40 ngjarjet e janarit 1997, që “ndezën zjarrin” dhe kthyen Shqipërinë në… hi 

744
Sigal

Tragjedia kombëtare/ 18 vite më parë, populli iu vërsul shtetit piramidal, shteti iu vërsul popullit “viktimë”, ja si nisën piramidat dhe protestat 

Shumë nga pasojat që po vuan sot ekonomia, financat shqiptare dhe llogaritë financiare familjare të shqiptarëve, kanë si shkak ish-firmat piramidale. Edhe pse kanë kaluar 18 vjet nga ai krim shtetëror dhe marrëzi e çmenduri popullore, shqiptarët nuk po e mbledhin dot veten. Afro 157 mijë familje kanë humbur shtëpitë që i shitën për “1 copë bukë” dhe i bënë “kurban” për firmat piramidale. Afro 350 mijë familje shitën toka e pasuri të tjera deri tek kotecet e pulave, duke i futur verbalisht në këto firma mashtruese. Afro 180 mijë emigrantë shqiptarë, depozituan fitimet dhe kursimet e tyre në “hangarët” e firmave piramidale. Të “verbuar” prej ofertave të përfitimeve joshëse të ofruara, shqiptarët shitën edhe lugët, tenxheret, bagëtitë, shtëpitë, jorganët e iu vërsulën sporteleve të këtyre firmave kriminale, duke depozituar me copa letrash edhe qindarkën e fundit të tyre. Ishte një çmenduri që  futi në kurth popullin dhe që në fund e la “pa brekë”. Pas dështimit të këtyre firmave, populli u vërsul kundër shtetit që ideoi dhe realizoi krimin me piramidat, shtet i cili në fakt ishte realisht “SUDJA” qendrore e këtij krimi kombëtar, që rezultoi me pasoja të rënda për ekonominë, ushtrinë, policinë, biznesin, për financat, për integritetin kombëtar shqiptar e deri për 3000 jetë e humbura të shqiptarëve në këtë “luftë” që e nisi vetë shteti.

Firmat u krijuan, u lejuan dhe u promovuan nga shteti, si “tregues kapitalizmi” me logon: “Janë model i sigurt amerikan, depozitoni lekët”

Përparim HALILI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf