Zvicra vendos që ushtarët e saj të qëndrojnë në Kosovë

456
Shumica e anëtarëve të komisionit ka vlerësuar se përfundimi i operacionit do të ishte i parakohshëm, pasi gjendja në Kosovë është tejet e paqëndrueshme
Trupat zvicerane në kuadër të KFOR-it, Swisscoy, do të jenë të pranishme në Kosovë deri në dhjetor të vitit 2020. Këshilli i Sigurisë i Këshillit Kombëtar të Zvicrës ka votuar për këtë vendim, me 13 vota pro dhe 11 kundër.
Shumica e anëtarëve të Komisionit ka vlerësuar se përfundimi i operacionit do të ishte i parakohshëm, pasi gjendja në Kosovë është tejet e paqëndrueshme.
Në anën tjetër, anëtarët që kanë votuar kundër, besojnë se kostoja e qëndrimit të ushtarëve zviceranë në Kosovë nuk arsyetohet, pasi gjendja në Kosovë është përmirësuar dukshëm që nga përfundimi i luftës.
Me gjithë vendimin për vazhdim të misionit Swisscoy, Këshilli Federal zviceran ka marrë vendim që numri i ushtarëve të ulet, nga 235 sa janë tani, në 190 deri në tetor të vitit 2019, ndërsa deri në fund të vitit 2020 të mbesin vetëm 165 ushtarë.
Sigal