Sigal

Shumica e votuesve në kantonin e Zvicrës të St. Gallenit, kanë mbështetur ndalimin e rrobave që mbulojnë fytyrën në hapësirat publike, duke e bërë rajonin e dytë në vend qw vendos njw ndalim të tillë.

Rajoni verilindor mbajti një referendum të dielën për të vendosur nëse janë të nevojshme rregulla më të rrepta mbi mbulesat e fytyrës, ndër të tjera.

Rreth 36% e popullsisë gjysmë milioni të rajonit doli për të votuar, dhe gati 67% e votuesve mbështetën ligjin e ri, tregojnë rezultatet zyrtare.

St Gallen, kantoni i pestë më i populluar zviceran, do të bëhet rajoni i dytë në vend që do të miratojë një masë të tillë, duke ndjekur shembullin e kantonit më jugor të Ticinos.