qemali”, me një efektiv prej më se 500 vetash. Komandant i kësaj njësie u caktua Abaz Shehu, Komisar Hysni Kapo. Brigata V Sulmuese u inaugurua, më 20 janar 1944, në Bramyshnje të Tërbaçit.

Historia

Pas luftimeve në dhjetorin e 1943 që i paraprinë betejës së Gjormit, vritet Komandanti i Brigadës Abaz Shehu. Komandant më pas caktohet Shefqet Peçi, zëvendës Dervish Hekali, komisar vazhdoi Hysni Kapo, zevendës Manush Myftiu. Betejat e Brigadës V Sulmuese: Lufta e Gjormit, ku u luftua për tre ditë e net. “Beteja e Dukatit, luftimet vazhduan në: Vajzë, Palas, Vuno, Pilur, Salari etj. Luftime të ashpra janë zhvilluar për çlirimin e Kosovës.

Disa prej luftëtarëve të Brigadës V Sulmuese

Abaz Shehu, Bejdo Isufi, Bilbil Klosi, Delo Balili, Dervish Hekali, Elmaz Hasamataj, Et’hem Gjinushi, Halim Ramohoto, Halim Xhelo, Hito Çako, Hysen Çino, Hysni Kapo, Ibrahim Dervishi, Kadri Hazbiu, Laze Ferraj, Maman Saliu, Niko Hoxha, Nimete Progonati, Ramize Gjebrea, Reis Malile, Rrahman Perllaku, Shfqet Peçi, Zaho Koka, Zenel Hamiti, Zonja Çure