Zyrtare/Dakordësi Zaev-Tsipras për emrin, Maqedonia do quhet ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’

495
Sigal

Zyrtarizohet emri i ri i Maqedonisë, pas negociatave mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Lajmin e ka dhënë kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Emri kushtetues i shtetit fqinj do jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Kemi identitetin, gjuhën, shtetësinë dhe kulturën tonë.

Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM, por maqedonas. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.

Zoran Zaev, kryeministër i maqedonisë

Pas Zaev-it reagoi edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras i cili tha se marrëveshja e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë është marrëveshje e mirë dhe se e njëjta përfshin kushtet e palës greke, erga omnes dhe ndryshime kushtetuese. Për ta informuar rreth marrëveshjes, Cipras takoi Presidentin grek, Prokopis Pavlopulos ndërsa do të njoftojë edhe krerët e tjerë politikë.

Është arritur marrëveshje që ruan trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së lashtë greke dhe parashikon ndryshime të gjera në kushtetutën e vendit fqinj, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me papërgjegjshmërinë. Jam shumë i lumtur, sepse marrëveshja që është arritur i mbulon kushtet e vendosura nga Qeveria greke, siç janë: ndryshimet kushtetuese dhe erga omnes. Kemi një marrëveshje për një çështje që është përkeqësuar prej vitesh nga politika e jashtme greke, një marrëveshje e mirë dhe e dobishme për Greqinë e cila ka të bëjë me emrin e vendit fqinj që do të jetë erga omnes , brenda vendit dhe në marrëdhëniet e saj të jashtme.

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras