Zyrtari i Ushtrisë serbe: I informuam maqedonasit që në prill, “Shqipëria e Madhe”; përkrahet nga Perëndimi

434
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë së Ushtrisë së Serbisë (VBA -Vojna bezbednosna agencija) Petar Cvetkovic ka deklaruar se shërbimet serbe të sigurimit që nga prilli u kanë tërhequr vërejtjen kolegëve maqedonas se mund të ndodhte sulmi në Maqedoni, por kolegët nga Maqedonia besuan se këto janë informata të stërzmadhuara.
Sigal

Cvetkovic, i cili ashtu sikur mediat dhe zyrtarë të tjerë serbë, sulmuesit vazhdon t’i quajë terroristë, ka thënë se sulmuesit kanë qendruar për një kohë të gjatë në Maqedoni.

Për ‘Tv Pink’ Cvetkovic tha se shumica e pjesëtarëve të sulmit kanë qenë nga Kosova, disa individë edhe nga Maqedonia e Lugina e Preshevës dhe se qëllimi i tyre i përbashkët ka qenë krijimi i Shqipërisë së Madhe, transmeton Koha.net.

Shefi i VBA ka shtuar se krijimi i Shqipërisë së Madhe ka përkrahje të caktuar nga Perëndimi.

Ai këtë përkrahje e ka vërejtur nga deklaratat politike nga Perëndimit, të cilat, sipas tij, nuk kanë qenë dënuese për ngjarjet dhe gjithashtu edhe sipas asaj se si këto ngjarje janë prezantuar në shtypin perëndimor