Zyrtari amerikan nuk mban dot lotët gjatë fjalimit të Papës

467
Fjalimi i Papa Françeskut në Uashington ka prekur shumë amerikanë, por lotët e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner i kanë parë të gjithë, pasi ai ndodhej pikërisht pas krahëve të Atit të Shenjtë, teksa u prek shumë nga fjalët e tij. Në fakt, kreu i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ka arritur t’i mbajë lotët, si përpara se Ati i Shenjtë të hynte në Capitol Hill, në momentin e përshëndetjes së turmës, por edhe gjatë fjalimit në Kongres.
Sigal