Zvicër, gati të udhëtoni me trenin malor më të shpejtë në botë

538
Prezantohet linja më e shpejtë e trenit në botë e cila ndodhet në Zvicër.
Hekurudha e re ka kushtuar plotë 44.6 milionë euro. Është një tren aq i vecantë sa udhëtarët mund të qendrojnë edhe në këmbë kur lëvizet në pjerrtësi shumë të mëdha.
Treni do të arrijë një lartësi prej 743 metra me shpejtësi prej 10 metra në sekondë.
“Pas 14 vitesh planifikimi dhe ndërtimi, të gjithë janë shumë krenarë për këtë tren”, tha Ivan Steiner, zëdhënës i hekurudhës. Teknologjia zvicerane preku lartësi të reja të premten, me përurimin e trenit malor me trasenë më të pjerrët në botë.
Pjesa e poshtme e kabinave në formën e fuçive është e modifikueshme në mënyrë që pasagjerët të qëndrojnë drejt edhe kur ngjiten drejt pllajës alpine, me një pjerrësi prej 110 për qind.
Sigal