11-prill 2018, para varrit të Enver Hoxhës

1034
Sot kemi ardhur këtu për t’i bërë homazhe Udhëheqësit të madh të Partisë e të Popullit shqiptar shokut Enver Hoxha. Enver Hoxha është Udhëheqës i lavdishëm i PPSH-së, shtetit dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimitare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullor, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i Luftës Çlirimtare të popujve të shtypur. Figura më e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908, në një familje me tradita të njohura patriotike. Fëmijërinë dhe rininë e hershme (1908-1927) i kaloi në një mjedis familjar e shoqëror të lidhur ngushtë me luftërat për çlirimin kombëtar nga zgjedha osmane, me ngjarjet që çuan në Shpalljen e Pavarësisë dhe më përpjekjet për sigurimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet e shovinistëve fqinjë. Enver Hoxha dhe PKSH luftuan, çliruan me forcat e tyre vendin nuk pritën si të tjerët t’i çlironte ushtria e Kuqe si Jugosllavia e tjerë. Çlirimi i Shqipërisë është epopeja e shkëlqyer e popullit trim shqiptar. Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vëllezërve shqiptarë me troje të Kosovës. Enver Hoxha vdiq më 11.4.1985, duke lënë një Shqipëri të fortë ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht si dhe një numër veprash me vlera teorike e praktike për lëvizjen komuniste të cilat janë botuar e ribotuar në gjuhë të huaja dhe kanë ngjallur një interes vëmendje të veçantë në radhët e revolucionarëve, popujve dhe proletariatit botëror. Në drejtimin e Tij shtetit shqiptar bëri hapa viganë në të gjitha drejtimet. Ai nuk u la vend as nëpër shpella kriminelëve, zhduku gjakmarrjen dhe hakmarrjen, ngriti një shërbim profilaktik shëndetësor falas ku luftoi e triumfoi mbi sëmundjet shekullore të popullit shqiptar si Tuberkolozi, tifua, malarja e sëmundje të tjera ngjitëse. E çoi Shqipërinë nga legjenda e misrit deri tek sigurimi i bukës në vënd, nga parmenda deri tek prodhimi i traktorit të markës shqiptare, nga pushka me gjalmë deri tek avionët e raketat, nga 75% analfabet në zhdukjen e analfabetizmit, nga bishtuku e pisha tek drita elektrike në çdo shtëpi. “Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës brenda jo më shumë se 36 orësh ishte në gjendje të mobilizonte mbi një milion e gjysmë trupa të përgatitura me një armatim të kohës për mbrojtje dhe sulm. Gjeneralët shqiptarë kishin llogaritur 2 500 fishekë, për një m2, dy predha topi për 50 m2, ku çdo ushtar kishte një automatik kallashnikov, me 300 fishekë, tri granata dore defensive dhe dy ofensive,1 kundërgaz. Një togë prej 30 vetash kishte tre kundërtanke dore, e një flakëhedhës me napalm si dhe një top kundërtank 75 mm pa zmbrapsje, Ushtria shqiptare deri në vitin 1978 zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG),50 helikopterë,mbi 1500 tanke. Fortifikime, dhjetëra kilometra për mbrojtje kundërkimike kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore siguronin mbi 5 vjet furnizime me drithëra. Në fillim të viteve ’60, E. Hoxha e largoi Shqipërinë nga orbita Sovjetik, në mesin e viteve 70 i ndërpreu marrëdhëniet edhe me Kinën. Tony Bleri deklaroi: Për rreth 45 vjet kemi dështuar në Shqipëri për rrëzimin e regjimit komunist të E. Hoxhës. Shqipëria në vitin 1979 dhe 1985 kishte në fakultete më shumë femra se këto shtete: Rumania, Hungaria, Portugalia, Jugosllavia, Zvicra, Greqia, Meksika, Turqia, Egjipti, Maroku, Spanja, Italia, RF Gjermane dhe RD Gjermane, Austria, Çekosllovakia, Belgjika. Arsimi parashkollor kishte 3.926 kopshte me 130 mijë fëmijë dhe 5.664 edukues. Jugosllavia kishte 432 494 fëmijë në kopshte. Kishte 1.726 shkolla tetëvjeçare, 513 shkolla të mesme me 210 mijë nxënës. Në vitin 1991 Shqipëria kishte armatën e madhe me rreth 100 mijë kuadro e specialistë me arsim të lartë, të profilizuar në 35 degë të ndryshme: Akademinë e Shkencave me 12 Institute e Qendra Kërkimore, Akademinë Ushtarake, Akademinë,Detare, Biblioteka e së cilës kishte lidhje e shkëmbime me 400 biblioteka e institucione shkencore të botës. Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë, të cilët ishin krenaria e kinematografisë, kulturës dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5 000 institucione kulturore e artistike dhe në fshatrat e thella e malore. Trupat artistike profesioniste jepnin 5 mijë shfaqje në vit dhe zhvillonin veprimtarin artistike më se 8 300 grupe amatore. Viheshin në skenë çdo vit gati 100 premiera teatri estrade. Vetëm në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, më 1983, u aktivizuan 70 mijë vetë. Shqipëria merrte pjesë edhe në festivale ndërkombëtare. Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth 2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë. Radio Tirana, programet e rregullta në Shqipërinë e Lirë i nisi më 27.11.1944. RTSH jepte 18 orë program në ditë në gjuhën shqipe dhe 82 orë në 20 gjuhë të botës. Në Has, në fshatin Letaj, u ngrit antena për Kosovën e viset shqiptare nën Jugosllavi. Radiostacionet në Shkodër e Kukës, në Korçë e Gjirokastër. Gjatë vitit 1959 dhe 1960 udhëheqësit më të lartë shqiptarë folën 145 herë kundër Jugosllavisë Në Durrës prodhoheshin radiot dhe televizorët: Adriatiku, Shkëndija, Rozafa dhe Butrinti. Në Shqipëri kishte 324 905 familje me televizorë, 498 346 familje me radio. Shqipëria kishte 774 spitale e shtëpi lindje, 470 ambulanca e poliklinika të shtrira në çdo fshat, 37 institucione të higjienës e epidemiologjisë. .( Shiko:” Libri Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri) autor Bardhyl Golemi Vladimir Misja Tiranë 1987 fq. 167, 169”:) Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të vdekjeve dhe përqindjen më të lartë të lindjeve në Evropë. Jetëgjatësia ishte më e larta në botë. Në Shqipëri ushtroheshin dhjetëra lloje sportesh, e cila merrte pjesë dhe në veprimtaritë ballkanike, evropiane e botërore. Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 84.804 veta. Në Jugosllavi ishin rreth 1 milion të papunë, Kosovë 100 mijë. Shqipëria i vetmi vend në botë vetëm 2% të huaj. Grekë 58.758, maqedonë 4.697,të tjerë 1.261, serbë dhe malazezë vetëm 100, sipas gjendjes së vitit 1989. Tash Greqia deklarohet se në Shqipëri janë rreth 600 mijë grek, aludohet te shqiptarët ortodoks. Duan ta bëjnë edhe Shqipërinë multietnike. Enver Hoxha diti të lundrojë në ujërat të rrezikshme të Jugosllavisë nga 1941-1948 dhe Jugosllavia e Titos e provoi dhe dështoi me turp! Grekët e kuptuan mire në Provokacionet e gushtit 1949 dhe për këtë ata janë bindur! Vepra e Enver Hoxhës dhe PPSH arriti kulmin e guximit legjendar që u shkëputën nga Bashkimi Sovjetik (Rusia) duke mbajtur kryet lart dhe krenar të Shqipërisë të rrethuar nga ujqër dhe çakenj në çdo anë të Ballkanit. Partia PKSH (PPSH) dhe Enver Hoxha hyn bashk në Histori,ecën bashkë e u rritn bashkë deri sa ai mbylli sytë. Pa dyshim u bënë edhe gabime por shumica absolute e komunistëve dhe e kuadrove punuan me ndershmëri. Ata që flasin e që u japin vlerë përgjithësuese ndonjë gabimi,a të mete që u vu re në fakt nënvlerësojnë rolin dhe punën e mire të PPSH dhe të masave punonjëse. Ai ishte kundër “Kultit” dhe deklaronte se Shqipëria është e popullit jo e Enver Hoxhës se s’ma ka lënë kush me tapi”. Ai vlerësonte të tjerët e nuk përvetësonte meritat e popullit dhe të PPSH. Ai orientonte mos u mburrni me të kaluarën,por shikoni të ardhmen! Mos kërkoni privilegje,por të tërhiqni më shumë përgjegjësi me shembullin personal e të ndihmojmë shoku shokun jo të bëheni mburravec e kritizer të sëmurë. Larg formalizmit, e shabllonizmit. Sot në komunistët shqiptarë nuk kemi shkolla edukimi të anëtarëve të PPSH, Rinisë e të masave por me guxim,zgjuarsi me militantizëm ti kthejmë takimet tona,tavolinat tona të bisedimeve në qendra të diskutimeve për edukimin e masave. Pas përmbysjes së socializmit ata që erdhën në pushtet u dhanë vlerë antivlerave duke u ngritur buste tradhtarëve të kombit shqiptar! Ata kanë grabitur pasurinë e popullit dhe kanë krijuar Monopolet si ai; i Arsimit, Monopoli i Energjisë Elektrike, Ujsjellësit, Nafës e Gazit, Transportit rrugor, hekurudhor, detar e ajror e tj. Kanë dhënë me koncesione Minierat dhe na gënjejnë haptazi, sepse kështu ata nxjerrin më shumë përfitime. Sot ekziston një polarizim i tejskajshëm. Ka humbur besimi te shteti dhe politikanët! Një numër i madh i qytetarëve të vendit janë të pakënaqur me kapitalizmin. Partitë që kanë marrë pushtetin pas vitit 1991 në Shqipëri kanë përjashtuar nga jeta politike dhe publike komunistët. Lufta ndaj komunistëve është luftë politike, ekonomike sa që bijtë e komunistëve janë të perjashtuar të punësohen qoftë në administratën publike por edhe në kompanitë private. Lufta kundër komunizmit në Shqipëri ka degjeneruar si luftë kundër identitetit kombëtar. Fryma e urrejtjes,e shantazhit,e kercënimit, si epidemi ka përfshirë gjithë popullin. Tolerimi i këtij fenomeni tregon se shoqëria po shkon drejt konfrontimit. Lufta e informacionit po bën kërdinë kundër shqiptarëve me qëllim që të pengohet e të mos arrihet organizimi e konkludimi, e të kërkojnë të vendosin për të drejtat qe u janë mohuar në shekuj. Imazhi i shqiptarëve është dëmtuar rëndë. Administrata shtetërore dhe politikanët edhe pse paguhen disa herë më shumëe se punëtorët, është e korruptuar e gjitha. Sot as shteti as shoqëria nuk ka besim te administrata shtretërore dhe po kërkojnë që të huajt të na qeverisin, të bëjnë drejtësi. A ka turp më të madh? Ku janë bijtë e shqipes? Ja pra pse populli e kërkon Enverin. Ja edhe një tjetër ditë pa Enverin, dhe kështu për vite me radhë, dekada, qindra e mijëra vjet do të numërohen e nuk do të harrohen emri dhe vepra e tij. Ju ftoj të mbani një minutë heshtje!
I paharruar kujtimi i Enver Hoxhës! Lavdi Veprës së pavdekshme të Enver Hoxhës! 
Për KQPPSH 
Kryetari Bardhyl Hazizaj
Sigal