1979, Në Vaterlo, me Misto Treskën, shqipëruesin e Viktor Hygoit

718
Vaterlo-në (Ëaterloo-në anglisht) e njihja si vendi ku shtë zhvilluar një betejë që e kanë komanduar strategë ushtarakë të famshëm si Napoleon Bonaparti dhe Duka I Uellingtonit, të cilët kanë ngelur personazhe të botës së historisë. Dhe kaq. Dhe këto i kisha mësuar nga dy libra leximi me permbledhje të romanit epope, “Të Mjerët”, të cilat i përdorja për mësimin e frëngjishtes kur isha student në Moskë, të rekomanduara nga profesoresha ruse e frëngjishtes Irina Nikoillajevna Popenja… Tani ndodhesha i emëruar në Ambasadën shqiptare në Paris, e cila mbulonte dhe Belgjikën e Holandën.
…Kur kthehesha nga Brukseli, merrja rrugën për në Vaterlo e qëndroja atje disa orë, pa folur, për të freskuar historinë që kisha mësuar gjatë jetës dhe atë që do mësoja gjatë vizitës së fundit. E pija me qejf një kafe duke qarkulluar në mendje fituesit dhe humbësit e betejave në këtë vënd që ka lënë gjurmë në historinë e përbotshme, të cilën e kishte kapur pena e të madhit Viktor Hygo… Personazhet që kishin bërë histori në Vaterlo, po thuajse i mbaja mend me imtësi.
Nga Idajet Hoxha-Fragment nga libri me kujtime në proces botimi “DIKUR NË PARIS”
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal