13 Shtator 1944-‘13 Shtator 2014 , 70- vjetori i çlirimit të Beratit

2077
Sigal

Flasin Skënder Mustafaj dhe Jani Capo dy beratas, pasardhës së luftëtarëve që morën pjesë në luftë

Në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të qytetit, Këshilli i Qarkut Berat ka akorduar një fond për rikonstruksionin e lapidarëve, çka ka bërë të nisë menjëherë puna. Në këtë fond përfshihet rikonstruksion i lapidarëve të dëmtuar nga vitet dhe erozioni si dhe rikonstruksion i memorialëve dhe Varrezat e Dëshmorëve në Berat e Skrapar .

Kryetari i Këshillit të  Qarkut, Petrit Sina, vlerësoi se, fondi jepet për të nderuar luftën heroike për çlirimin e vendit.  Për çlirimi i qytetit të Beratit është një ndër luftërat më heroike të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, që shënoi dhe kthesën e luftës në vendin tonë, ku pas këtij çlirimi, vijuan dhe çlirimet e qyteteve të tjera. Në këtë luftë gjermanët pranuan se patën humbje të mëdha. Merita kryesore në këtë luftë i takon Brigadës së VII Sulmuese, pasi ishte ajo që udhëhoqi luftën në këtë çlirim. Nga gjiri i kësaj Brigade legjendare janë vrarë apo kanë rënë heroikisht në sheshin e betejës në luftërat deri në ish- Jugosllavi, rreth 302 partizanë trima.

 Skëndër  Mustafaj-Kryetar i Organizatës së familjeve të Dëshmorëve të Beratit

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf