Zyrtarizohet lideri i parë që do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

451
Një ditë pas inaugurimit të Donald Trump si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbulohet se dhe zyrtari me të cilin Trump do të zhvilloje takimin e parë.
Mësohet se kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është zyrtarizuar si liderja e parë botërore që do të takohet të premten me presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Theresa May do të takohet të premten me presidentin Donald Trump.
Një nga çështjet që pritet të bisedohet mes dy liderëve është tregtia e lire dhe dalja e Britanisë së madhe nga BE. Gjatë muajit korrik të vitit të kaluar, Anglia votoi për largimin nga Bashkimi Evropian. Në referendumin historik rreth 52% e britanikëve i thanë “jo” qëndrimit në BE.
Sigal