Sigal

Një mosmarrëveshje për një vend parkimi në Buchs të Zvicrës ka degjeneruar në dhunë. Protagonistë të sherrit, kanë qenë babë e bir nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.15 të së premtes, ku qendra e thirrjeve emergjente kantonale në Aarau ka pranuar një alarm, sipas të cilit në rrugën “Suhrenmattëeg” në Buchs është shkaktuar një mosmarrëveshje për një veturë të parkuar gabimisht, shkruajnë mediat zvicerane.

Një patrullë e policisë së qytetit Aarau ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka konstatuar sherrin mes disa personave për parkim të gabuar të mjetit.

Një kosovar 31-vjeçar kosovar e kishte sulmuar një person tjetër. Policët u futën në mes për të ndërmjetësuar, pas kësaj agresori ushtroi dhunë.

Më pas, në ndihmë i erdhi edhe babai i tij 66-vjeçar dhe ndërhyri në sulm. Duke përdorur gazin lotsjellës, të dy burrat u zmbrapsën dhe më pas u arrestuan nga policia.

Një polic 40-vjeçar ka pësuar një lëndim në dorë dhe aktualisht nuk është në gjendje të punojë. Kolegu i tij 36-vjeçar pësoi një lëndim në sy. Të dy po marrin trajtim në spital.

Testi i alkoolit i  të pandehurit 31-vjeçar zbuloi një vlerë prej 0.4 mg/l.

Ndërkohë Prokuroria publike e Lenzburg-Aarau hapi një hetim penal për shkak të dhunës dhe kërcënimit ndaj zyrtarëve si dhe shkaktimit të lëndimit të thjeshtë trupor.