Zvicër/ Tifozët serbë gjuajnë me armë shqiptarët

434
Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundoi me humbje të shqiptarëve por 2000 kilometra larg nga Elbasani, një grup tifozësh shqiptarë u ballafaquan me grupin tjetër kundërshtar, të tifozëve serbë. Ky ballafaqim përfundoi me grushte, hedhje gurësh e shishesh ndërsa së paku një person u lëndua. Madje u dëgjuan edhe të shtëna armësh, raporton Blick. Sherri u ndez pas përfundimit të transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjes që u bë në disa lokale në Oerlikon të Zurichut. Tifozët nga të dyja kampet e kanë ndjekur me shumë interes dhe me emocione ndeshjen, shkruan policia në një komunikatë për medie të lëshuar të premten. Vetëm rreth orës 12:30 pas mesnate policia ka mundur të vendosë përfundimisht qetësinë. Por nga e gjithë kjo një polic që kishte marrë lëndime nga gjuajtja me gurë u desh të trajtohej në mënyrë ambulatore në spital.
Sigal