Zyrtari kinez Jiechi: Bota mund të përballet me një tjetër krizë ekonomike

429
Zyrtari i lartë kinez, Yang Jiechi paralajmëroi sot gjatë një takimi përgatitor të G20-ës për një krizë tjetër të mundshme në ekonominë globale, në sfondin e luhatjeve të ndjeshme të tregjeve dhe shqetësimeve mbi qëndrueshmërinë ekonomike të Kinës.
“Nuk është e mundur për të shmangur plotësisht rrezikun e një krize të re ekonomike në botë, problem i cili nuk duhet të neglizhohet”, deklaroi këshilltari i shtetit, Yang Jiechi, i cili luan një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme kineze.
“Ne jetojmë në një kohë të ndryshimeve të mëdha dhe transformimeve intensive. Mundësitë janë të pashembullta, por rreziqet që na kanosen janë të njëjta”, vuri theksin ai, gjatë një takimi në Pekin ku do të mblidhen së bashku delegatët e anëtarëve të G20-ës.
Ndërsa Kina ka këtë vit presidencën e G20-ës, Yang rikujtoi se shtete dhe organizata të ndryshme kanë punuar së bashku për të forcuar besimin e përgjithshëm pas krizës së vitit 2008.
Sigal