Zuckerberg për globalizmin

Mark Zuckerberg ka shprehur shqetësimet e thella mbi valën e madhe që po kthehet kundër globalizimit. Në një intervistë me BBC-në, themeluesi i rrjetit social “Facebook”, tha se lajmet e rreme, pikëpamjet e polarizuara dhe “flluskat e filtrimit” po shkatërrojnë mirëkuptimin e përbashkët.

“Kur themelova “Facebook”, misioni për të lidhur botën nuk shkaktonte kaq shumë debate. Ishte pikërisht si një supozim që kushdo e kishte në mendje. Çdo vit bota u lidh gjithnjë e më shumë dhe u duk se pikërisht në këtë drejtim po shkonin të gjitha gjërat. Tashmë, ky vizion po bëhet gjithnjë e më i diskutueshëm”- u shpreh Zuckerberg.