Zv.Presidenti amerikan vjen në Europës të sqarojë qëndrimet konfuze të Trump

468
Zv.Presidenti amerikan Mike Pence vjen në Europë këtë javë për të sqaruar aleatët mbi politikën e jashtme të administratës së presidentit Donald Trump. Në bisedime fokusi do të jetë në çështjen e marrëdhënieve me Rusinë sidomos pas dorëheqjes së këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Pence pranoi ftesën për të marrë pjesë në Konferencën për Sigurinë që mbahet në Mynih këtë fundjavë dhe do të vizitojë edhe Brukselin gjithashtu.

Kjo vizitë vjen pas krijimit të një sfondi pasigurie rreth marrëdhënieve transatlantike pas deklaratave të President të SHBA, Donald Trump që e sheh NATO-n si të vjetëruar duke kritikuar politikat e kancelares Angela Merkel, shkruan lapsi.al.

Megjithatë Brukseli ka marrë deri tani garanci të forta nga Shtetet e Bashkuara se do të mbeten të përkushtuar në NATO.

Udhëtimi i Pence vjen pas trazirave brenda administratës pas dorëheqjes së këshilltarit kombëtar sigurisë, Michael Flynn.

Flynn, i cili përkrahu lidhje më të ngushta me Rusinë dha dorëheqjen pas njoftimeve se ai kishte diskutuar çështjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Moskës me ambasadorin e Rusisë.

Trump e ka quajtur NATO-n “të vjetëruar” duke shtuar se vendet anëtare nuk kanë paguar pjesën e tyre për mbrojtjen.

Disa kryeqytete evropiane e kanë përshëndetur largimin e Flynn. Ai është parë nga disa zyrtarë në Evropë si një nga përkrahësit kryesorë të administratës Trump për lidhje të ngushta me Rusinë dhe një kundërshtar i ashpër i marrëveshjes bërthamore 2015 në mes të Iranit dhe fuqive perëndimore.

Pence mund të jetë në gjendje për të nxjerrë më shumë detaje në lidhje me politikat e Trump dhe mund të sigurojë një pamje më të qartë të Shtëpisë së Bardhë përpara një samiti të NATO-s në maj.
Sigal