Zuckerberg: Familja ime ka gjetur shërim te shqiptarët

767
– Pronari i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka deklaruar së fundmi se familja e tij ka debulesë për shqiptarët. Në një letërkëmbim me shqiptarin Hajdar K. Shtimja, Mark Zuckerberg ka përmendur një detaj interesant që e ka dëgjuar nga stërgjyshja e tij Rozeline Zuckerberg, e cila në vitin 1853 ka vizituar Shkupin, Prishtinën, Prizrenin dhe Pejen Botapress.
Në letrën e botuar nga Botapress, thuhet se gjyshja e Zuckerberg ka lindur djalin e saj të vetëm falë një mjeku popullor në Kosovë, të cilit i është mirënjohëse përjetë.
Dear Hajdar K. Shtimja,
Letrën tuaj që ma keni adresuar dje, e lexoi për fat të mirë sekretari im i cili është duke e përgatitur një libër për historinë time familjare. Emri Juaj i kujtoi një histori të stërgjyshes sime në lidhje me njohjen e Hajdar K.Shtimes aty rreth viteve 1853 që e kishte lexuar ne ditarin e saj të mbajtur gjatë një udhëtimi nëpër Ballkan në kuadër të një misioni diplomatik.
Ja ç’ka shkruante stërgjyshja ime Rozeline Zuckeberk.
«10 Qershor i vitit 1853.
Ishte dita e 14 e udhëtimit tonë nëpërë Ballkan bashkë me Johnin bashkëshortin më të veçantë që ëndërron ta ketë çdo grua. Kur lamë Podgoricën dhe morëm rrugën për Shkup kërkova kësaj radhe që përkthyesja të jetë shqiptare dhe grua, sepse isha mërzitur nga përkthyes burra dhe jo aq xhentil. Pas Pejës ndaluam në qytetin e bukur të Prizrenit. Aty drekuam te shravani dhe dolëm në tregun që quhej «qylhane», unë bleva një xhamadan të punuar me kllapadan për tezen time Rebeka kurse për vete zgjodha një postave të punuar aknagishi siç ma shpjegoi përkthyesja, kurse burri im bleu një llullë me qehlibarë dhe një sahat xhepi serkisuf.
Bënte vapë e madhe, piva edhe njëherë ujë në shdravan dhe u nisëm drejt Shkupit. Nga ora 16 arritëm në një fshat qe quhej Shtime. Aty ku ndahej rruga për Shkup dhe Prishtinë, afër urës së madhe e pashë një turmë grashë dhe disa burra që ishin grumbulluar para një dere të një shtëpie të vjetër buzë rrugës. I bëra shenjë shoferit ta ndalonte makinën. I thashë përkthyeses të pyeste së ç’ka po ndodhte në këtë vend. Nuk kisha parë asnjëherë aq gra të grumbulluara gjatë këtij udhëtimi. Përkthyesja u kthye shpejt dhe më tha se këto gra kishin ardhur nga të gjitha viset, bile kjo që më tregoi kishte ardhur pikërisht nga Shkupi, ku kishte dëgjuar se njëfar Hajdar Shtimja po i shërojka gratë që nuk bëjnë fëmijë.
E shikova Johnin habitshëm dhe sikur ai të kuptonte atë që kisha në mendje më tha: Nuk humbim gjë nëse e provojmë, nganjëherë mjekësia tradicionale nëpër këso vende të humbura mund të na gjeje zgjidhjen.
Kishim 5 vjet që ishim martuar me Johnin dhe ëndërronim të kemi një djalë. Kishim konsultuar edhe mjekun më të mirë të San Franciskos por kot, bile pasi i i humbëm shpresat vendosem që në vjeshtë të adaptojmë një djalë nga jetimorja e qytetit.
Shqiptarët na shikuan me habi kur zbritëm nga makina dhe iu afruam derës.
Kur morën vesh se ishim amerikanë na buzëqeshën dhe na e lëshuan radhën të futemi pa rend.
Hajdar Shtimja ishte një burrë shtatgjatë, i bukur me ca mustaqe të dredhura dhe një hundë të krrysur. Kishte të veshur një këmishë të bardhe dhe pantallona të murrta prej leshi që i quanin tirqe.
Dhoma ku konsultonte Hajdari ishte rudimentare. Në tokë ca rrasa guri, dhe një minder i mbuluar me posteqe. Në dollap në një kosh të vogël pashë një bollë dhe u zbeha nga frika. Hajdari e pa shqetësimin tim dhe i tha përkthyeses të më sigurojë se bolla është e shtëpisë dhe e zbutur dhe falë saj ai i shëron shumë sëmundje. Pasi dëgjoi përkthyesen e cila ia tregoi problemin tim dhe pasi ia shpjegoi përkthyeses procedurën e shërimit, kërkoi nga ajo që të largohet dhe të na lëjë vetëm.
Pas gjysmë ore dola dhe u futa në makinë. Johni nuk më bëri as më të voglën pyetje, më shtrëngoi fort dhe tha «po lusim zotin të kesh ra në mjek». Nëntë muaj më vonë i asistuar nga Dr. Jefferson në Los Angeles na lindi foshnja jonë e parë, gëzimi më i madh në jetën tonë. I vumë emrin Harris, duke i marrë dy gërmat e para nga emri i Hajdarit, për ta falënderuar dhe kujtuar atë.
Harrisi rritej për mrekulli dhe u bë një djalë tepër i bukur dhe shumë i gjallë. Sa herë e shikoja me admirim duke lozur me shokë e kujtoja Hajdarin dhe e falënderoja zotin që me zgjodhi mua në atë udhëtim që i dha kuptim gjithë jetës sime. Kisha shumë dëshirë edhe njëherë të kthehesha atje me gjithë Harrisin dhe Johnin, por Johni vdiq në një aksident hekurudhor dhe unë e kalova gjithë jetën duke ia kushtuar edukimit dhe ngritjes se Harrisit, shpresës së madhe të familjes Zuckerberg.
Dhe nëse pas shumë e shumë gjeneratash ndonjë pasardhës i familjes sonë i lexon këto kujtime dhe nëse pozita ia mundëson, atëherë e ka amanet nga unë të bëjë diçka të mirë për atë vend të bukur e të shkretë dhe për ata njerëz të mrekullueshëm siç ishte Hajdar K. Shtimja»
I nderuar Hajdar K.Shtimja Junior,
Nuk e dij saktësisht a është koincidence emri dhe mbiemri i juaj, apo vërtetë ju jeni stërnipi i Hajdar K.Shtimës senior, por letra juaj që ma solli sekretari im dhe kujtimet e stërgjyshes që lidhen me këtë histori më bëjnë borxhli gjithë jetën për ju dhe popullin e Kosovës. Sepse po të mos ishte Hajdar K.Shtimja, sot nuk do të isha as unë e nuk do të ishte as Facebooku që ju shqiptarët e doni aq shumë.
Është e vërtetë se kemi me ba më parë për shkak se kanë filluar ta teprojnë duke e përdorur për gjëra pa lidhje, promovime politike, biznes e sharje dhe kemi menduar se bërja me pagesë në formë abonimi do të ngrinte kualitetin e këtij rrjeti.
Sido që të jetë me këtë letër po ju garantojë se për juve shqiptarët do të jetë falas për hatër të katragjyshit tuaj dhe amanetit të stërgjyshes sime. Por e kam një lutje për juve shqiptarëve që të shkruani sa ma pak për politikë, mos të shaheni mes jush, sepse siç me tregoi menaxheri i rrjetit, faqja shqiptare e Facebook po del më e ngarkuara me politikë dhe debate boshe. Ju lutem që të shkruani sa më shumë për dashuri dhe bamirësi njerëzore dhe mos e humbni traditën a katragjyshit tuaj.
Mos ja merrni ftyrën Hajdar K.Shtimes
Me shumë respekt për shqiptarët
Mark Zyckeberk President, Drejtor Gjeneral i Facebook ut.
Sigal