Drejtoresha e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst ka takuar sot Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në faqen e “Facebook”-ut të Zyrës së Bashkimit Europian është publikuar në formë të përgjithësuar përmbajtja e bisedës që kjo zyrtare ka zhvilluar me shefin e Qeverisë së Kosovës.
“Brukseli i kërkon Haradinajt që të implementojë MSA-në, që të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave dhe që të punojë me opozitën”, siç thuhet për të mirën e popullit.
Në këtë postim të shkurtër nuk përmendet në mënyrë eksplicite miratimi i demarkacionit, që është njëri nga kriteret e fundit për heqjen e vizave.
“BE është këtu për ju” citon zyra e BE’së zyrtaren e Brukselit.
Ndryshe, në takimin e parë të Ramush Haradinajt dhe Shefes së zyrës së BE-së është diskutuar edhe rreth prioriteteve që BE ka në raport me Kosovën.
Apostolova ka thënë se këto prioriorite BE do t’ia prezantojë me shkrim Qeverisë së re.