Zonja e Parë, Michelle Obama realizon kopertinën e fundit për Vogue

392

Sigal

Për të përshëndetur zonjën e parë, që po lë Shtëpinë e bardhë, revista Vogue America ka vendosur në kopertinën e saj The mom in chief, në versionin ‘celebrity’. Ishte pikërisht kjo revista e parë që i dedikoi një foto kopertine, sapo bashkëshorti i saj u zgjodh presidenti i Amerikës.

Michelle Obama është shfaqur e mrekullueshme dhe në super formë, me një fustan të bardhë të Carolina Herrera, që e tregon elegante dhe gjithë sharm, në kopertinën e revistës se famshme.

‘Mund ti kisha kaluar këto tetë vite duke bërë çdo lloj gjëje’ ka treguar Michelle, në një intervistë, sepse çdo zonjë e parë, e përcakton vetë rolin e saj. Nuk ka asnjë autoritet ligjor që të përcakton rolin tënd dhe kjo është një dhuratë e bukur e lirisë’.

Ajo avokate, ka vendosur për tetë vjet të lërë mënjanë profesionin e saj, duke u përqendruar në stilin e jetës së shëndetshme, është bërë gjithashtu një e preferuar e industrisë së modës, duke veshur shpesh herë veshje firmato nga stilistët më pak të njohur.

Në pritje për të njohur zëvendësen e saj Melania, ja një galeri me foto nga daljet publike të Michelle Obama-s.