Zvicër/ I riu shqiptar tentoi të grabiste bankën, bie në prangat e policisë

304

Një shqiptar nga Kosova ka tentuar të grabisë me armë një banke në zonën e Adliswil, pjesë e Kantonit të Zyrihut në shtetin e Zvicrës. Mediat vendase raportojnë se shqiptari sapo ka dalë nga banka ka tentuar të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por policia u vu në ndjekje dhe më pas e ka vënë në pranga.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Zyrihut, në aksionin për kapjen e personit në fjalë nuk ka pasur njerI të lënduar. Shqiptari ka arritur të hyjë në filialin e bankës, ndërsa ka kërcënuar me armë të pranishmit duke ua drejtuar një revolver dhe duke kërkuar t’ia dorëzonin paratë.