Zonja e parë e SHBA Michelle Obama viziton panairin Expo Milano

411
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka vizituar Expo Milano, në “Palazzo Italia”.
Ajo është shfaqur me një fustan plot ngjyra të firmës Missoni si dhe ka qenë e shoqëruar nga vajzat e saj Sasha dhe Malia dhe nga nëna e saj Marian Robinson.
Personazhe të tjera të njohura të cilat kanë pritur zonjën e parë të SHBA-së ishin edhe bashkëshortja e kryeministrit italian Renzi dhe gjithashtu personalitete të qeverisë aktuale italiane.
Pasi ka vizituar “Palazzo Italia”, Obama ka vijuar vizitën e saj duke takuar disa studentë të “International School di Baranzate”.
Michelle është shprehur se ata duhet të ndihen me fat që janë të aftë të gjejnë zgjidhje për situata të ndryshme të cilat ndihmojnë për të ndryshuar botën.
Sigal