31 gusht 1958-31 gusht 2018, 60-vjetori i ardhjes se katër nëndetëseve dhe bazës lundruese në Pashaliman

1503
Sigal

Fahri Perona

Në datën 31 gusht 1958, erdhën në Shqipëri për herë të parë katër nëndetëset dhe baza lundruese që u bregëzuan në Gjirin e Pashalimanit

Kjo ditë përkoi me një mot të mirë e plot diell, por bukurinë e kësaj dite e plotësoi më mirë, prania e këtyre nëndetëseve dhe e bazës lundruese, të cilat e mbushën atë boshllëk të bankinës, që ne me padurim e prisnim të ndodhte sa më parë. Në ceremoninë e ardhjes së tyre, përveç pjesëmarrjes së efektivit të brigadës së nëndetëseve dhe të Gjirit të Pashalimanit, mori pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë Politike të ushtrisë, Gjeneral Sadik Bekteshi. Ndërsa me helikopter zbriti në fushën e sportit të repartit, shefi i shtabit të ushtrisë, gjeneral Petrit Dume, por që nuk ishte i pranishëm në ceremoni të kësaj pritjeje në bankinë. Nëndetëset dhe baza lundruese erdhën nga deti Baltik, me efektiv vetëm sovjetik, por bashkë me ta ishin edhe komandantët dhe inxhinierët mekanikë shqiptarë. Kjo ditë për ne, mbeti e pa harruar në kujtesën tonë, si dita më e dashur, mbasi të gjitha ato përpjekje dhe sakrifica që ne bëmë në përvetësimin e teknikës luftarake, në shkollën e instruksionit në Sevastopol, për pesë muaj resht, tani na u dha mundësia, për t’i konkretizuar në fakt. Me t’u akostuar të katër nëndetëset dhe baza lundruese në bankinë, efektivi doli nga anijet, shumë i lodhur dhe i drobitur, nga peripecitë e këtij lundrimi të gjatë e shumë të vështirë që nuk ka për t’u harruar kurrë, edhe ai prezantim i parë që bëmë në bankinë, ku u përqafuam shqiptarë e sovjetikë, duke u krijuar një atmosferë prekëse e të përzemërt, momente këto, që na kanë lënë mbresa të pa shlyeshme, që nuk fshihen kurrë nga kujtesa. Në vijim të këtij gëzimi, nuk që më pak mbresëlënës, edhe takimi që bëmë brenda në nëndetëse me sovjetikët, sikush në postin e vet me dublantët, me të cilët do kryenim detyrat tona bashkërisht. Kuptohet se në në këtë kohë, kishim dijeni edhe për gjuhën ruse, dhe nuk ndjenim vështirësi një komunikim me ta. Pra me këtë gjendje emocionale, ne filluam punën për zbatimin e programit të dhënies së detyrave kursorë, për marrjen sa me shpejt të ishte e mundur , në dorëzim nëndetëset. Me ardhjen e nëndetëseve, efektivit shqiptar të brigadës i doli si detyrë, përvetësimin i mëtejshëm i teknikës luftarake, marrja në dorëzim e nëndetëseve si dhe drejtimi tyre në mënyrë të pa varur nga sovjetikët. Për realizimin e detyrave të mësipërme, u ndodhëm para këtyre vështirësive;

Së pari, fakti që ne ishim shkëputur gati pesë muaj, nga përgatitja luftarake, deri sa erdhën nëndetëset;

Së dyti, duke qenë se banonim në Orikum dhe detyroheshim që rrugën deri në bazë e bënim tre herë në ditë për gati një orë;

Së treti, duke pasur parasysh se tani, na mungonin edhe laboratorët.

Të tria këto pengesa limitonin në disfavorin tonë, për të dhënë gjithë efektivitetin pozitiv. Por me përfundimin e objekteve të fjetjes në shkollën e instruksionit, u vendosëm më pranë bazës,mbasi në bazën lundruese qëndronte efektivi sovjetik. Kur filloi stërvitja për dhënien e detyrave kursore, për marrjen e nëndetëseve në dorëzim në komandën drejtuese pati disa ndryshime në kuadrot ushtarake. Komandant i brigadës së nëndetëseve ishte Kapiten i rangut të tretë Xhemal Shani, zëvendës për punë politike, Kapiten i rangut të tretë Pali Carapuli, shef operativ Kapiten i dytë Vasil Palodhi, shefi i ndërlidhjes Kapiten i dytë Naim Seseri, shefi i minasilurues, Kapiten i parë Skënder Sulku, dhe shefi i elektromekanikës, Kapiten i parë Skënder Spahivogli. Sot nga këta jeton vetëm Pali Carapuli.

Ndërsa kuadrot drejtuese të nëndetëseve ishin si më poshtë:

NËNDETËSJA SË PARË

1-Komandant nëndetëse kapiten i parë Dashamir Ohri;

2-Zëvendës komandant Toger Aleko Pojani;

3- Zëvendës për punë politike kapiten i parë Selim Pira;

4-Inxhinier mekanik toger Ilmi Kapo – Thanas Nako

5 -Ndihmës mjek n/toger Feti Satko.

NËNDETËSJA E DYTË

1 – Komandant Muharem Lulodhi- toger Shezai Kasa;

2- Zëvendës Komandant Toger Skënder Doçi;

3- Zëvendës për punë politike Kapiten i dytë Enver Kalluci;

4- Inxhinier mekanik Toger Korab Mejdani dhe toger Kujtim Peci;

5- Komandant i 0L*1-4 , KAPITEN I PARË Skënder Bega;

6- Ndihmës mjek N/ Toger Nikollaq Mone.

NËNDETËSJA E TRETË

  • Komandant kapiten i dytë Spiro Kote- toger Petrit Myftiu-nga Maji 1959;

2- Zëvendës komandant Jakov Mandrea kapiten;

3- Zëvendës për punë politike kapiten i dytë Milto Zhama;

4- Inxhinier mekanik toger Safet Hysi;

5- Ndihmës mjek N / Toger Mynyr Resuli.

NËNDETËSJA E KATËRT

  • KOMANDANT Kapiten i parë Shyqyri Cuka;
  • Zëvendës Komandant toger Beqir Gerbi;
  • Zëvendës për punë politike kapiten i dytë Petrit Shehu;
  • Inxhinier mekanik Toger Asti Popa;
  • Ndihmës mjek N/ Toger Shefki Guma’

Dëshiroj të nënvizoj se , edhe pse shkalla e arsimimit të efektivit detar të brigadës së nëndetëseve,në raport me kërkesat e teknikës së nëndetëseve, vlente shumë për të dëshiruar, për faktin se shumica e efektivit ishte me arsim fillor e shtatëvjeçar, ku të paktë ishin me gjimnaz, ne e kishim kapërcyer këtë provë gjatë kursit teorik në Sevastopol ,që vazhdoi për pesë muaj , nga ku dolëm me rezultate shumë të mira. Prandaj tani ne ju përveshëm punës që të përvetësojmë me më optimizëm teknikën luftarake në det, të përvetësonim artin e drejtimit, të nëndetëses në çdo post luftarak. Gjatë përpunimit të detyrave kursorë numër 1, 2,3, dhe 4, në sajë të ndihmës së pa kursyer vëllazërore të efektivit sovjetik, efektivi i brigadës së nëndetëseve shqiptare, i realizoi me sukses, dhe këtë vlerësim e bënin sovjetikët mbas çdo lundrimi. Por, kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe bashkimit sovjetik u ftohën , ata filluan nga pretendimet se, ne gjoja s’ishim në gjendje të drejtonim nëndetëset, por duke pasur parasysh vlerësimet e tyre të mëparshme, e kishin të pa mundur të argumentonin atë që thoshin ,dhe shumë herë ata për këtë janë tërhequr. Viti 1960 dhe fillimi i vitit 1961 i gjeti gati të gjithë nëndetëset me dhënien e të gjitha detyrave kursorë, numri detareve sovjetike në nëndetëse ishte ulur ndjeshëm, një pjesë e mirë e tyre ishin të rinj dhe mësoheshin nga ana jonë,kurse detarët shqiptarë , e kishin përvetësuar teknikën luftarake , deri në perfeksionim. Prandaj, përballë këtij realiteti,ata e fiksuan pretendimin e mos dorëzimit të nëndetëseve, jo për aftësitë e efektivit, por për kuadrin oficer, se ai akoma ka nevojë të përvetësojë artin e drejtimit, pavarësisht se edhe këtij kishin plotësuar detyrat bashkërisht. Pika më kulmore e acarimit të marrëdhënieve në brigadën e nëndetëseve midis efektivit shqiptaro sovjetik, ishte dita e 1 Majit 1961. Me 1 M aj 1961, ditën e solidaritetit ndërkombëtar te punonjësve, si kudo, edhe në flotë festohej me madhështi . Për këtë në orën 9-të mëngjesit, të gjithë efektivat sovjetike e shqiptare të brigadës së nëndetëseve e të bazës lundruese, si kushdo në kuvertat përkatëse të anijeve, ishin rreshtuar , për ngritjen e flamurit dhe flamujve të zbukurimit, që ngriheshin në rast feste, duke qëndruar në pritje të komandës , nëpërmjet translacionit të bazës lundruese ,nga oficeri i rrojës. Sa u dha komanda gatitu dhe komanda për ngritjen e flamurit dhe flamujve të zbukurimit, filloi zbatimi i ngritjes së tyre, duke i dhënë nëndetëseve dhe bazës lundruese, një pamje mjaft të bukur piktoreske, dhe ndërsa ne po i gëzoheshim kësaj pamje, shijen e ëmbël të kësaj kënaqësie, e prishi një veprim mjaft provokues i një detari sovjetik ,i cili jashtë çdo rregulli ngriti flamurin kombëtar sovjetik në direkun e kiçit të bazës lundruese. Por,këtij provokimi,ju dha menjëherë përgjigja e merituar nga shifranti i bazës lundruese detar Tahir Neli, i cili nga kuverta ku po pastronte zarzavatet për kuzhinën, me thikë në dore shkoi me vrap rrufeshëm dhe preu cimen , apo litarin e flamurit sovjetik , duke e rrezuar për tokë. Ky veprim mjaft i zgjuar dhe i menjëhershëm i këtij detari të thjeshtë me një trup të shkurtër dhe të imët, që u ndodh më pranë se të tjerët në këtë ngjarje, tregoi më së miri edhe një herë, pjekurinë politike që kishin fituar detarët tanë, në situatën ku ne po kalonim, duke ndërmarrë veprime të pjekura për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, për të përmbushur kudo e në çdo rrethanë detyrat tona. Kjo pjekuri politike e kishte bazën tek drejtësia e vijës së partisë, tek sqarimi i plotë i situatës që po kalonim, nga bindja për të cilën, buronte forca e ndërgjegjësimit të efektivit, në përmbushjen me përkushtim të çdo detyre të ngarkuar. Në brigadën e nëndetëseve për këtë situatë Komandanti i Përgjithshëm shoku Enver Hoxha kishte lëshuar dy direktiva:

E para- Në bazën e Pashalimanit kurrë të mos derdhet pikë gjaku sovjetik,

Dhe e dyta- Për asnjë arsye kurrë të mos provokohen nga ne të parët sovjetikët.

Prerja e cimes dhe rrëzimi përtokë i flamurit sovjetik irritoi sovjetikët dhe disa prej tyre filluan ta dhunonin detarin shqiptar. Por ai, edhe pse kishte thikë në dorë, nuk e përdori atë për vetë mbrojtje duke zbatuar me fanatizëm direktivë e shokut Enver : “Që në bazën e Pashalimanit kurrë të mos derdhet pikë gjaku sovjetik” Mbas kësaj gjendje të rëndë provokuese, gjatë gjithë muajit maj 1961, u krijua një situatë edhe më e tensionuar se më parë, duke marrë forma e dimensione të ndryshme, gjithmonë e më acaruese, ballë për ballë me njëri-tjetrin, që i përngjante situatës së luftës. Në këtë kohë për të përballuar sa më mirë situatën e tensionuar, në krye të flotës ishte vënë Gjeneral Hito Çako, ndërsa kundëradmiral Abdi Mati qëndronte pranë bazës, për të qenë sa më pranë situatës konkrete, që të udhëhiqte dhe të zgjidhte sa më shpejtë e më drejtë problemet që dilnin çdo ditë në brigadën e nëndetëseve. Gjatë gjithë periudhës së provokacioneve që na bënë sovjetikët, vlen të theksohet vetëm një fakt mjaft domethënës e kuptimplotë për këtë situatë. Dihet se në programin e punës politike, që zhvillohej me detarët, kuptohet që përvetësimi i tij, nuk ishte i barabartë për të gjithë, dhe kjo varej si nga shkalla e arsimimit ashtu edhe nga faktorë të tjerë, por në përgjigjet dhe qëndrimin burrëror ndaj provokimeve të sovjetikëve ishte i barabartë pa përjashtim, duke merituar notën 10. Pra, shkalla e pjekurisë politike nuk kishte asnjë dallim nga njëri-tjetri. Në gjithë efektivin e nëndetëseve ishte arritur një emërues i përbashkët për të gjithë, duke realizuar çdo detyrë në unitet mendimi dhe veprimi, e cila e kishte bazën në bindjen kategorike të drejtësisë së vijës së partisë në këtë drejtim, për të mbrojtur interesat e atdheut tonë të dashur, Shqipërisë, me ndjenjën më të lartë patriotike dhe atdhetare, që ishte mishëruar në mënyrën më të plotë tek të gjithë nënujëset, duke kryer me koshiencë e vetëmohim detyrat, të bindur se kështu plotësonin me nder detyrën e tyre ndaj atdheut. Sovjetikët pretendonin se ne pa ta, nuk ishim në gjendje të drejtonim nëndetëset, dhe se me ikjen e tyre ne do t’i mbysnim ato, se pa ta nuk mund të bënim asgjë. Por e vërteta rezultoi ndryshe. Ne jo vetëm që nuk i mbytëm ato, por i drejtuam me kompetencë deri në vitin 1992, duke tejkaluar çdo afat kohor të përdorimit. Vet komandanti i nëndetëses III sovjetik Kamarov i deklaroi komandantit shqiptar Petrit Myftiu se nëndetëset e këtij projekti në Bashkimin Sovjetik ishin hequr që në vitin 1970. Midis shumë provokimeve që na bën sovjetikët, do evidentoj njërin prej tyre, që është bërë direkt mua. Dihet se marrëdhëniet tona, atij sovjetik e shqiptar karakterizoheshin nga një respekt e ngrohtësi e dyanshme dhe kjo ruajti vazhdimësinë, deri sa dolën në pah kontradiktat. Në këtë situatë të acaruar dublanti im Popov, duke menduar që të përfitonte nga kjo marrëdhënie, gjithashtu duke gjykuar, se unë isha një detar i thjeshtë, dhe në të njëjtën kohë ai e dinte se unë isha sekretar i organizatës bazë të partisë të nëndetëses së II, e njëkohësisht edhe anëtar i byrosë së partisë së brigadës se nëndetëseve që sipas tij mund të kisha patjetër informacionin e nevojshëm për të, për pyetjen provokuese që do më bënte duke menduar të përfitonte nga papjekuria që mund të shfaqja unë ndaj përgjigjes së pyetjes së tij, një ditë duke qëndruar në kabinën akustike të nëndetëses, ashtu si shoqërisht e i mërzitur me pyet; “Tavarisht Fahri-shoku Fahri”, po sikur ne të ikim me nëndetëset, do të mund të më qëlloje mua si shok? Për mua qëllimi i kësaj pyetje ishte më se i qartë. Ata donin të dinin, se çfarë urdhri kishim marr ne nga komanda eprore në rast të një tentativë të rrëmbimit të nëndetëseve nga ata. Prandaj, duke kuptuar mirë këtë synim të pyetjes së tij, e të qëllimit të saj, menjëherë i përgjigjen: “Tavarish Popov- shoku Popov”, ju kërkoni të ikni pa më takuar mua si shok? Pa më dhënë dorën? Dhe më pas vijova, “Tavarish Popov- shoku Popov”, ti si dhe unë je detar, dhe e di shumë mirë, se ushtria është ndërtuar dhe vepron mbi bazën e rregulloreve ushtarake, dhe në të në një paragraf shprehimisht thuhet: <Urdhri i komandantit është ligj për vartësit>. Kështu, me këtë përgjigje, unë nuk i dhashë asnjë mundësi informacioni, se në rast të kësaj tentative të rrëmbimit të nëndetëseve, as do qëllojmë e as jo, dhe duke e konsideruar këtë pyetje provokuese, si synim të sovjetikëve, informoj zv. Për punë politike të nëndetëses e bashkë me të informuam zv. Për punë politike të brigadës së nëndetëseve shoku Pali Carapuli. Qëllimin e kësaj pyetje, unë e ndesha edhe në praktikë në lundrimin e famshëm të të gjithë nëndetëseve, përjashto nëndetësen I që ishte në dok, që me aq origjinalitet e evidenton filmi Ballë për Ballë. Në këtë lundrim nëndetësja e II-të kishte në bord komandantin e flotës, kundëradmiralin Hito Çako, komandanti i nëndetëses së II-te ishte Gallustovi, mbasi Emiljnovi, ishte larguar dhe komandanti shqiptar ishte toger Skënder Doçi. Gjatë procesit të stërvitjes në poligonin e caktuar për nëndetësen e II-të, s’duhet të kishte në asnjë mënyrë anije tjetër luftarake, por për fat të keq nuk ndodhi kështu. Gjatë procesit të vrojtimit të detit me stacionin akustik <Feniks>, në rajonin e caktuar për nëndetësen e II-të, unë si akustike që isha në shërbim, në gjendje të nënujshme, konstatova zhurmë objekti, dhe në bazë të përcaktimit që i bëra, sipas karakterit të zhurmës, më rezultoi se ishte nëndetëse, dhe menjëherë raportoj në postin qendror. Në këtë rast vlen të theksohet se: <Me të marrë këtë raport posti qendror, vet komandanti sovjetik kapiten rangut të tretë Gallustovi erdhi në mënyrë të menjëhershme në kabinën akustike për të verifikuar vet këtë zhurmë>, nga ku dallohej qartë shqetësimi i tij. Arsyeja pse ishte i shqetësuar aq shumë Gallustovi, mund të shpjegohet vetëm me faktin se ai mund të ishte në dijeni të ndonjë plani të komandës së vet. Kjo tregon se deri ku shkonin veprimet e tyre ndaj nesh. Mbas disa manovrimeve, pas diskutimit që iu bë situatës u dha urdhër që nëndetësja të dal në sipërfaqe dhe nga verifikimi që iu bë, rezultoi se nëndetësja e kapur ishte një prej tetë nëndetëseve të bazës së Katjelnikovit që ishin vetëm efektivë sovjetik. Por për mendimin tim, një gjë është e sigurt, se ajo atje nuk ndodhej rastësisht, për më tepër që në këtë rajon ishte nëndetësja jonë, nëndetësja e II-të dhe duhet të kishte kategorikisht anije tjetër. Ruset arritën deri aty, sa deshën që nëndetëset dhe anijet t’i drejtonin vetë, pa praninë e shqiptarëve, por partia dhe shoku Enver nuk e lejuan këtë synim, që nëpërmjet kësaj baze të rrezikonim pavarësinë dhe lirinë tonë. Duke ndërmarrë gjithë manovrimet që të merrnin nëndetëset dhe nuk ia dolën dot, ata më në fund dështuan. Tetë nëndetëset dhe baza e tyre Katjelnikov në datën 26 maj 1961 u larguan nga baza e Vlorës për të mos u kthyer më kurrë. Kurse efektivi i katër nëndetëseve dhe i bazës lundruese ruse u larguan në 4 qershor 1961, duke i përcjellë ngrohtësisht edhe me pjesëmarrjen e banorëve të qytetit Orikum. Pra, mbas shumë përplasjeve, provokimeve që baza luftarake Vlorë të jetë e lirë, pa prezencën e sovjetikëve. Kjo periudhë kohore ka qenë një vepër heroike dhe e lavdishme. Në vitin 1961 u bë një përballje shumë e fortë ideopolitike dhe ushtarake, midis dy forcave tona të pabarabarta, midis nesh dhe bashkimit sovjetik, por triumfi i këtij konflikti i buzëqeshi vendit tonë, edhe pse një vend i vogël, por kur je i qartë dhe i sigurt për luftën që bënë, i bindur për drejtësinë e problemit që mbron,  nuk ka asnjë pengesë që të arrish atë që do. Prandaj, për kryerjen me sukses të detyrave të vëna nga lart, me çdo kusht e me çdo çmim për mbrojtjen e nëndetëseve nga rrëmbimi i sovjetikëve, për qëndrim të drejtë e burrëror të efektivit të brigadës së nëndetëseve ndaj provokacioneve të bëra nga sovjetikët, duke mënjanuar çdo pasojë që mund të ndodhte, në datën 20 gusht 1961 erdhi në Pashaliman në brigadën e nëndetëseve për të përshëndetur e vlerësuar këtë qëndrim e rezultat vet Sekretar  I KQPPSH shoku Enver Hoxha.

 

Vijon nesër…