Zona Ekonomike Rajonale, BE jep 3.3 mld euro për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

413
Bashkimi Europian do të ndajë 3.3 miliardë euro për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, tha se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë vendet e punës. Danielsson, u shpreh se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë numrin e vendeve të punës, si dhe do shtojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Ju jeni vërtet të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj zone dhe për këtë arsye dhe pikëpamjet tuaja janë shumë të rëndësishme. Dëshiroj të them dy fjalë për këtë ide.Tre muaj që nga Samiti i Triestes të gjithë udhëheqësit arritën në një vizion vërtet guximtar në mënyrë që të krijohet një zonë rajonale ekonomike e cila do të bazohet në katër shtylla”, Danielsson.
Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha se ky projekt do do të gjenerojë më shumë mirëqenie për Shqipërinë dhe ftoi biznesin të bëhet pjesë me anë të rekomandimeve për ta bërë rajonin më tërheqës për investime.
“Ekonomia është shumë e rëndësishme dhe natyrisht kjo për të gjitha vendet e rajonit dhe ne po përpiqemi që të gjejmë mënyrat nga më të ndryshme dhe modalitete nga më të ndryshme që gjithë rajoni të jetë gjithnjë e më tërheqës për investime të ndryshme”, Vlahutin.
E pranishme në takim ishte edhe Milena Harito, koordinatore kombëtare për zonën e lirë ekonomike. Ky takim u zhvillua 3 muaj pas Samitit të Triestes, për zhvillimin e rajonit të Ballkanit, përmes 4 shtyllave kryesore: tregtisë, investimeve, lëvizshmërisë dhe agjendës dixhitale.
Drejtori i përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, viziton sot parkun arkeologjik të Apollonisë, së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi.
Grupi i ndërtesave të manastirit brenda këtij parku, si dhe monumente të tjera te tij u restauruan së fundmi falë fondeve të Bashkimit Evropian, në një investim për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe nxjerrjen në pah të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe historike evropiane.
Sigal